Në vend të urimit!

Opinione

Në vend të urimit!

Nga: Agron Shabani Më: 26 qershor 2021 Në ora: 11:32
Agron Shabani

Ki kurajon dhe guximin e njohur qytetar të jesh dhe jetosh i lirë, dhe respekto lirinë, mendimin, ndryshueshmërinë, diversitetin dhe polaritetin tek të tjerët, sepse dinjiteti i njeriut gjendet tek liria, autonomia, moraliteti, spontaniteti, individualiteti, autenticiteti, integriteti dhe ekskluziviteti i tij.

Aty ku sundojnè morali, edukata, kultura dhe mençuria, nuk ka konflikte mes mendimit, besimit, bindjes, ndjenjës dhe arsyes.

U mor vesh se lloji i lëndës (materies) përcaktohet nga numri ose sasia e elektroneve në atom, ndèrsa, niveli i masave varet nga edukata, kultura, arsmimi, morali, karakteri, disiplina dhe ndërgjegjia e personit ose individit.

Aristoteli mendonte se njeriu i ditur dhe patriot është qenia e masës së duhur njerëzore ose qytetare. Virtytët dhe idealet e tij, asnjëherë nuk synojnë drejt maksimales ose absolutes, por vetëm drejt optimales dhe relatives. 

Ndërkohë që virtytët dhe idealet e larta njerëzore ose qytetare i ndihmojnë njeriut për të parë, kuptuar dhe reflektuar se iracionalja, ekstremja dhe absolutja janë të paarritshme në raport me racionalen dhe relativen. 

Në këtë frymë sipas Erich Frommit dhe Albert Camysë, liria, suksesi dhe lumturia e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive, ju falen ose blatohen vetëm atëherë, nëse pranoni t´i ndani ose pjesëtoni ato me të tjerët.

Se këndejmi, sipas përceptimëve dhe konceptëve të njohura shkencore ose filozofike: të dish dhe kuptosh se çka (çfarë) janë liria, drejtësia dhe barazia, e të mos luftosh ose për to, është qyqarëllëk ose ligësi e madhe.

Dhe, kush me tepër se sa gazeta nacionale "Bota Sot", ka luftuar dhe sakrifikuar aq shumë për lirinë, bashkimin (unitetin), drejtësinë dhe barazinë shtetrore dhe nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve...!

Ndaj, mëqe kritika dhe filozofia e njohur shtetrore, nacionale, kulturore, informative, politike, diplomatike etj.., në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose akademike: Mbi rolin, angazhimin ose kontributin madhor ose historik të gazetës "Bota Sot" për çështjen ose kauzalitetin e përgjithshëm shtetror dhe nacional të Kosovës dhe shqiptarëve: I takon Akademisë së Shkencave ky borxh ose obligim.

 Ndërkaq, unë vetëm po shtojë ose riceku faktin e pamohuar se gazeta "Bota Sot", tani e plot 26 vite rrjesht, ka qenë Instancë e lartë ose Institucion moral, mendorë, kulturorë dhe informativë i ngritjes (projektimit) dhe ndërtimit të një praktike dhe teorie të njohur shkencore dhe humaniste që krijojnë vlera, parime, postulime dhe sisteme moderne ose bashkohore.

Urime 26 vjetori jubilar e nderuar redaksi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat