Sipas të dhënave të Kompleksit Memorial në Prekaz të Drenicës,
maturantët e shkollave të mesme të Shqipërisë, deri tash, asnjëherë nuk e kanë vizuar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës(!).Ndërkaq të rinjtë e Kosovës manifestimin e maturës e kalojnë në vendet e bukura të Shqipërisë...!
Pse po ndodh kjo...?!Të rinjtë shqiptarë, brezi i shekullit të ri dhe brezi kur e kur po bashkohet me shpirt dhe segmente tjera Kosova me Shqipërinë, kemi kaq shumë largësi njëra me tjetrën dhe, veçmas kur brezi i maturantëve shqiptarë të shkollave të mesme të Shqipërisë(ende)nuk e kanë vizituar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës, aty ku u bë KTHESA e MADHE e HISTORISË dhe kur u qitën gurët e themelit të shtetit të lirë, të pavarur dhe sovran të Kosovës...!
Për këtë harresë dhe (mos)përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit në Tiranë dhe sugjerimit të rrafsheve të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit të Kosovës në Prishtinë, duhet të tejkalohen me nisjen e ardhjes së maturantëve nga Shqipëria për të vizituar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës!
Prekazi i Adem Jasharit dhe UÇK-ja është historia e kombit shqiptar!