Sikur vëllai për vëllain! Rama nga Shkupi i dërgoi sinjale (Goebbelsit) Vuçiq për Minishengenin. Nuk vonoi dhe Vuçiqi i cili për Ramën bënë gjithçka, iu përgjigj duke u akorduar për takimin virtual me 29.06.2021.
Rama pasi mori lajm të hidhur nga BE, për mos hapjen e bisedimeve të pranimit, i dha disa deklarata në drejtim të BE : ”ne jemi në zemrën e Evropës”, “ne jemi të gatshëm për martesë, kur të doni na lajmëroni”, ose ” ju keni dështuar, jo ne” , “unë bëj gjumë të rehatshëm” etj.
Nuk kemi njohuri, bënë Rama gjumë të rehatshëm apo jo, po si vetëtima u gjend për vizitë në Shkup, për t´i qarë hallet për këtë punë me kryeministrin Zajev.
Nga Shkupi e ri- inicoi sërish Minishengenin Ballkanik, siç duket në shenjë pakënaqësie nga refuzimi i bisedimeve të BE, duke treguar se nëse ju na refuzoni, ne kemi alternativa të tjera.
Takimi me Zaevin ndoshta ishte planifikuar për ta nxitur edhe reagimin e Vuçiqit, sepse me te e lidhin shumë gjëra të përbashkëta, sidomos autokracia për të qëndruar në pushtet.
Vuçiqi po ashtu ka nevojë për Ramën sepse në raport me Kosovën ka përkrahjen e tij, ndërsa Rama përfiton prej Vuçiqit për t´i kopjuar metodat e tij të pushtetit, pra që të dy e ushqejnë njri- tjetrin.
Goebbelsi Vuçiq në realitet (fshehtas feston), kurse me deklaratë publike iu kundërvu BE, për mos hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Vuçiq siç duket e ngushëlloi Ramën, duke u dakorduar që ta intensifikojnë realizimin e Minishengenit.
Nuk ka aspak dyshim, Rama nga mllefosja në BE e aktualizoji sërish Minishengenin, duke e sakrifikuar Kosovën (kështu kishte vepruar edhe paraardhësi i tij diktatori Hoxha), kurse Shqipërinë më me dëshirë do ta bënte vasal të Serbisë, për pushtet të përjetshëm.
Para se t´i bashkohemi BE, ne duhet t´i kryejmë detyrat tona, arsyetohet Rama. Detyrat tona sipas tij janë: t´i hapim kufijtë ( këtë e pret Serbia të futet në Kosovë), pastaj lëvizja e lirë e mallrave. Nuk ka nevojë të shpjegohet, kush do të dominonte me tregtinë e lirë të mallrave. Kosova dhe Shqipëria me siguri që nuk do të mund të ishin konkurruese. Për zhvillim dhe konkurrencë, s`ka kohë të merret kryeministri Rama, ka punë më të mençur. I duhet ta mbaj të ndezur luftën e brendshme për pushtet.