Deputetja Ganimete Musliu, e akuzojë burrin e presidentes pse e kishte veshur uniformën e FSK-së, sikur kjo uniformë të ishte e ndonjë ushtrie tjetër, e jo uniformë e ushtrisë së Kosovës.
A po shihni të dashur qytetarë të Kosovës, ku ka arritur urrejtja ndaj njerëz tanë, qortohen edhe pse kanë veshur uniformën e ushtrisë tonë.
Ky është frustrim për shkak të humbjes së pushtetit 20 vjeçar aq shumë të dashur, një pushtet për të cilin mendonin se vetëm i tyre ishte dhe i askujt tjetër, prandaj edhe e humbën për të qendruar gjithmonë larg tij.
Këta i kanë shkelur me të dyja këmbët të mirat e pushtetit vetëm dhe vetëm që as kush tjetër përveç tyre mos t'i gëzojnë të mirat e tij, ky është shkaku që e kanë përbuzur dhe e kanë shumë të vështirë që t'i rikthehen përseri.
Uniforma e Ushtrisë së Kosovës është e dashur për të gjithë, të gjithë do të dëshironin të uniformonin...