Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, janë të pa shmangshme, të cilat mund të zhvillohen dhe drejtohen vetëm përmes palës ndërmjetësuese të BE-së, dhe të SHBA-ve, ku një kompleksitet i tillë politik dhe armiqësor do të përfundonte me njohjen reciproke nga të dyja palët dhe pa një shkakësi prapavepruese.
Serbia, përveçse përfaqëson palën e një shteti me një të kaluar kriminale dhe fashizoide kundër një populli të pafajshëm, mirëpo pas pavarësisë së Kosovës, duhet të afrohen kushtet dhe të krijohet një gjendje në të cilën marrëdhëniet ndër-njerëzore të përmirësohen dhe normalizohen në mes këtyre dy vendeve fqinjësore dhe si dy shtete të barabarta dhe të pavarura.
Se sa mund të realizohet ky projekt madhor që do cilësohet edhe si projekt i paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, do varet edhe nga serioziteti i palëve në arritjen e një konsensusi të përbashkët, njëkohësisht edhe nga përkushtimi i ndërmjetësimit ndërkombëtar, që do të jetë çelësi i zgjedhjes së kësaj nyje në mes këtyre palëve.
Jo vetëm kryeministri Albin Kurti, por secili pasardhës i qeverisë së Kosovës, e ka të vështirë situatën në kuptimin e një marrëveshje të pajtueshme me Serbinë, sepse shteti serb, përveç që ka një kryetar dredhak dhe kryeneç, që më shumë prish se ndreq, ky njeri nuk ka guxim që ta pranoj realitetin e Kosovës, dhe atij i mungon pikërisht ajo çka kuptohej me « kulturë » politike në kuptimin tradicional të fjalës, çfarë mund të garantojë paqen në rajon.
Me Vuçiqin, është vështirë me u bë mirë, pse e themi këtë, sepse motivi më i thjeshtë për nevojën dhe domethënien e kulturës njerëzore qëndron te fakti se ajo krijon siguri dhe stabilitet për palët dhe rajonin, dhe në këtë qëndron e kundërta, kur bëhet fjalë për përvojën e kryetarit serb, i cili dukur e shikonte vetën të rrethuar prej një natyre të fuqishme, që ishte përkrah Millosheviqit, po ashtu ky njeri edhe sot është i rrethuar prej një mbështetje të tillë politike, që e përkrahin atë dhe e mbajnë në pushtet vetëm për të mos e njohur realitetin e Kosovës.
Çfarë kemi në të vërtetë, është shpresa që vullneti i mirë ndër-njerëzor të kthehet në një paqe njerëzore, dhe të bëhet traditë kjo pjesë përbërëse e karakterit njerëzor, që do ta bënte të mundur edhe këtë pjesë të njerëzimit të jetojë në paqe dhe harmoni, pa dallime etnike, fetare dhe as politike.
Kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, sikur e kishte fatin të përballet me një situatë të tillë të negociatave me Serbinë, ku përveç tjerash, paraardhësit e tij z.Hashim Thaçi dhe z. Isa Mustafa, i hapën rrugë planeve të Beogradit, duke nënshkruar marrëveshjen për miratimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të Mitrovicës, edhe pse është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, një asociacion i tillë në mënyrë etnike, do të hapte korridore tjera dhe të rrezikshme me pasoja për shtetin e Kosovës.
Por një gjë e kemi të sigurt te z.Kurti, ky politikan dhe kryeministër nuk është i kalibrave të tillë, që bënë pazare me Serbinë dhe Vuçiçin, për tokën dhe pasurinë e vendit të vet dhe gjithçka që ky njeri është, fiton një tipar të posaçëm të politikanit dhe strategut, që dallon prej gjithë të tjerëve.
Dhe një gjë e kemi të sigurt, se me ndihmën dhe bashkëkoordinimin me SHBA-të, dhe ndërmjetësimin e BE-së, Kosova do të arrijë të zgjidh edhe këto probleme ekzistuese, në veçanti zgjedhjen e problemeve me Serbinë, dhe kjo formë njerëzore do të sigurojë zgjidhjen e problemeve ekzistuese në mes dy popujve, dhe ta kthejë këtë pjesë të rajonit në një tokë paqeje dhe harmonie ndër-njerëzore.