Çka do t’i ndodhte Serbisë sikur edhe një herë të hynte në luftë me cilëndo ish-Republikë të Jugosllavisë?

Opinione

Çka do t’i ndodhte Serbisë sikur edhe një herë të hynte në luftë me cilëndo ish-Republikë të Jugosllavisë?

Nga: Adem Bytyçi Më: 25 qershor 2021 Në ora: 18:58
Adem Bytyçi

Serbia për shkak të luftës së saj ekspansioniste dhe hegjemoniste kundër popuj jo serb në ish-Jugosllavi, fillimin e një lufte do ta paguante shtrenjtë.

Vojvodinën të cilën ia aneksojë Hungarisë, Hungaria do t'ia merrte me një herë.

Republikën serbe të Bosnjës të krijuar me gjenocid kundër popullit boshnjak, boshnjakët do t’ia rikthenin menjëherë nen sovranitetit e shtetit të tyre, e cila ishte para se ta fillonte Serbia luftën në vitet 1998/99.

Sanxhaku një plagë e vjetër e terrorit dhe gjenocidit serb, do të kërkonte menjëherë t'i bashkohej Kosovës.

Kroacia do të angazhohej për kthimin nën sovranitetin e saj të disa territoreve, të cilat dikur Serbia ia kishte aneksuar me dhunë.

Shqipëria do të kërkonte llogari nga Serbia për disa krime makabre të Serbisë dhe gjenocid kundër popullatës saj në vitin 1912 dhe para këtyre viteve si dhe kthimin e tokave, të cilat Serbia i kishte aneksuar me ndihmën e Rusisë në konferenca dhe Kongrese ndërkombëtare.

Serbia përfundimisht do duhej të hiqte dorë nga pjellja e luftërave dhe konflikteve me shtetet fqinje për të vendosur marrëdhënie të sinqerta dhe humane me popujt fqinj, sepse vetëm një veprim i tillë do të ishte në interesin e Serbisë dhe assesi luftërat dhe konfliktet me popujt fqinj.

Zaten Serbia e ka kuptuar këtë dhe së shpejti me të drejtë dyshohet se edhe me Kosovën do ta firmosë një Marrëveshje paqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat