Po shkruhet dhe po thellohet se e tërë lëvizja e vjetër politike ka dështuar dhe nuk ka kryer punen e vete.
Disa e quajnë UÇK-në dhe këtej edhe LPK-në organizata "kriminale" dhe vrastare! Të tjerët e injorojnë luftën e UÇK-së
Turp.
Këtej duhet të them se lëvizja e vjetër politike e ka sjellur lirinë nëpërmjet një lufte të pandërprerë dhe që kurrë në historinë tonë nuk qe ndalur.
Lufta e drejtë për liri nuk fillojë dhe nuk përfundojë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.
Ajo luftë është e vjetër sa kombi.
E në këtë luftë LRSSHJ, LPRK dhe LPK janë vazhduese të luftës së pandërprerë të kombit shqiptar.
Nëpërmjet këtij aktiviteti dhe angazhim të madh të këtyre organizatave çlirimtare u formua dhe u ndërtua UÇK-ja që e udhëheqi luftën çlirimtare.
Këtë luftë nuk e zbehin disa qe e kanë lënë rrugën e kombit që para luftës, në luftë dhe pas luftës e vjedhen vendin. Nuk vlerësohet e tërë lufta e jonë në dështim.
Kështu thonë njerëzit e paditur dhe që nuk e dijnë punën e madhe para dhe gjatë luftës që e ka bërë.
Pa atë punë kurrë Kosova nuk ishte e lirë.
Këtu dua të falemnderoj kryesisht LPRK-në dhe LPK-në që e sjellën UÇK-në dhe lirinë në Kosovën martire.
Lavdi të rënëve për liri!
Rroftë populli shqiptar!