Albin Kurti, jo me Serbinë si meseleja e gozhdës me shtëpinë

Opinione

Albin Kurti, jo me Serbinë si meseleja e gozhdës me shtëpinë

Nga: Rexhep Torte Më: 4 qershor 2021 Në ora: 16:57
Rexhep Torte

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës rrugën në dialogun Kosovë - Serbi e ka përplot me shembinj e pengesa që ia kanë lënë tradhtarët Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Avdullah Hoti dhe Sekender Hyseni.

Meseleja që qarkullon brez pas brezi në popull tregon djallëzinë që ia bëri një person përsonit tjetër duke ia lëshuar shtëpinë.

“Një person i thotë përsonit tjetër po ta lëshoj shtëpinë me përjashtim të kësaj gozhde të ngulitur në nje direk të shtëpisë, dhe për këtë bien dakord.

Duke e shfrytëzuar këtë dakordësi kompromisi personi që e dha shtëpinë në çdo kohë, ditën e natën trokiste në derën e personit që ia kishte lënë shtëpinë për t’ia hapur derën dhe për të vendosur diçka në atë gozhdë për të cilën ishte arritur kompromisi.

Kjo gozhdë për të cilën u bë kompromisi e shqetësoi aqë shumë personin që e mori shtëpinë, sa që më në fund u detyrua të largohëj nga ajo shtëpi”.

Kjo mesele ka të bëjë me rrezikun që i sjell Kosovës kompromisi në dialogun Kosovë-Serbi, sepse Kosova është tokë denbabaden shqiptare, ndërsa Serbia në Kosovë ishte okupuese dhe vrastare, dhe u detyrua përfundimisht të largohet nga Kosova vetëm me ndërhyrjen e NATO-s me bombardimet ajrore dhe me luftën tokësore të UÇK-së, gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99.

Kjo mesele flet qartë për qëllimet djallëzore të Serbisë kriminale dhe të atyre shteteve që e përkrahin, se Serbia në Kosovë ishte gati një shekull në tokën e okupuar shqiptare, dhe që tani në Kosovën e lirë e të pavarur përpiqet që me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Me administrimin nga Beogradi të kishave, manastireve dhe të patriarkanave që fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera të shqiptarëve dhe të ndërtuara në tokën shqiptare, e të ruajtura nga shqiptarët, por që Serbia me okupimin e Kosovës i ka ndryshuar dhe përvetësuar.

Me bërjen pjestare të minierave të Trepçës dhe në Liqenin e Ujmanit, dëshiron të bëhet gozhdë e Serbisë në Kosovë, ngjashëm me gozhdën e meselesë të sipërtheksuar, për ta pamundësuar Kosovwn për jetë e mot, në ndërtimin, forcimin dhe funksionimin normal të shtetit të Kosovës.

Me ankesat e rreme se gjoja pakica serbe në Kosovës na qenka e rrezikuar, edhe pse pakica serbë në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Edhe pse pakica serbë në Veri të Kosovës nuk paguan tashmë 21 vite as ujin s enetgjinë e harxhuar, por këto shpenzime si askund tjetër në botë i shlyen Qeveria e Kosovës me miliona e miliona euro.

Albin Kurti ka trashiguar një Kosovë të lirë e të pavarur tashmë 21 vite, por të kriminalizuar, të korruptuar, të plaçkitur, me milionerë të pasluftës, me popullin e varfër për një vend pune, dhe me mijëra e mijëra të rinj shqiptarë që kanë kapur rrugën e mërgimit për të siguruar një mbijetesë për veten dhë familjarët e tyre në Kosovë.

Albin Kurti ka para vetes opozitën PDK, LDK, AAK, NIsma dhe AKR, opozitë të papërmirësueshme e kryeneçe, e cila edhe pas debaklit që pësoi në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, për shkak të keqqeverisjes 21 vjeçare, nuk është mbushur mend dhe është tërbuar fare, që me çdo kusht ta pengojë ndryshimin pozitiv që ka filluar ta realizojë Qeveria Albin Kurti 2.

Albin Kurti ka para vetes opozitën, e cila në vend që të distancohet nga vllavrasësit për pushtet, të korruptuarit dhe hajnat, ajo këmbë e krye është vënë në mbrojtje të tyre.

Çka t’i thuash Enver Hoxhajt, u.d. kryetar i PDK-së, i cili i vajton Hashim Thaçin e Kadri Veselin, duke deklaruar se është me mendje e me zemër me ta edhe pse ata janë akuzuar me akuza të rënda për vllavrasjen e oponentëve politikë shqipatarë gjatë dhe pas luftës, edhe pse janë bërë milionerë të pasluftës.

Çka t’i thuash Ramush Haradinajt, milionerit të pasluftës, i cili në mbledhjen e Parlamentit të Kosovës më datë 3 qershor 2021, i dejtohet dhe e akuzon kryeministrin Albin Kurti, pse nuk ua paguan bujqve subvencionet, edhe pse ky Ramush Haradinaj kur ishte kryeministër bleu 200 hektarë tokë bujqësore të mbjella me vishnje e lajthi për 70 mijë euro, që don të thotë 3 euro e gjysëm një ari tokë.

Edhe pse ky Ramush Haradinaj kur ishte kryeministër ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë tokë të Kosovës.

Edhe pse ky Ramush Haradinaj, milioneri i pasluftës, i cili nuk priton rregullisht në çdo përkujtim të dëshmorëve të lirisë, apo të vikrimave të luftës nga Serbia kriminale, të bëjë homazhe para lapidarëve dhe varrezave përkujtimore, duke folur fjalë të mëdha, edhe pse në 21 vitet e kaluara nuk bëri asgjë që të dënohen kriminelët e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.

Çka t’u thuash Isa Mustafës, Avdullah Hotit apo Skender Hysenit, këtyre palaçove, të cilët përkundër keqqeverisjes së tyre, marrin guximin ta kritikojnë Qeverinë Albin Kurti 2, e cila është në fillimin e hapërimit të saj në qeverisje të Kosovës, të Kosovës të katandisur pikërisht nga kjo opozitë e sotme.

Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, sa herë që flet për ish komandantët e UÇK-së, me plot korrektësi dhe ndeshmëri i tregon me hollësi bëmat e tyre tradhtuese.

Naim Miftari këtyre ditëve deklaroi se, “ Në vitin 1999 me sakrificën e popullit dhe luftën e UÇK-së, si edhe me intervenimin e NATO-s , SHBA-ve, Britanisë së Madhe e Gjermanisë, Kosova u çlirua nga Krimineli Sllobodan Millosheviq.

Kosova edhe tash është çliruar nga diktatori politik Hshim Thaçi, agjenti serbo-francez dhe mafia e tij PRONTO me vënien prapa grilave në burgun në Hagë të Hollandës.

Albin Kurti në dialogun Kosovë-Serbi që pritet të fillojë kah mesi i muajit qershor 2021, me insistimin këmbëngulës të SHBA-ve dhe të BE-së, duhet të ulet të dialogojë me kriminelin Aleksandër Vuçiq, presidentin e Serbisë, bashkëpunëtorin e ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi si bashkëpunëtorë të kriminelit Sllobodan Millosheviq që moti është dashur të jenë prapa grilave në burgun e krimeve të luftës në Hagë.

Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi i dijnë shumë mirë skenarët dhe planet shfarroosëse kundër shqiptarwve në Kosovë nw vitet 1998/99.

Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi e dijnë shumë mirë vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqipatrët e vrarë e të masakruar.

I dijnë shumë mirë hekuranat në Serbi ku janë djegur kufomat e shqiptarwve tw pafajshëm të vrarë në Kosovë e të transportuar në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera.

Ivica Daçiq kur ishte kryeministwri Serbisë publikisht i kërcënoi serbët që të mos e tregojnë vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar.

Nëse Hashim Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë shqiptarë akuzohen në Hagë për vrasjen e 100 shqiptarëve si kundërshtarë politikë, atëherë pse të mos ndodhen në Hagë prapa grilave edhe Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi si bashkëpunëtorë të kriminelit sllobodan Millosheviq për vrasjen e masakrimin e 15 mijë shqiptarëve të pafajshëm dhe për varrosjen e tyre në varrezat masive në Serbi, apo për djegien mizore në hekuranat në Serbi të kufomave të shqipatëve të vrarë e të masakruar, për t’i fshehur Serbia krimet e e kryera në Kosovë.

SHBA-të, BE-ja dhe Drejtësia ndërkombëtare janë fajtorët kryesore që kriminelët Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi ndodhen në liri dhe lejohen ta udhëheqin sot Serbinë, duke mos i harruar edhe kriminelët e tjerë serbë të cilët i mbron Serbia dhe nuk i nxjerr para drejtësisë.

Edhe pse e drejta dhe evërteta janë në anën e Kosovës, edhe pse shqiptarët janë miq e besnikë të dëshmuar të SHBA-ve dhe të BE-së, ekzistojnë dyshime të bazuara se, SHBA-të dhe BE-ja do ta tradhtojnë Kosovën.

Dyshimi i parë mbështetet në faktin se, edhe Richard Grenell ish emisari i ish Presidentit Donald Trump të SHBA-ve , ishte pro serb.

Edhe Mathew Palmer, përfaqësues special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor është dhëndër i Beogradit, dhe muk e thotë kot populli se “Gruaja e ka futur edhe shejtanin në shishe, e jo më të mos ndikojë beogradasja te Palmeri në favor të Serbisë.

Edhe Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, përfaqësues të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, janë proserbë të dëshmuar, dhe këtë e kanë treguar me qëndrimet e tyrte të derisotme në favor të Serbisë kriminale.

Dyshimi i dytë mbështetet në faktin se, kriminelët e Serbisë pas kryerjes së vrasjeve dhe masakrimeve të mijëra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm, dhe mijëra e mijëra dhunimeve të femrave shqiptare gjatë agresionit të Serbisë kriminale në Kosovë në vitet 1998/99, janë lënë të lirë dhe të pandëshkuar.

Dyshimi i tretë mbështetet në faktin se, pas të gjitha këtyre krimeve që Serbia i kreu në Kosovë me ngulm po kërkohet arritja e një kompromisi në dialogun Kosovë-Serbi.

Nëse pas tërë këtyre vrasjeve, masakrimeve, dhunimeve dhe shkatërrimeve që i kreu Serbia në Kosovë, SHBA-të dhe BE, kërkojnë nga Kosova viktimë që të bëjë kompromis me Serbinë kriminale, kjo është tradhti e madhe ndaj Kosovës, dhe fravorizim i Serbisë kriminale që për krimet e shkatuara në Kosovë duhet ta merr dënimin e merituar.

Unë do të isha fatlumi më i madh nëse këto dyshime të mia demantohen me veprime të sinqerta ndaj Kosovës nga SHBA-të dhe BE-ja, ku janë drejtuar shpresat e shqiptarëve në Kosovë dhe në mbarë botën.

Zoti i mallkoftë serbët kriminelë, Serbinë kriminale dhe tërë ata që i ndihmojnë, e që mundohen t’ua mbulojnw dhe t’ua falin krimet e kryera ndaj shqiptarëve.

Rroftë sa malet Kosova, Zoti i bekoftë dhe i ruajtë Kosovën dhe shqiptrët fisnikë e paqedashës, Zoti i mallkoftë tradhtarët e Kosovës brenda dhe jashtë saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat