Sa të mjerë, sa të marrë, sa abstrakt, sa absurd dhe inferior janë disa njerëz ose politikan shqiptar ose kosovar! Kurrë nuk kënaqen ose s'krenohën me lirinë (çlirimin) që ua sollën dikur UÇK-s ose rezistenca e kahmotshme shqiptare, por gjithëmonë kërkojnë një liri tjetër inflatore dhe inflamatore që nuk e kanë dhe nuk do e kenë kurrë!
Mjafton që ajo "liria tjetër" ose "ideale" për ta, të ketë vulën (protokolin) ose emblemën e huaj, dhe ata të kënaqen me "lirinë tjetër"....Lirinë e huaj ose joshqiptare...Hejj!!!
Kështu që duke kërkuar lirinë e shprehjes ose lirinë e fjalës, disa atje nuk e kanë madje as idenë e lirisë së mendimit dhe gjykimit të drejtë ose racional. Sa keq.
Se këndejmi, sipas maksimës ose apologjisë së njohur të Sokratit para gjyqit ose prokurorisë së Athinës: Ata që e flasin ose thonë të vërtetën, rrezikojnë jetën, ose vetvetën dhe karierën e tyre.
Kështu që pasi i përbuzi, injoroi ose ironizoi me lehtësi ca kërma të shoqërisë që ishin të paditur, mediokrit, stupid, nebuloz, shpirtëzi, xheloz, demagog, hipokrit, cinik dhe injorant të parikuperueshë, Sokrati përfundoi në gjyqin ose burgun e Athinës.
Edhe akuzat kundër tij, u bënë më të kollajshme.
Dikur me vonë qetësisht piu kupën e helmit dhe vdiç me dhimbje të tmerrshme në burgun (gjyqin) e Athinës si hero dhe idol i madh i shtresave të ngritura qytetare, kulturore ose intelektuale të Athinës dhe shumë me largë.
"Bubu, po sa të mjerë janë ata që e dijnë se nuk dijnë dhe s'e pranojnë së bashku me ata që nuk e dijne se s'dijnë!- tha Sokrati para se të vdiste në burg.
Ndaj, gjithënjë sipas tij:" në një shtet, pushtet ose sistem të lirë, qytetar ose demokratik, ti mund të shahësh, qortohësh, kritikohësh dhe denohësh edhe përmes humorit, sarkazmës ose ironisë.
"Lëxoni, mësoni dhe kuptoni o njerëz, sepse bëheni zot të vetvetës dhe fatit tuaj!" (Sokrati në "Apologjinë" e tij)
Ndryshe nga kjo, " nuk janë me rëndësi ato që i shkruani ose i thuani publikisht, por t'i dini dhe kuptoni ato që i thuani ose shkruani."( Prap Sokrati)
Në këtë prizëm, përtej "dyshimit" ose "mosbesimit (ateizmit) të madh" në mes pozitës (pushtetit) dhe opozitës kosovare: E vërteta e njohur shqiptare ose kosovare, sikur i mbanë (bartë) të njëjtat lidhje, raporte ose marëdhënie fillestrare dhe 'ateiste' në raport me të pavërtetën ose gënjeshtrën serbe...!!!
Dhe, kush fiton nga ajo "luftë infermale" ose enciklike në mes 'krahut reformator' ose 'institucionalist' dhe "krahut radikal" ose 'ushtarak' të UÇK-s...?
Fitojnë oligarkët e ndryshëm politik dhe parapolitik, gjegjësisht bosët e nëntokës, krimit të organizuar, trafikut, kontrabandës, korrupsionit dhe prostitucionit të çfarëdollojshëm së bashku me forcat ose qarqet e errëta centripetale ose centrifugale me seli në Moskë ose Beograd, për të cilët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Pjetër Shala, Nasim Haradinaj dhe ish pjesëtarët ose komandantët tjerë shqiptar të UÇK-s, janë të mirë vetëm të vdekur ose në burg.
"Ju nuk po me akuzoni, denoni ose burgosni vetëm mua, por edhe vetvetën dhe pasardhësit tuaj!", iu tha asokohe Sokrati i urtë dhe dinjitoz gjyqtarëve të Athinës.
Ndryshe nga kjo, sipas Konfuqit, morali në luftë është kontrabandë.
Ndërkaq ligjët e shumicës dhe opozitës parlamentare ose politike në kohë krizash të ndryshme shtetrore ose nacionale, sipas epistemologjisë dhe antropologjisë politike, shkrihën dhe bëhen bashkë si një (1).
Por, ja që ligji dhe shpata, sipas Sharll de Gollit, janë kthiza (kërthiza) ose boshti i globit dhe fuqia e tyre është absolute!
Ndërkohë që sipas George Wilhelm Friedrich Hegelit, fryma liridashëse, reformatore, pèrparimtare, shtetformuese dhe patritriotike e një populli (kombi) përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmerinë e tij. Çdo shpërfaqje, injorim, mohim ose shpërqëndrim eventual nga maksima ose formula e lartëpërmendur hegeliane, e ç'veshin dhe ç'armatosin tërësisht një popull ose komb të tërë nga ekzistencializmi, idealizmi dhe materializmi dialektik, duke e çuar në zhdukje, fundosje ose vetshkatërrim.
Për me tepër ndërkaq, për shkak të karakteristikave dhe specifikave të posaçme ose të veçanta të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë shqiptare ose kosovare: Kosovës sikur i duhet patjetër hartimi ose formulimi i një Kushtetute të re, të ngjajshme ose analoge me Kushtetutën e famshme Amerikane "Constitucion of United States of Amerika" ose "Cheks and Balances" dhe kështu me radhë.. së bashku me ngritjen ose formimin e një Komisioni ose Kolegji të lartë zgjedhor ose elektoral (Electoral College) të monitoruar nga Gjykata Supreme (Suprem Court) dhe një Komision i posaçëm (Impeachment) i legjislativit dhe juridikativit kosovar.
Mundësisht, edhe njohja e luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-s, në rangun ose nivelin më të lartë kombtar dhe ndërkombtar.