Edhe sa kohë i duhet politikës shqiptare, për ta kuptuar se cila është Serbia?

Opinione

Edhe sa kohë i duhet politikës shqiptare, për ta kuptuar se cila është Serbia?

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 qershor 2021 Në ora: 23:52
Adem Bytyçi

A e ka kuptuar politika aktuale e Kosovës cila është Serbia: Në njërën anë bënë spastrimin etnik të Luginës së Preshevës, Bujanocit, Medvexhës dhe vendbanimet tjera në këtë territor nga shqiptarët, në anën tjetër kërkon të drejta për minoritetin serb në Kosovë, të cilat të drejta nuk i ka asnjë minoritet në asnjë shtet të Europës dhe as botës.

Përderisa, Gjermania pranon gjenocidin ndaj një populli të një shteti afrikan, pas 100 vitesh dhe zotohet që të kompenzojë materialisht këtë popull për gjenocid dhe t'i kërkojë ndiesë në emër të atij regjimi gjenocidal gjerman të para 100 vitesh, Serbia jo vetëm që nuk e pranon gjenocidin anti shqiptar të para 22 vitësh, por heziton edhe për të kërkuar falje për një krim lufte kaq makabër ndaj një populli paqedashës dhe të pafajshëm.

Dallimet në mes këtyre dy shteteve dhe dy popujve janë aq të paimagjinueshme, saqë është e pakuptueshme, se si në radhë të parë Europa, nuk është në gjendje t'i drejtojë gishtin Serbisë për t'i thënë ke bërë gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës, siq i tha Amerika, Turqisë, pas kaq shumë vitesh se kishte bërë gjenocid ndaj armenëve.

Shumë mendimtarë dhe ekspertë të interpretimit të luftërave në mes popujve dhe shteteve e kanë vështirë të besojnë, se paqja në mes popujve në situata të tilla mund të arrihet nëse popujt nuk ballafaqohen me të VËRTETËN e të kaluarës së tyre kriminale dhe popujve ndaj të cilëve kanë bërë krime makabre të luftës dhe gjenocid t'iu kërkojnë falje...

Serbisë po t'i mos i bëhej trysni nga faktori ndërkombëtar, sa i përket qështjës së shqiptarëve të Kosovës dhe vetë Kosovës, Serbia është po ajo e njëjta Serbi e regjimit famëkeqe të Millosheviqit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat