Model i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të barabarta…

Opinione

Model i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të barabarta…

Nga: Agim JAZAJ Më: 7 qershor 2021 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Në Partinë Demokratike po zhvillohet gara për zgjedhjen e kreut të saj me 4 kandidatë, pas “zgjedhjeve” të 25 Prillit, të cilat u “grabitën nga pushteti i abuzimit, krimit, i patronazhistëve”-akuzon opozita dhe jo vetëm…

Ndonëse PD në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, ka shënuar rritje, mbështetje të admirueshme dhe në koalicion me opozitën, pa mëdyshje është edhe fituesja e mohuar!

Modelin e demokratizimit, të zgjedhjeve të drejta dhe brënda vetes, nga kjo forcë edhe qytetaria e prek qysh nga përzgjedhja, për herë të parë e kandidatëve për deputet; drejtë për së drejti nga anëtarësia e partisë, duke kaluar në sitë në disa raunde, deri në klasifikimin përfundimtar të përfaqsimit.

Image

Ky standard i munguar dhe i lakmuar, jo vetëm nga antarësia, u aplikua në përzgjedhjen për garimin, zgjedhjet e 25 Prillit, duke dhënë edhe modelin e zhvillimit të zgjedhjeve demokratike.

Gjithë përfaqsimi kishte vulën, përzgjedhjen e antarsisë, mbi bazën e kontributeve dhe përligjien e përfaqsimit.

Për herë të parë, në hartën shqiptare, harkun e 3 dekadave u shpalos modeli i zgjedhjeve të Lira, të Drejta dhe Demokratike. Edhe zgjedhjet brënda saj, gara për të zgjedhur kreun e PD, po zhvillohet e barabart, midisa 4 kanditaturave.

Në garë të hapur kanë shpallur ambicien, 4 kandidatët për kryesimin e kësaj Partie.

Kandidatët kanë nisur garën e hapur e kudo brënda radhëve të Partisë.

Një model të till gare dhe konkurimi e ëndërrojnë gjatë shqiptarët dhe po e shohin për hërë të parë në radhët e PD-s, pas 3 dekadave.

Nëse do hedhin një sy përballë nga PS, e cila “Qeverris” nëpërmjet vjedhjes së zgjedhjeve, edhe vet socialistët nuk kanë parë kurrë në radhët e subjektit të tyre një garë të zhvillohet brënda radhëve të saj, as për kandidaturat për deputet e lë më për kreun e saj, sipas statutit.

“Kreu aktual i saj i ka vdekje zgjedhjet, edhe brënda radhëve të saj”- thonë me zë dhe figurë edhe ish krer më të lartë, madje figura të njohura, themelues dhe kontibutor të asaj force politike. “Në Partinë Socialiste ka tri legjislatura, pra mbi 10 vite që nuk bëhen zgjedhje, por edhe brënda saj realizohen vjedhje- e thot troç e me dhimbje edhe Demo Metaj, një socialist 24 “karat” vlonjat, i distancuar nga “Rilindja”.

Kryetari nuk çel, nuk zhvillon fushatë, as pranon garë të hapur dhe me garues të tjerë. Strukutrat në atë përti nuk ekzistojnë, përderisa nuk zgjidhen, po emrohen e nuk funksionojnë.

Të gjithë e kujtojnë përplasjen e tij me ish deputetin Blushi, brënda asaj partie, i cili kërkonte me ngulm të zhvilloheshin zgjedhje brënda asaj force politike, sipas statutit, si në gjithë botën!

I përballur me kundërshtinë e kësaj norme, parimi, morali, dhe në bazë të statutit të partisë kreu i saj, ndryshoi edhe Statutin e Partisë, për të mos zhvilluar zgjedhje, garë brënda kësaj force politike. Largoi nga radhët e saj dhe përfaqsimi kundërshtarët dhe zërat që kërkonin të zhvillohej garë e hapur dhe e drejtë, të cilët e përkthenin si zaptim, pushtim e sundim për partinë Largoi kapacitetet dhe i zvëndësoi me skarcitetet...

Zgjedhjet e lira me garë dhe listat e hapura, i ka tmerr sunduesi- mëndje mbyllur!

Këtë strategji të vjedhjeve të votës, (sundimit) të sovaranit, bëri edhe me ndryshimin- abuzimin e marëveshjes politke të 5 Qershorit, shkeli edhe atë marveshjen politike, duke ndryshuar dhe abuzuar me Kodit Zgjedhor, të “votuar nga deputetët e blerë në pazarin e Roskovecit”- sheh dhe anlizion me dhimbje edhe Demoja.

Kur PS ka zhvilluar një garë të tillë me 4 kandidatë, konkurent siç po zhvillon PD me kryetarin e saj në këtë kohë kritike?

Në fletën e votimit, me 4 kandidatët garus, me short janë vendosur edhe numrat në listat e hapura, me votën e mbyllur:

Nr 1 Edit Harxhi.

Nr 2 Fatbardh Kadilli

Nr 3 Agron Shehaj

Nr 4 Lulëzim Basha

Pa dyshim zgjedhësit brënda kësaj force politike, do të dijnë të zgjedhin liderin e tyre shumëdimensional, për të zgjidhur edhe krizën e pllakosur të vendit nga vjedhja e votës së 25 Qershorit, vjedhja e shpirtit, e sotmja dhe nesërmja e shqiptarëve.

Antarësia; ka gjithashtu edhe përgjegjësinë për shoqërinë, vendin…

Shoqëria shqiptare e ndjek si modelin e munguar dhe të shumë pritur këtë garim.

Ashtu presin edhe përfundimin e zgjedhjeve, garën midis 4 kandidatëve, për të dalë më të fortë e solidar, duke i dhënë dorën e uruar njeri- tjetrit, modelin e qytetarit, dhe fundin e fragmetarizimeve dhe zëmrimeve të dështuara, në pafundësi…

Modelin e ka dhënë (dhe e kanë shënuar fortë jo vetëm vlonjatët) dega e PD-s Vlorë, në zgjedhjet e fundit, qysh nga tërheqja- model e të nderuarit Gramoz Nazëraj, si dhe gara midis kandidatëve: Genc Deromemaj dhe Gjergj Nikaj- të cilët pas garës; përqafuan dhe uruan njeri- tjerin, duke mbetur më të bashkuar dhe solidar në misionin dhe aksionin e tyre politik dhe qytetar!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat