Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në vitin 2016 është tipik kolonial dhe nuk ka fare karakter ligjor në thelbin e vetë të arsyeshmërisë gjoja juridike. Me atë vendim është marrë toka e qytetarëve shqiptarë dhe të komunës dhe iu ka dhënë në pronësi Manastirit. Tash ky Manastir i ka rreth 80 h.toke. Kjo formë e veprimit juridik mbështetet në bazën koloniale dhe si e tillë duhet të kundërshtohet dhe kursesi mos të lejohet ekzekutimi. Manastiri ka marrë tokën e qytetarëve deçanas dhe të komunës me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ka shtuar pronësi të paligjshme në hapësirë duke u shndërruar kështu në subjekt tipik kolonialo-juridik me vetë vendim.
Këtu lypset të punohet në dy drejtime: 1. Në kërkim të një ripërsëritjeje të gjykimit mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe 2. Në ngritjen e padisë para Gjykatës Evropiane në Strasburg, kuptohet nëse nuk vepron Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe nuk e anulon vendimin e vitit 2016.
Fakte ka mjaftë. Ka mbi 100 vjet që toka ka qenë në posedim dhe edhe në pronësi të deçanasëve dhe të komunës. Në çështjen pronësore, çështja juridikusht është e qartë. "Çdo pronësi e paluajteshme që posedohet mbi dy deçenjë, pa kontestim juridik, kalon në pronësi të poseduesëve të pronës së paluajtshme". Këtu buron e drejta e mosnjohjës së vendimit të gjykatës.
Të vjen rëndë dhe është tërësisht papërgjegjësi juridiko-kushtetuese se si Gjykata Kushtetuese e shkeli Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e Republikës dhe pranojë intervenimet politike si tash të Ambasadorëve të vendëve të QUINT-it dhe nxori një vendim antikushtetues.
Ambasadorët e dinë mirë nga vendet nga vijnë se prona është e drejtë themelore dhe e paprekshme e çdo njeriut dhe të qytetarit te vendet demokratike. Ajo nuk guxon të shkelet dhe qytetarët janë të paprekshem në pronë. E në Kosovë pse duhet të veprohet ndryshe! Jo. Vendimi i gjykatës është i padrejtë, ndërsa rruga që kalon për Plavë nuk duhet të anashkalohet me dhjetëra kilometra, pse Manastiri nuk e lejon kalimin në rrugën historike që është përdorur nga deçanasit që kanë shkuar në bjeshkët e veta.
Vendimi kolonial i gjykatës duhet kundërshtuar nga komuna, qytetarët dhe nga Qeveria. Baze juridike ka. Intervenimi i Ambasadorëve të QUINT-it është politik dhe ka karakter jo ligjor në të drejtën e pronësisë. Nuk ka asnjëri qëndrim a bazë juridike vendimi Gjykatës dhe atë duhet me revizion të anulon vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pronën tua rikthej pronarëve real. Nëse nuk veprohet kështu duhet domosdo çështjen për të dërguar në Strasburg të Gjykata Evropiane. Rrugë tjetër nuk ka juridike.