Qëllimi i kombëtares “Bota Sot” është ta lartësojë shqiptarizmin

Opinione

Qëllimi i kombëtares “Bota Sot” është ta lartësojë shqiptarizmin

Nga: Skënder Mulliqi Më: 26 qershor 2021 Në ora: 11:20
Skënder Mulliqi

Unë këtë Jubile të madh të daljes së gazetës Bota Sot, dua ta elaboroj nga një kënd pak më ndryshe.

Bota Sot është gazetë e përditshme shqiptare, e cila u themelua nga botuesi, Xhevdet Mazrekaj. Në kohën e luftës u botua në ekzil dhe më pastaj edhe në Kosovë. Kombëtarja Bota Sot nga të gjitha gazetat jo vetëm në Kosovë, ishte më e lexuara dhe më e besuara, për temat e karakterit kombëtar që shtjelloheshin. Stafi dhe gazetarët e saj, morën mbi supe barrë të rëndë, se të rënda ishin edhe rrethanat shoqërore politike në Kosovë dhe në mbarë hapësirat shqiptare.

Falë vullnetit, guximit qytetar edhe arritën qëllimet e shenjta të gazetës dhe të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi nga Serbia. Bota Sot luftoi për t’i vënë themelet e shëndosha, politike, morale dhe kombëtare. Ajo luftoi pareshtur mbi kauzën e lirisë dhe barazisë, për kauzën e bashkimit të trojeve etnike të ndara padrejtësisht nga fuqitë e kohës. Gazetarët e guximshëm të Bota Sot e luftuan me ngulm krimin e organizuar, korrupsionin dhe i denoncuan më gjithë fuqinë e tyre vrasjet politike, si fenomenin më të keq të pasluftës në Kosovë.Madje, disa nga gazetarët e saj këtë luftë kundër krimit të organizuar e paguan edhe më jetë.

Bota Sot më shkrimet e saja luftoi për formimin e themeleve të shtetit të ri të Kosovës. Ajo plasoi në opinion vetëm të vërtetën. Në këtë rrugëtim të mbushur me rrugë më gjemba, Bota sot gëzonte përkrahjen e madhe të shumicës shqiptare. Qëllimi saj ishte lartësimi i shqiptarizmit, më të cilën madhështore na flet historia. Është kuptimplotë dalja e numrit të parë dhe ka kuptim edhe dalja e numrit jubilar festiv të një gazete prestigjioze siç është kombëtarja, Bota Sot.

Këtë gazetë e kishin vizituar në Cyrih personalitete të shquara të jetës shoqërore politike, të artit, kulturës dhe shkencës, ndër ta edhe presidenti historik i Kosovës, dr.Ibrahim Rugova. Unë mund të them me plot gojë së Bata Sot ua kishte bërë shërbimin më të mirë shqiptarëve, për të ardhmen e tij, në Ballkan dhe më gjerë.

Çdo numër i gazetës pritej më padurim nga lexuesit e saj të shumtë kudo të ndodhur. Gazeta tashmë ishte bërë ushqim moral, ushqim për shpirt dhe mendje të çdo shqiptari, pse ne gazetë e gjetën veten e tyre më mirë së kudo në ndonjë të përditshme tjetër…

Vlerësime të përgjithshme pozitive, për nivelin, kontributin dhe ndikimin në edukimin e drejtë të gazetës Bota Sot, kanë dhënë politikanët në zë, njerëzit e njohur të kulturës dhe të artit shqiptar dhe atij botëror, e shumë të tjerë. Me anë të kësaj gazete u njohëm me çdo vlerë kombëtare dhe njohëm po ashtu edhe njerëzit dhe miqtë më të mirë të Kosovës në botë, të cilët bënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Gazeta nga numri në numër ishte bërë më e fuqishme si me tema, në shtimin e bashkëpunëtorëve, si dhe në ngritjen e cilësisë të saj. Natyrisht së meritë të madhe u takon stafit në krye më botuesin, gazetarëve dhe shumë bashkëpunëtoreve të jashtëm, të cilët janë shumë meritor, pse gazeta ishte më e kërkuara nga lexuesit e shumtë, si dhe gazeta më e shitur në trojet etnike. Përmbajtja e gazetës kryesisht ka qenë dhe tash si gazetë elektronike ka mbetur kombëtarizmi, por edhe të gjitha temat tjera të interesit nacional… Prandaj, gjithë përmbajta e gazetës është pasuri e çmueshme, e një tradite dhe një dritareje te hapur, të informimit të gjerë publik për mërgimtarët dhe për shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë. Bota Sot u bë boshti kryesor i përhapjes së dijeve dhe të mendimeve krejt të lira…Sigurisht së ka edhe shumëçka tjetër pozitive për të shkruar dhe thënë për kombëtaren Bota Sot…

Ne e urojmë gazetën Bota Sot edhe në këtë përvjetor jubilar të saj, duke i dëshiruar edhe më tutje rrugëtim të suksesshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat