Arsimit në Kosovë si njëra ndër fushatë më të rëndësishme për të ardhmen e kombit , nuk i është kushtuar rëndësia të cilën e ka merituar që nga çlirimi i vendit e deri në Qeverinë e tanishme Kurti.
As një Qeveri e pas luftës nuk e ka patur prioritet arsimin , më shumë i kanë kushtuar rëndësi asfaltimit të rrugëve se sa dijës-arsimit.
Në cilësinë e dobët të arsimit në Kosovë nuk ka influencuar vetëm mungesa e investimeve financiare, por edhe ndërhyrja e politikës në pavarësinë kadrovike , zgjedhjen dhe emrimin e atyre kuadrove të cilat në të shumtën nuk i kanë plotësuar kushtet më të mira në komperacion me ato kuadro të cilat po të ishin zgjedhur për të dhënë mësim në shkolla dhe fakultete pa dyshim se cilësia e arsimit të ne do të ishte në një nivel shumë më të lartë se që është tani.
Ndërhyrja e politikës në autonomin institucioneve arsimore - edukative dhe të dijës në përgjithësi dhe nepotizmi se kush mund e kush jo të punësohen në arsim, duke anashkaluar kuadrat e afta që të punësoheshin për të dhënë kontributin e tyre në ngritjen e cilësisë së arsimit, arsimin dhe dijen në fushatë më të rëndësishme për të ardhmen e vendit, e kanë lënë të dergjet në mënyrë konstante deri në përmasa shqetësuese.
Tani, kur dëgjon të japin leksione dhe të rekomandojnë zbatim reformash në arsim ata të cilët janë përgjegjësit e vetëm dhe kryesor për gjendjen kaq të keqe të cilësisë së arsimit në vend, vërtetë tingëllon shumë ironike.
20 vite në pushtet thuajse nuk kanë bëre as gjë për t'i dhënë tretmanin e merituar arsimit dhe dijës në vend , përveç punësimin në arsim të familjareve dhe bashkëpartiakëve të tyre .
Arsimi të ne nuk mund të nxjerrët nga gjendja e rëndë dhe e pa shpresë në të cilën e kanë katandisur të gjitha qeveritë e pas luftës me llofollogji në Parlamentin e Kosovës të deputetëve të opozitës dhe pozitës, ajo që duhet ndërmarrë me një herë nga Qeveria aktuale Kurti është ta shpallë prioritet arsimin.
2) Arsimi të depolitizohet difinitivisht, që do të thotë mos të vendosin partitë se kush duhet e kush jo të punësohen në arsim.
3 ) Shkollimi i kuadrove të behet në harmoni me kërkesat e tregut të punës, në mënyrë që kuadrat e shkolluara të profesioneve të ndryshme mos të mbesin pa punë pas përfundimit të shkollimit.
4 ) Pajisja e të gjitha institucioneve arsimore (shkollave ) me Kabinete përkatëse për konkretizimin e mësimit për t'i ndihmuar nxënësit që njohurit shkencore teorike t'i zbatonin në praktikë dhe
5 ) Ndarja e një fondi të veçantë për shkollimin e kuadrove të talentuara dhe deficitare qoftë edhe jashtë vendit në qendrat më të njohura universitare.