EU vitet e fundit është ballafaquar me probleme serioze si mungesë e reformimit të saj, por po ashtu edhe mos gadishmërisë për t´u përballur me vështirësitë që janë duke e përcjellur.
Problemi më i rëndë për EU kuptohet ishte Brexiti anglez, problematika e refugjatëve, sulmet e rafinuara për ta paralizuar EU nga Putini, e deri te vështirësitë e saj të brenshme.
Kur flitet për vështirësitë e brendëshme të EU, patjetër duhet të zihet në gojë presidenti hungarez Viktor Orban, i cili duke iu kundërvënë rregullave të përbashkëta të lojës, bie ndesh me normat ligjore të EU.
Por presidenti Orban me qëndrimet e tij ndaj EU nuk është i vetmi, sepse kritika të rrepta po ashtu ushtrohen edhe ndaj Polonisë e cila sistemin e drejtësisë, e ka sjelluar në kurs konfrontimi me EU.
Përpos këtyre dy shteteve që nuk harmonizojnë me EU kemi edhe pesë vendet e EU, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. Edhe kjo flet për vështirësitë në politikën e jashtme të saj.
Vështirësi EU po ashtu i shkaktojnë edhe autokratët e tjerë Evropian të cilët nuk janë pjesë të Unionit, po që pretendojnë të bëhen.
Autokratët e tillë janë të njohur për opinionin publik, duke filluar nga presidenti i Serbisë Vuçiq i cili filtron me Rusinë, Kinën dhe EU.
Lista vazhdon me kryeministrin Rama i cili Shqipërinë e ka sjellur dhe po e drejton buzë greminës, kurse përfundon me despotët Erdogan dhe Lukashenko të cilët i sakrifkojnë popujt e tyre, për të mbetur në pushtet.
Iritimi më i madh dhe pyetja nga popujt të cilët jetojnë nën këta autokrat është: pse EU i toleron personat e tillë të cilët me decenie mbajnë postet e tyre dhe sundojnë me ligje antidemokratike dhe dorë të fortë ?
Arsyetimet janë nga më të ndryshmet, po EU me byrokracinë e saj nuk ka mekanizma përpos sanksioneve që ta inicoi ndryshimin.
Autokratët e lartëpërmendur duke parë paaftësinë e EU, lozin me këtë kartë të cilën ua mundëson ajo, për ta mbajtur pushtetin derisa t´i shterrin të gjitha mundësitë.
EU e din që këta udhëheqës autoritar mbjellin frikë në shtypin e lirë dhe mediat. E dinë po ashtu se i manipulojnë zgjedhjet, janë pjesë e aparatit të korruptuar, i pengojnë reformat, e shtypin dhe e ngulfatin opozititën etj.
Në raste të tilla EU mundohet ta përdorë në të njejtën kohë karrotën dhe shkopin. Autokratët (të cilët nuk janë të interesuar) i josh me pranim në EU, kurse në të njejtën kohë u parashtron kushte.
Një gjendje e tillë ku topi hudhet sa andej e sa kënde, iu përgjigjet autokratëve. Vitet kalojnë, ata vazhdojnë ta mbajnë pushtetin dhe prap se prap fajin ua hudhin të tjerëve : EU po është rigoroze ndaj nesh, nuk na duan, edhe pse ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet !
Gjendjen e tillë ndoshta më shpejt do ta ndryshonte këmbëngulja e elektoratit për ndryshim, nevojitet ndoshta vetëm mobilizimi, sqarim, demaskim dhe drejtimi i tyre.
Është e dhimbëshme kur në mesin e autokratëve, detyrohesh ta fusësh edhe kryeministrin e shtetit amë, po veprimet e tij antidemokratike tashmë e kanë kaluar çdo kufi dhe e kanë prekur çdo shqiptar. Ska nevoji t´i numrohen dështimet e tij me rradhë, për këtë flet tragjika e zbrazjes së Shqipërisë.
SHBA para disa javësh, Berishën e penalizoi si person “non grata”. Reagimet publike të presidentit Meta ndaj një vendimi të tillë, do të mund të bëheshin përmes kanaleve diplomatike.
Edhe reagimi i Metës ndaj ambasadores amerikane Kim, vetëm pse ajo nuk po i kundërvihet Ramës, është i paarsyeshëm.
Edhe SHBA, po edhe EU qëndrojnë pas Ramës për aq kohë derisa shqiptarët nuk e ”duan” ndryshimin. Më mirë të sundoi Rama, sesa të përballet bashkësia ndërkombëtare me pasojat e një Shqipërie të vitit 1997.
Gjthëçka që kërkohet, do të ishte që opozita duke e demaskuar pushtetin antidemokratik, të reformohet vetë personalisht dhe të punoj fuqishëm për ndryshimin. Tjetër rrugë nuk mbetet.