Me keqardhje, më duhet të reagoj duke RI-SHPREHË shqetësimin tim serioz, ndaj pengimit përkatësisht pamundësimit të shprehjes së lirë të mendimit, në Faqen Zyrtare të Komunës së Vushtrrise në "Facebook" !
Për shkak të shprehjes të mendimit tim të lirë ndryshe, në rubrikën e komenteve lidhur me lajme që ka postuar admnistratori i faqës, mua me është ri-pamundësuar shprehja e lirë e mendimi duke më vënë "block"!
Mendoj, është apsurde të pritet që mendimet e shprehura, të jenë patjetër në linjën e pëlqimit dhe lavdërimit të gjithqkaje që postohet si lajm nga komuna!
Kërkojë me ngulmë heqjen e menjëhershme të bllokadës dhe lejimin e shprehjes së lirë të mendimit, në Faqen Zyrtare të Komunës!
Shënim:
Ju lutem, të kihet parasysh që pengimi i shprehjes së lirë të mendimit (kur shprehet pa asnjë ofendim apo fyerje), bie ndesh dhe është shkelje flagrante e parimeve themelore të demokracisë!
Me respekt,
Besim Jashari, qytetar i Vushtrrisë
(Ish këshilltar i Asamblesë Komunale në dy mandate dhe Zyrtar i lartë, në Komunën e Vushtrisë)