Pronat publike dhe ato shtetërore të RK-ës janë gllabruar përmes ligjeve të instaluara që i bëri shteti okupues seb në vendin tonë, kështuqë përmes këtyre ligjeve përfituan, në mënyrë të paligjshme, mafiozët shqiptarë në RK-ës si dhe mafiozët serbë dhe shteti i tyre.
Një sasi e tokave, lumejve, liqejve të RK-ës u shitën nga “kinse pronarët serbë”, është fjala, për tokat, lumejtë dhe liqejtë që ishin shtetërore apo publike, ku, ka mjaftuar pushteti serb, qoftë para apo pas luftës në Kosovë, të lëshojë një vërtetim “kinse është pronar i pasurisë shtetërore apo publike të RK-ës X-personi serbë” dhe automatikisht të bëhet titullar nga Serbia i pronës së Kosovë dhe të posedojë të drejtën për shitjen e asaj pasurie mafiozëve shqiptarë, hajdutëve, gllabruesëve, pasurinë e popullit të RK-ës.
Gllabruesit shqiptarë mbi pasurinë e shtetit të Kosovës,përmes të ashtquajturit “Spinof Special”, ia përshtatën pasurimin e paligjshëm për t’u pasuruar për vete dhe për ta ndalur zhvillimin ekonomik të RK-ës, morën tokën shtetërore duke e paguar arin prej 1E deri në 10E pa i dhënë dhe paguar kurrëfarë kontributi shtetit të RK-ës, madje as tatimin e asaj pasurie.
-Tokat, lumenjtë dhe malet e shtetit të Kosovës (popullit të saj) i morën shumica e pushtetarëve, miqve dhe farefisit të tyre, në të cilën pasuri nuk shfrytëzohet mundësia për punësim, ato toka janë djehrrin të papunuar, por qëndrojnë aset i pashfrytëzuar i këtyre gllabruesve të shteti të RK-ës.
-Çdo familje në Kosovë posedon shtëpi, qoftë i pasur apo i varfër, varsishtë prej gjendjes ekonomike që ka ai familjar posedon edhe shtëpinë për të cilën (shtëpi) paguan edhe tatimin ndaj shtetit.
-Kjo nuk ndodhë edhe me një grup mjaft të madh të pushtetarëve, pavarësisht të ardhurave që kanë të ditur për opinionin në mënyrë zyrtare, ata posedojnë kapital marramendës, posedojnë pasurinë edhe të popullit të Kosovës. Pasuria e disa pushtetarëve konsiston në nivele të largëta, po flasim vetëm për atë pasuri që shikohen te ta, pa i ditur edhe shumën e të hollave në kontot e tyre personale apo familjare e farefisnore.
-Ata (disa pushtetarë) kanë villa marramendëse, kanë tokën me qindëra hektar, malet dhe lumenjtë e popullit, pasurinë e shtetitë të Kosovës, tokën e uzutpuar përmes të ashtquajturit “Spinof Special” që i’a kanë përshtat vetes pa paguar para, ose të shumtën që e cekëm më parë për arin etokës, të cilën pasuri gjerë më tani, madje, e kanë lanë të pashfrytëzuar, nuk e paguajn as tatimin e tokës së marrë nga 50h deri në 200h, dhe nuk kanë punësuar asnjë puntorë, kështu që buxheti i Kosovës varfrohet në mënyra të pamshirëshme në forma të ndryshme prej tyre.
-Në anën tjetër ata (uzurpatorët) kanë bërë pengimin e punësimit të punëtorëve në sektorin e bujqësisë, gjithashtu edhe humbjenë e sigurimit shëndetësor të një numri të punëtorëve që do të ishin punësuar në sektorin e bujqësisë, meqë të papunësuarit si kanë mundësit t’i paguajnë as sigurimet shëndetësore.
-Një gjë e tillë ndodhi edhe me shumë fabrika të shtetit të Kosovës, ato u privatizuan krejtësisht në mënyrë të paligjshme, “kinse për të vazhduar punën me punëtorë”, por që ndodhi e kundërta, fabrikave iu shitën makinat dhe ato tani shfrytëzohen për banim apo për nevoja personale të pushtetarëve.
-Në vendet ku zotëron rendi dhe ligji bujqit kanë në pronësi tokat, inxhinjerët fabrikat dhe blegtorët blegtorinë.
-Populli i Kosovës që ndodhet me shumicë i papunësuar i kryen obligimet e veta ndaj shtetit të Kosovës, ndërsa një numër mjaft i madh i pushtetarëve përpos që ata uzurpuan pasurinë e Kosovës, penguan punësiminë e banorëve të saj, madje nuk pagajnë as obligimet, për pronat e tyre të uzurpuara prej shtetit të porsaformuar të Kosovës.
-Uroj që PRK-ës t’i shfuqizojë ligjet e okupatorit serb, t’ju konfiskoj mafiozve gllabrues pasurinë e RK-ës të cilët e posedojnë përmes formave të paligjshme.
-Kjo pasuri e paligjshme t’i kthehet shtetit të RK-ës e cila pasuri do të hap rrugë për zhvillim ekonomik përmes funksionimit të ligjeve të RK-ës, përmes sistemit juridik të pavarur që do të mbikqyrë sistemin pluralist politik dhe zhvillimor i vendit tonë.