Ligji për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme nuk do ta kursejë askënd e as funksionarët e lartë shtetëror dhe as bosët e politikës.
Në këtë ligj do të duhej të ekzistonte një paragraf në bazë të te cilit jo vetëm që funksionarëve shtetëror, bosëve të politikës, prokurorëve dhe gjyqtarëve të gjithë atyre që posedojnë pasuri të pa justifikueshme duhej t'iu merrej pasuria për t'ia kthyer sovranit, vetëm kjo nuk do të mjaftonte, por të njëjtit do duhej të dënoheshin edhe me burg për dëmin që ia kanë shkaktuar shtetit dhe qytetarëve.
Vetëm konfiskimi pasurisë së pa justifikueshme nuk do të mjaftonte për t'iu dhënë fund dy të këqijave më kancerogjene anti-shtetërore dhe anti-kombëtare në vend , korrupsionit dhe krimit ekonomik të organizuar, të cilat e kanë ngulfat zhvillimin normal ekonomik dhe mundësinë e përmirësimit të nivelit të jetesës se qytetarëve.
Qeveria aktuale Kurti, përkundër vullnetit të çeliktë për zbatimin e Ligjit për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme, realizmin e këtij emisioni njërit ndër më të rëndësishmit dhe më të dobishëm për shtetin dhe qytetarët, e ka shumë të vështirë, sepse do të ballafaqohet me sfida të pa imagjinueshme, mbase ka të bëjë me individët më të fuqishëm të politikës, të cilët dyshohen se kanë krijuar pasuri të pa justifikueshme dhe i kanë të regjistruar në emër të personave tjerë jashtë vendit në shtetet tjera qoftë në Evropë, apo edhe jashtë saj në Amerikë dhe gjetiu.
Kosova është vend i pasur me resurse natyrore e cila garanton mirëqenien e popullatës saj në nivelin më të lartë të jetesës krahasuar me popujt fqinj të shteteve të rajonit dhe më gjerë, por Kosova nuk do të jetë e tillë përderisa nuk i jepet grushti i fundit korrupsionit dhe krimit ekonomik të organizuar në Kosovë.
Kosova është vend i pasur, por të varfër e shndërrojnë ata që ia vjedhin pasuritë për t'u pasuruar vetë dhe varfëruar të tjerët, prandaj ka ardhur koha që të gjithë të bëhemi bashkë dhe t'iu themi stop më hajnisë.