Dhe, kur t’i bini në fund leximit të këtij përkthimi simultan nga gjuha serbe në gjuhën shqipe, të cilin e mora mundin që ta përkthej nga origjinali, vetëm për hir që shqiptarët ta kuptojnë se çfarë përmban fjalimi i plotë i presidentit, A. Vuçiç, 01:25 minuta, i mbajtur në parlamentin e Serbisë, me datën 23 qershor 2021, do ta kuptoni shumë më mirë se kush janë në fakt serbët dhe udhëheqësit e tyre kriminalë, rrenacak, shpifës, falsifikues, mashtrues, gllabërues si dhe popull me shumicë që ka gjene kriminale, të cilat ata duhet t’i shërojnë tek mjekët psikiatër, përndryshe shqiptarët dhe popujt e Ballkanit perëndimorë kurrë nuk do kenë qetësi, stabilitet dhe jetë normale sikur popujt tjerë të Evropës nga regjimet serbe, sot dhe në të ardhmen..!?
Më poshtë përkthimi i plotë:
Me të dalë në foltoren e Parlamentit, presidentit A. Vuçiç i bëhet një apllauzë e gjatë nga deputetët e cila zgjatë mbi 5 minuta..!?
I nderuari kryetar i Kuvendit popullor të Republikës së Serbisë,
Të çmuar deputet të popullit, të dashur vëllezër dhe motra tona nga Kosova dhe Metohija,
Sot, të nderuar qytetar të Serbisë, para neve nuk është një detyrë e lehtë, nuk është koha as për disponim festiv, por koha nuk është as për pritje shumë të mëdha, disponime të cilat nuk janë reale me realitetin i cili na rrethon.
Dua ta ndajë falënderimin tim me gjithë ata të cilët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes së Kosovës dhe Metohisë (në tekstin në vijim: KM), për Serbinë dhe popullin tonë në tërësi. Fjala është për kontekstin i cili në çdo temë të politikës si dhe përpjekjeve tona, pra bëhet fjalë për një çështje shumë më të thellë identitare, kulturore, ekonomike si dhe për çdo çështje tjetër për Serbinë.
Nga ajo se si gjenerata jonë do ta zgjidhë këtë (çështjen e Kosovë e Metohisë), do varet edhe e ardhmja e fëmijëve dhe e shtetit tonë. Ata të cilët mendojnë se me shtyrjet tona po e blejmë kohën, edhe pse neve këtë shtyrje e kemi bërë shumë më pak se sa pala tjetër (shqiptare), jemi detyruar nganjëherë që ta shtyjmë atë, por me këtë veprim ne nuk e kemi zgjidhur problemin. Neve na duhet të zgjidhim atë (problem) me përgjegjësi dhe mënyrë racionale, me shikim strategjik në të ardhmen si dhe me vetëdijen se çfarë Serbie duam t’iu lëmë pasardhësve tanë. Ky nuk është borxh i yni vetëm ndaj qytetarëve të sotëm dhe të ardhshëm të Serbisë, por edhe ndaj çdo individi të popullit tonë në mërgim. Pra dy viteve duke iu drejtuar juve nga ky vend, kam paraqitur shënime të dështuara demografike, se si serbët nga popull dominant në Kosovë dhe Metohi në kohën e mesjetës, në vitin 1991 përqindja ka zbritur në 11%-ind. Pastaj ka pasur edhe ekzodus të madh të serbëve nga KM, sidomos pas ardhjes së forcave ndërkombëtare. Sipas shënimeve tona të cilat ne i kemi përpunuar në mënyrë shumë profesionale, e që disa njerëz tanë të cilët i kanë takuar Kryqit Kuq ndërkombëtar janë burgosur nga pushteti i Prishtinës, po ashtu ne i kemi numëruar edhe pjesëtarët e popullit shqiptar në Kosovë dhe Metohi.
Dëshiroj që ta dini se numri serbëve që sot jetojnë në Krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë nuk është më i madh se 95.000, ndërsa shqiptarë nuk ka më shumë se 1.350.000, pa marrë parasysh të pavërtetat që mund t’i dëgjoni nga njëra se ana tjetër, por edhe ne e teprojmë lidhur me numrin e bashkatdhetarëve tanë atje, sidomos shqiptarët e ekzagjerojnë numrin e tyre që sot jeton në Kosovë dhe Metohi. Këto të dhëna i ceka sepse kemi disa gjëra që janë shumë me rëndësi, në fakt në regjistrimet e pas Luftës së Dytë Botërore me 1953, 1961 dhe 1971 kemi qenë në mes 26-21 dhe 23%-ind popullatë serbe në KM, dhe së bashku me malazezët dhe ata të cilët ishin përcaktuar si jugosllav kemi pasur një përqindje gati 30%-ind të popullatës tonë. Ndërsa sot, e dinë edhe motrat dhe vëllezërit tonë këtu lartë në galeri (vendi i serbëve nga Kosova dhe i korit diplomatik në Kuvend), se raporti midis shqiptarëve dhe serbëve është 1 = 15 në favor të shqiptarëve, dhe kjo natyrisht flet për peshën me të cilën sot përballët, jo vetëm populli ynë në KM, por edhe shteti ynë, dhe unë do kisha thënë se ato probleme dhe shkaqet e tyre nuk kemi pasur sukses që në ndërkohë t’i shërojmë në asnjë mënyrë.
Unë do flas edhe për atë që e kemi bërë, dhe kemi bërë shumë me të cilën gjë mundemi me u mburrë në kuptimin simbolik dhe esencial. Do u jap një shembull kyç, se ne kemi dhënë për çdo vit mesatarisht afër 500 milion euro për popullin tonë në KM. Ne ,në vitin 2020 dhe 2021 do t’i kryejmë obligimet deri në fund të vitit për më shumë se 700-750 deri në 800 milion euro që do i japim për popullin tonë në KM. Shumë më tepër të holla janë dhënë, por shtrohet pyetja se a kemi pasur sukses që t’i ndryshojmë trendët (në Kosovë, v.j.) të cilat janë të këqij për neve!? Po shpërngulën edhe shqiptarët nga KM dhe po shpërndahen gjithandej Evropës dhe në SHBA, por po shpërngulën edhe serbët, dhe, nuk kisha thënë se këtë po e bëjnë vetëm nga presioni që po bëhet ndaj tyre dhe fëmijëve të tyre (nga shqiptarët, v.j.), sulmet mbi manastiret dhe kishat tona, ngacmimi dhe provokimet e përditshëm që po i bëhet popullit tonë atje si dhe fëmijëve tonë, të cilët e vijojnë shkollën nga fillorja, e mesmja e deri në fakultet, mbase po e them këtë për shkak se, pranë privilegjeve që i kemi dhënë popullit tonë në KM dhe të ardhurat më të mëdha mësuesve dhe arsimtarëve, të profesorëve, mjekëve dhe motrave tona medicinale si dhe për stafin mjekësor, si donacionin i veçantë për Kosovën, ata që jetojnë në Serbinë qendrore duhet ta dinës se në KM këto kategori paguhen 50%-ind më shumë se sa në Serbinë qendrore nga shteti ynë, dhe ne këtë trend-debalancë nuk kemi mundur ta ndryshojmë.
Pra ka qenë derdhje më e vogël e mjeteve (për Serbinë qendrore) që nga viti 2001 e tutje, prandaj njerëzit kërkojnë kushte më të volitshme për jetë, duke u zhvendosur drejt Kralevës, Kragujevcit, Krushevcit, Smederevës, Beogradit dhe gjitha qyteteve tjera në Serbinë qendrore, duke shpresuar për një jetë më të mirë dhe më të sigurt për vete dhe fëmijët tyre.
Shtrohet pyetja, a kemi të drejt që këtë veprim (zhvendosjen) t’ua zëmë për të madhe? Jo, sepse të gjithë ne nga diku kemi ardhur, edhe ne që kemi lindur në Beograd, prindët tonë kanë ardhur nga diku tjetër. Për ne shtrohet pyetja, çka mund të bëjmë për ata që t’iu garantojmë jetë më të mirë. Dua ta them para deputetëve atë që e kam thënë edhe para dy viteve, edhe pse e di që shumë nuk do pajtohen me mua, që neve nuk na duhet konflikti i ngrirë (me shqiptarët, v.j.), sepse kjo që quhet konflikt i ngrirë, që për neve në Beograd është gjë e mirë kur ulemi në kafene dhe restorante, derisa popullit tonë në Graçanicë, në Zhupën e Sijarinës, popullit tonë në enklava në Klinë, Istog, Pejë, Gorazhdevc, Rahovec dhe Hoçë të madhe, nuk u ka mbetur deri tek kjo kënaqësi, sepse ata nuk jetojnë në mënyrën në të cilën ne jetojmë këtu. Ata Jetojnë pakrahasueshëm më vështirë se ne dhe për këtë ata gjithnjë dëshirojnë që bisedimet (me shqiptarët) të ekzistojnë që të mundemi kurdo në të ardhmen të vijmë deri tek një zgjidhje kompromisi. Nëse ne nuk arrijmë deri tek zgjidhja me kompromis, ekziston rreziku që dikush ta shkrijë atë konflikt, dhe, nëse dikush e shkrinë atë konflikt më nuk është në pyetje vetëm, se kush ka më shumë armë, që për këtë do flas më pas sikur edhe në pyetjet tuaja, se kush është më i fortë, por në pyetje është se kush ka të drejt që fëmijët e dikujt t’i kthen të vdekur në arkivole, kush e dëshiron këtë, dhe kush nuk e dëshiron këtë, apo të bënë krejt çka është e mundur që një situate të tillë t’i ikët..!
Dhe, atë që e dëgjoj çdo ditë këtu në Beograd; “vetëm le të kalon koha, se ne çdo ditë bëhemi më të fortë..”, është e vërtetë në aspektin ekonomik, por jo, sepse kjo është çështje politike (dialogu), dhe për këtë fuqitë e mëdha perëndimore, qëndrimin, gjykimin dhe pikëpamjet e tyre ndaj KM nuk do ta ndryshojnë, pa marrë parasysh se çfarë do ndodhë, ata këtë nuk do ta ndryshojnë. Ata do mbesin të tillë dhe do angazhohen për Kosovën e pavarur, pra do ta secesionojnë (shkëpusin) Kosovën nga Serbia me çdo çmim!
Shtrohet pyetja se çka është ajo që ne mund ta bëjmë para se t’ua ofroj disa shënime lidhur me krejt çka kemi bërë për popullin tonë në KM.
A kemi të drejt në qasje arrogante dhe bahate në bisedime me Prishtinën, ata mendojnë se e kanë këtë të drejtë (arrogancën), për çfarë në detaje do t’ua përshkruaj takimin tonë të fundit, por unë mendoj se ne nuk e kemi të drejtën e arrogancës, dhe vetvetes ia kam zënë për të madhe, duke i dëgjuar për një moment ofendimet më të rënda në llogari të shtetit tonë dhe njerëzve nga sistemi ynë shtetëror, akuza të pambuluara me asgjë të vërtetë, e që më ka bërë që t’ua kthej vrullshëm dhe me ofendime të panevojshme palës tjetër (shqiptare). Jam njeri i gjallë dhe ndonjëherë reagoj me emocione, ngase thjesht nuk mundeni me duruar tri orë duke dëgjuar marri (serb.: glluposti), thjesht marri...të pavërteta, mosrespektim të gjithë asaj që ka qenë me marrëveshje, mosrespektim të fakteve, mosrespektim të asaj të cilën vetë (shqiptarët) e kanë nënshkruar dhe pranuar!
Në raportin paraprak për KM për periudhën nga maji 2019, pas pak do kthehem në temën kyçe, në KM janë rikonstruktuar 1467 objekte kapitale dhe njësi banimi, janë sanuar dhe ndërtuar 99 shtëpi dhe 566 banesa në kuadër të 42 godinave banimi, u janë dorëzuar ndihma në materiale ndërtimore 802 familjeve, që në fillim të vitit 2021 pranë pandemisë së Koronavirusit, jemi duke i ndërtuar 17 godina të mëdha disakatëshe për banim, gjithsejtë 202 banesa dedikuar çiftëve të rinj bashkëshortorë, atyre me më shumë fëmijë, familjeve të rrezikuara sociale si dhe personave të shpërngulur. Jemi në përfundim të projektit “Lugu i diellit”, një lagjë shumë e bukur rreth të cilës kemi pasur shumë probleme me pushtetarët shqiptar dhe ndërkombëtarë për shkak të lokacionit, pastaj projekti “Zveçani i vogël”, të cilin e kemi mbuluar me afër dy miliardë dinarë, ndërsa shuma në total është 3.5 miliardë dinarë për periudhën 2015 – 2021, me të cilën janë siguruar kushtet për jetë dhe punë për afër 1500 persona, dmth. diku për 350 deri 400 familje dhe atë përmes ndërtimit të infrastrukturës qarkulluese, 135 objekte banesore, gjithsejtë 355 njësi banimi, të cilat do përcjellën me objekte të reja shkollore, kisha, shtëpi kulture, terrene sportive dhe çerdhe. Është kryer ujësjellësi regjional i cili lidhë Zveçanin, Zubinpotokon dhe Mitrovicën, vlera e këtij projekti është 1. 564 milionë dinarë, është financuar përfundimi i punëve në ndërtimin e rrjetit sekundar të ujit në territorin e komunës së Zubinpotokut dhe Zveçanit. Po ashtu në fazën përfundimtare është ndërtimi i kompleksit rekreativ shëndetësor në Rajska Banjë, në të cilin deri tash janë investuar 828 milion dinarë. Në këtë fazë janë kryer punimet profesionale në pishina të hapura, pishina rekreative, infrastruktura ndriçuese dhe panorama e shkallëve përballë manastirit, në rrjedhë janë punimit në rregullimin e lagjave në Vranjska Banjë. Në kompleksin e spitalit në Kosovska Mitrovica është ngritur laboratori për testim të Coronavirusit në vlerë prej 12 milion dinarë, e furnizuar me aparatet më moderne medicinale. Janë sanuar dhe rindërtuar 3 shkolla fillore në Leposaviç, është ndërtuar domi bujqësor në Leshak, në vlerë prej 399 milion dinarë.
Kujdesin tonë të posaçëm për popullin tonë në KM e kemi treguar përmes rebalancit financiar, meqë rast i kemi ndarë edhe 4 miliardë dinarë shtesë për projekte kapitale si dhe një ndihmë afat shkurtër financiare për njerëzit më të varfër që nuk e kanë asnjë të punësuar nga 200 euro për person, që është një ndihmë më e madhe se sa për qytetarët e Serbisë qendrore. Me të hollat e re-buxhetit do ta financojmë ndërtimin e çerdhes në Gorazhdevc të Pejës, me vlerë prej 36 milion dinarë, çerdhen në Badovcin e ri në vlerë prej 25,5 milion dinarë.
Do ndahen mjetet për ndërtimin e qendrës-spitalit të ri në Graçanicë, në vlerë prej 6 milion eurove, po ashtu janë ndarë mjete për rikonstruimin e qendrës medicinale në K. Mitrovicë, me 55 shtretër, që do jetë më moderni në rajon, për të cilin shteti i Serbisë i ka ndarë 1 miliardë dhe 500 milion dinarë. I kemi filluar punët e para për themelimin e Universitetit në Prishtinë, me seli të përkohshme në K. Mitrovicë, dhe ndërtesa do ta ketë rektoratin dhe tri fakultete, të matematikës, juridik dhe ekonomik me gjithë objektet përcjellëse me mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe.
P.S. në këtë pjesë të videos nuk dëgjohet mirë zëri i folësit, andaj kjo pjesë mbetet e pa përkthyer..!?
Vazhdon fjalimi i A. V.:
Ajo çka është më rëndësi për neve, është identiteti nacional serb si dhe kisha ortodokse serbe në KM, kështu që në periudhën kohore midis dy raporteve janë ndihmuar financiarisht 245 manifestime kulturore, janë investuar mjete kapitale në disa shtëpia të kulturës, janë financuar mbi 36 projekte për mbijetesën e manastireve dhe kishave serbe në Kosovë, si dhe funksionimi i papenguar i kuzhinave popullore në vlerë prej 248 milion dinarë. Kur është fjala për Eparhinë e kishës Rashkë-Prizren, do u jap disa të dhëna, se manastiri në Graçanicë është riparuar në shumë vende, është forcuar rrjeti elektrik, janë ndihmuar disa klerikë dhe biblioteka e manastirit, dhomat e konakut, sistemi tele-komunikues, muri i kishës, etj., në vlerë prej 72 milon dinarë. Kisha visoki Deçani, që është në shënjestër të atyre të cilët nuk e duan kishën serbe në KM, dhe këtë një numër i vogël i njerëzve në Beograd e kupton, se shqiptarët nuk i respektojnë as vlerat e veta, e lere më marrëveshjet e Brukselit të cilat vetë i kanë nënshkruar, ata nuk i respektojnë as vendimet e instancave të gjykatave të tyre, dmth. as vendimet ekzekutive të kvazi-shtetit të tyre të nxjerra nga gjykatat që kanë të bëjnë me tokën dhe ujin rreth kishës Visoki Deçane, dhe çdo ditë mund të dëgjoni kërcënime nga përfaqësuesit shqiptar të degëve të partive politike në Deçan, por edhe nga pjesë tjera të KM. Pra, edhe për këtë kishë i kemi investuar rreth 19 milion dinarë, që nuk janë shumë, por do ofrojmë edhe më shumë mjete në të ardhmen, për çfarë u jam mirënjohës djemve të këtij manastiri të cilët me heroizëm po e ruajnë dhe me kujdes të madh këtë objekt tonin kishtarë, duke i ruajtur rrënjët e serbizimit atje ku e kemi “Bogo-rodicën” dhe patriarshinë e Pejës, të cilët po vuajnë nga presionet. Kishën në Bërnjak e kemi furnizuar me të gjitha mjetet dhe aparatet e nevojshme, me agregat dhe kuzhinë, mobile dhe gjëra tjera të nevojshme, Bogosllovinë “Kiril i Metodije”, patrikanën e Pejës me 35 milion si dhe të tjera objekte kishtare, mos t’i lexoj deri në fund. Banjska duhet të jetë e kënaqur me ndihmën tonë prej 17 milion dinarë, po ashtu manastiri në Deviç, manastiri në Budisalc, renovimi i kishës në Prishtinë, për çfarë bashkë me ministrinë për kulturë dhe Entin për mbrojtje të monumenteve të vjetra i kemi ndarë mbi 66 milion për destinime të këtilla si dhe për Akademinë shpirtërore në Mitrovicë i kemi ndarë 68 milion dinarë, dhe kështu me radhë.
Ajo që për neve është me rëndësi, është siguria dhe ruajtja e fëmijëve tanë në KM, në çdo çerdhe i kemi vendosur kamerat e sigurisë, sepse në krahinën jugore të Serbisë shpeshherë fëmijët tanë kanë qenë të sulmuar në oborret e shkollave, i kemi siguruar 5 makina sanitare për urgjencë shëndetësore që shërbimi mjekësor të jetë sa më efikas, kemi siguruar vende të reja pune për 90 mjekë dhe 232 vende për motra medicinale. Përmes Zyrës për KM në qeverinë tonë dhe planit stimulues pro-natalitetit i kemi ndihmuar të gjitha familjet serbe që kanë nga një fëmijë që ta rrisin numrin e fëmijëve, me nga 10 mijë dinarë në Krahinën tonë jugore, dhe për vitin 2019 e deri më tash e kemi ndihmuar çdo bebë të lindur në KM në shumë të përgjithshme prej 22 milion dinarë. Dhe, lidhur me këtë, është kërkesë e imja dhe do jetë gjithmonë, jo vetëm për Kosovën, por për tërë rajonin e Serbisë jugore, që të rriten mjetet stimuluese dhe financiare pro-politikës së rritjes së natalitetit, sepse atje ku kemi ndërmarrë hapa të këtillë rezultatet kanë treguar se në mjediset më të varfra suksesi ka qenë shumë më i madh se në mjediset urbane. Ne mund t’i rrisim mjetet dhe stimulimet e ngritjes së natalitetit në Vraçar, në Beograd të ri, etj., por do e shihni se rezultatet do jenë shumë më të vogla. Pra, në KM, në Rashkë, Timok dhe mjedise tjera shohim rezultate më të mira. Pra, ne do t’i rekomandojmë qeverisë tonë që për familjet që dëshirojnë të kenë më shumë fëmijë të rriten donacionet për këtë qëllim që t’iu ndihmojmë që të kenë mjete financiare të mjaftueshme, t’i shijojnë kënaqësitë me fëmijët e tyre dhe t’iu sigurohet perspektivë e sigurt në vatrat e tyre ku jetojnë (apllauzë frenetike). I kemi ndarë për bujqësinë në KM mbi 50 milion dinarë, sepse 70%-ind e popullatës rurale atje si burim të parë të jetës e kanë punën në bujqësi, për t’u furnizuar me mjete dhe makina për punimin e produkteve bujqësore etj. Dhe, qëllimi jonë është që duke i ndihmuar ata në bujqësi t’u krijojmë kushte më të mira për jetesë që mos të detyrohen me u shpërngulë nga KM, e që deri më tani i kemi ndihmuar afër 1600 familje, por edhe formimin e firmave të vogla private. Problem po na paraqesin disa ndërmarrës serbë në jug të Ibrit, të cilët nuk po i paraqesin firmat e tyre për shkak të tatimit dhe përfitimit financiar edhe nga Prishtina edhe nga Serbia, dhe ky problem është prezent më shumë në fshatrat e Metohisë, andaj na duhet që këtë çështje ta shqyrtojmë më mirë që ata të cilët marrin donaciona nga dy palët të mos i shkelin ligjet e Republikës së Serbisë.
Sa i përket dialogut me Prishtinën, mendoj se ai është transparent nga ana jonë për aq sa mundet me qenë. Të gjitha marrëveshjet tona janë publikuar në Webfaqen e Zyrës tonë për KM, dhe kjo është bërë për shkak të rrenave dhe shpifjeve të përditshme, se si gjoja dikush po fsheh diçka nga opinioni, që dikush po tenton ta mashtrojë opinionin, por kushdo që dëshiron mund ta lexon çdo dokument dhe akt, në përpilimin e të cilit shteti i Serbisë ka marrë pjesë zyrtarisht. Këtë po e them për arsyen se ne i respektojmë kundërshtarët politik, meqë në kohën moderne është bërë dukuri mjaft paradoksale, qoftë se e flisni të vërtetën apo jo, sepse për kundërshtarët është më me rëndësi se sa “like” i tuboni në rrjetet sociale, sidomos nga element ekstrem, duke gënjyer sa më shumë për palën kundërshtare (pozitën), madje edhe me falsifikime provojnë ta tërheqin vëmendjen e opinionit me qëllim për t’i treguar dikujt, se i takoni një elite të caktuar të shoqërisë, duke ia ofruar asaj manipulimet e veta, sidomos atyre njerëzve të cilët iu besojnë. Për këtë kemi dëgjuar me ditë të tëra, se si qeveria paska fshehur diçka nga marrëveshja e Brukselit (me palën shqiptare, v.j.), ose për marrëveshjen e Washingtonit (4 shtator 2020), dokumente të cilat kanë mund t’i lexojnë edhe fëmija e vegjël, dhe ky është një paradoks tek të gjitha vendet e pazhvilluara që pritojnë t’i lexojnë materialet e qeverisë, që gjithherë janë në disponim për çdo qytetar. Pra, ka disa njerëz nga tabori kundërshtar që për 8 vite nga marrëveshja e Brukselit nuk e kanë lexuar fare atë dokument, duke vazhduar të insistojnë dhe besojnë në teorinë e mashtrimit. Për neve dialogu është korniza e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Prishtinën, dhe atë që shpeshherë dëgjojmë nga akterë të jashtëm ndërkombëtarë, se faktorët politik serb janë të njëjtë, këtë vlerësim e dëgjojmë edhe nga oponentët e brendshëm në Serbi, por ne nuk jemi të njëjtë, sepse ne, që nga marrëveshja themelore me shqiptarët të gjitha i kemi realizuar plotësisht, dhe kanë mbetur vetëm disa detaje nga marrëveshjet të cilat jemi të gatshëm t’i plotësojmë. Ajo që e ka vështirësuar këtë proces, janë ato 6 nga 8 pikat e marrëveshjes së Brukselit, të cilat pala shqiptare nuk është e gatshme t’i pranoj, dhe për këtë ata flasin hapur, sikur në takimin e fundit në praninë e përfaqësuesit të lartë të BE-së, z. Borrel dhe ndërmjetësuesit M. Lajçak, përfaqësuesit e tyre, Kurti dhe Bislimi, pa asnjë dilemë, thanë se atyre fare nuk iu interesojnë ato që qeveria e mëparshme e Prishtinës i ka nënshkruar, sepse ato kanë qenë qeveri jo legjitime, dhe në Kosovë është legjitime vetëm ajo çka ka ndodhur me 14 shkurt. Thënë të vërtetën, më duhet ta theksoj se unë kam menduar së di më së shumti për rrjedhën e deritanishme të dialogut, më shumë se vetë shqiptarët dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të gjithë së bashku, sepse unë kam marrë pjesë në të gjitha takimet, kam menduar se e di çdo detaj, dhe përnjëherë më trokiti në kokë, ç’është tash ky 14 shkurti, thash çka na qenka kjo ditë, e pyeta Nikollën që ishte me mua, çka është ky 14 shkurti, i shenjti Trifun, Valentinias day e katolikëve..?, por më pas e kuptuam se 14 shkurti na qenka dita më e rëndësishme në historinë e njerëzimit, dhe nuk e teproj nëse them se më shumë se 20 herë, pra nuk po tallem me askënd, kuptuam se në atë ditë populli i “Republika Kosova” me 50.08% e paska votuar që Kurti ta udhëheq qeverinë, dhe se nga ajo ditë çdo gjë paska ndryshuar, se krejt çka ka qenë deri atëherë nuk vlen më asgjë, krejt çka është nënshkruar ata nuk do ta pranojnë, se ata duan të dialogojnë në mënyrë tjetër, që ne ta pranojmë se ata janë “Republika Kosova”, dhe nëse ne nuk do e pranojmë këtë, atëherë dialogu del i pakuptimtë për ta..!?
Vijon....