Kam vërejtur shpesh se për shkak të karizmës, ekskluzivitetit, intelektit, profesionalitetit, luciditetit dhe akribitetit të saj subtil dhe tepër sublim, në thumb të kanonadës ose arsenalit të sulmeve të ndryshme agjituese ose progandistike, ndodhet edhe komentatorja ose koluministja e shquar shqiptare nga Kosova, znj. Kimete Berisha!
Kimete Berisha, me sa kam mundur të shoh, lexoj dhe kuptoj nga largësitë ose distancat e ndryshme, i takon elitës intelektuale, kulturore, gazetareske ose publicistike në Kosovën e më largë.
Femra ose gruaja e bukur, e dashur, intelektuale, intelegjente, ekskluzive dhe ekzotike, sipas Maksim Gorkit, nuk plaket dhe s'demodohet kurrë.
Ndaj, përsa u përket qortimeve, kritikave, fobive, paranojave, urrejtjeve ose xhelozive të ndryshme imagjinare ose fiktive të kalemxhive, skribomanëve ose anonimusëve të ndryshem violent, iracional, infantil ose patologjik-ndaj znj. Bërisha, në vazhdim, le të me lejohët të shprehëm me maksimën ose sintezën e njohur të Fridrih Niçës, kur thotë se :"Njohuritë ose dituritë e thella, i shërojnë dhe pajtojnë njerëzit, popujt dhe kulturat e ndryshme, ndërsa njohuritë ose dituritë e vogla dhe të cekëta, i sëmurin ata, duke i futur në luftëra ose konflikte të ndryshme.
Shëndeti, bukuria dhe mençuria janë një, ndërsa të marrë, të paditur, të sëmurë dhe të shëmtuar, ka shumë.
Se këndejmi, ato që gjëra që i blejnë dhe konsumojnë të marrët ose të paditurit, cinikët ose injorantët, nuk mund t'i shesin as prodhojnë kurrë të mençurit ose të diturit.
Të marrët, të paditurit, horat e ndryshëm ose maskarënjët, janë "zotëri" cinik, injorant ose sundimtar të tmerrshëm, dhe vasal, sërvil, poltron, kameleon ose shërbtor të shkëlqyeshëm ndaj çdo pushteti, politike ose ideologjie të mundshme.
"Profeti (Krishti) qanë, ndërsa Volteri qesh...Sepse, nga ata lot hyjnor ose profetik, si dhe nga ato buzëqeshje të thella njerëzore ose gjeniale, kanë lindur ose ardhur shkëlqimi dhe bukuria e mendjes (intelektit), besimit, kulturës dhe qytetrimit ose civilizimit tonë", do thoshte dikur i dituri ose i mençuri.
Njerëzit, popujt (kombet), shtetet ose kulturat e ndryshme, sipas filozofisë kristiane ose perëndimore, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, iu nënshtrohen eklipsëve ose procesëve të ndryshme evolutive, transformuese ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithëçka ripërtrihet, transformohet dhe merr kuptim e jetës së re, sapo të rishfaqet (rikthehet) drita e bekuar e Zotit.
Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenialitetit ose fenomenologjisë së natyrës, shpirtit, intelektit dhe mbijetesës ose ekzistencës së njeriut.
Politika, feja ose religjioni janë shqisa, ndërsa arsimimi, shkenca, edukata dhe kultura, janë mendja (truri) ose gjeniu i njerëzimit.
Sipas Voletrit, ne nuk mund t'i duam, deshirojmë ose aspirojmë ato gjëra që nuk i njohim, nuk i ndjejmë dhe s'i kuptojmë.
Shpirti, mendja (intelegjenca), dashuria dhe mençuria e njeriut, janë përgjigja me sublime dhe relevante ndaj qenies, materies, krijesës dhe ekzistencës sonë.
"Njeriu do duhej të vdiste dy herë, para së të lindë dhe jetojë si duhet." (H. Bergson & E. Fromm)
Nderi dhe moraliteti janë baza ose esenca e gjërave, ndërsa e vërteta dhe intelegjenca, janë rrënja katrore e humanizmit, moralitetit dhe racionalitetit njerëzorë.
Ndryshe nga kjo: "armiku më i madh dhe më i rrezikshëm ose kryesor, sipas Bodlerit dhe Servantesit, ndodhët në ne ose brenda nesh.
Njohja e vetës, na mbronë nga kotësia, ndërsa njohja dhe pranimi i mëkatëve, gabimëve, cemëve dhe deficitëve tona shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale, kadrovike dhe të tjera, na mbronë dhe shpëton nga mediokriteti, padituria, nebuloza, kretenizmi, cinizmi, injoranca etj.
Nderi, morali, arsyea, ndërgjegia, vetëdija, intelekti, shpirti, intuita, kultura dhe edukata, sipas filozofëve, sociopsikologëve ose socioantropologëve të shumtë, janë hyjnia kryesore brenda nesh ose brenda njeriut.
Me fjalë tjera, kjo është edhe esenca e këtij shkrimi.
Sipas Göethes dhe Schielerit, nga të gjitha shëmbjet (rrenimë) ose shkatërrimet e mundshme në këtë botë: shembja, rrënimi ose shkatërrimi i identitetit të individit dhe kolektivitetit, të duket me i thelli dhe më trishtuesi.
"Mëse tepërmi mban të ftohtë aty ku mungojnë mendja (vëmendja), zemra, shpirti, trupi dhe sytë e një femre (gruaje) të bukur, të dashur, intelektuale ose intelegjente."( Proverbë e huaj)