SHBA dhe BE do të bëjnë gabim të pafalshëm në këtë fillimshekull 21, nëse i lejojnë Serbisë okupuese, agresore gjenocidale, të bëhet hiseqare në Kosovënviktimë, pas tërë atyre krimeve e mizorive që i kreu Serbia në Kosovën autoktone shqiptare.
Themelimi i Asociacionit të komunave serbe, kërkesa e Serbisë pë hise në Liqenin e Ujmanit, për hise në minierat e Trepçës, si edhe administrimi i kishave kosovare nga Beogradi, do të ishin ngulitje e kancerit të serb dhe rus në Kosovë, kundë shqiptarëve, Ballkanit, BE-së dhe SHBA-ve.
Kushdo që i përkrahën këto tri kërkesa kanceroze të Serbisë okupuese, agresore gjenociale ndaj Kosovës, nuk mund të konsiderohet ruajtës i demokracisë dhe i paqes botërore dhe nuk mund të konsiderohet mik i Kosovës dhe i shqiptarëve në të vërtetën dhe të drejtën e tyre egjitime.
Qeveria e Albin Kurtit nuk duhet të merr asnjë qëndrim qoftë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, qoftë për Liqenin e Ujmanit, qoftë për minierat e Trepçës, apo administrimin e kishave, manastireve dhe patriarkanave kosovare nga Beogradi, pa i dëgjuar mendimin dhe argumentet bindëse të ekspertëve shqiptarë të Kosovës autoktone shqiptare.
Kosova fismike dhe mbarë shqiptarët gjithnjë janë dëshmuar të sinqertë dhe besnikë ndaj SHBA-ve dhe BE-së.
SHBA-të dhe BE-ja ndaj Kosovës pritet ta tregojnë besnikërinë dhe sinqeritetin e tyre, ku janë drejtuar shpresat jo vetëm të shqiptarëve në Kosovë, por edhe shpresat dhe pritshmëritë e shqiptarëve në përgjithësi kudo që jetojnë e frymojnë nëpër botë.
Në mediat kosovare dhe mbarë shqiptare me të madhe është duke u folur për partneritetin tonë me SHBA-të, ku janë drejtuar shpresat më të mëdha kosovare dhe mbarë shqiptare.
Në dialogun Kosovë-Serbi zgjidhja e drejtë dhe fatlume për Kosovën varet së pari nga Zoti i Madhërishëm, pastaj nga angazhimi i Qeverisë së Albin Kurtit, nga sinqeriteti i SHBA-ve dhe i BE-së ndaj Kosovës, si edhe nga mbështetja e popullit të shumëvuajtur të Kosovës për të mos i votuar kurrën e kurrës partitë e derisotme që e keqqeverisën dhe e dëmtuan kaqë shumë Kosovën.
Zoti i Madhërishëm me postullatet e tij për mbrojtjen e të vërtetës, të të drejtës dhe mëshirës, të dëshirojmë t’i eliminojë planet ogurzeza brenda e jashtë Kosovës viktimë e agresionit gjenocidal e vrasës që Serbia e kreu në vitet 1998/99.
Qeveria e Albin Kurtit është e vetmja qeveri e Kosovës në 21 vitet në liri e pavarësi, edhe pse është në 100 ditëshin e parë të qeverisjes, ka treguar devotshmëri, përkushtim dhe angazhim të sinqertë për t’u përballur me të gjitha sfidat e vështira që i ka trashiguar, për t’i dalë zot Kosovës në të vërtetën dhe të drejtën e saj karshi Serbisë kriminale.
Qeveria e Albin Kurtit, ka trashëguar një thes të boshatisur dhe të leckosur nga qeveritë e derisotme fare të papërgjegjshme, ku janë vjedhur paratë dhe ku është dëmtuar shtetësia e Kosovës dhe mbështetja ndërkombëtare.
Sinqeriteti i SHBA-ve dhe i BE-së është hallkë shumë e rëndësishme për përfundimin me sukses të dialogut Kosovë-Serbi, dhe të fitores së Kosovës me të vërtetën dhe të drejtën e saj si viktimë e Serbisë kriminale.
SHBA-të dhe BE-ja në këto 21 vite të kaluara në liri e pavarësi të Kosovës, nuk kanë qenë të përkushtuara aqë sa duhet ndaj Kosovës viktimë.
Të rikujtojmë se, SHBA-të dhe BE-ja në 21 vitet e kaluara nuk e patën angazhimin e tyre të plotë në zbardhjen dhe ndëshkimin e krimeve monstruoze që Serbia i kreu në Kosovë
Nuk e patën angazhimin e tyre të plotë për themelimin e Gjykatës Speciale të Krimeve të Luftës të Hagës edhe në Serbi, për t’i vënë para drejtësisë urdhërdhënësit, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, të cilët në vitet 1998/99 gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë , vranë e masakruan afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm në Kosovë, kufomat e të cilëve më pas i transportuan dhe i varrosën në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e agresionit.
Për t’i vënë para drejtësisë urdhërdhënësit , ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, të cilët gjatë agresionit gjenocidal e, vranë dhe e masakruan mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm në Kosovë dhe më pas i transportuan e i dogjën në mënyrën më mizore në hekuranat e Serbisë, për t’i fshehur Serbia krimet e agresionit.
Për t’i vënë para drejtësisë urdhërdhënësit, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë të cilët dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare autoktone e të pafajshme në Kosovë.
Për t’i vënë para drejtësisë kriminelin Alkeksandër Vuçiq, presidentin e Serbisë kriminale dhe kriminelin Ivica Daçiq, kryeparlamentarin e Serbisë kriminale, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, të cilët i dijnë me hollësi planet dhe skenaret gjenocidale të Serbisë kriminale.
SHBA-të dhe BE-ja për fat të keq i bënë shumë favorizime Serbisë kriminale, duke mos i caktuar asnjë kusht dhe duke i vënë në një rafsh Serbinë kriminale me Kosovën viktimë edhe në dialogun Kosovë-Serbi.
SHBA-të, e caktuan Mathew Palmer-in, dhëndërin e Beogradit që ta bashkërendojë dialogun Kosovë-Serbi, edhe pse mund të caktonin ndonjë diplomat tjetër të sinqertë e korrekt.
SHBA-të në kohën kur Donald Trumpi ishte president i SHBA-ve, e patën caktuar Richard Grenell-in, pro serbin e dëshmuar si emisar në dialogun Kosovë-Serbi, i cili këtë dialog e çonte në favor të Serbisë krimianle.
Kjo u tregua edhe me mënshkrimin e Marrëveshjen e Uashingtonit më 4 shtator 2020 për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi në praninë e ish presidentit Donald Trump, pas së cilës Zyra rajonale e DFC- Korporata Ndërkombëtare e Financave dhe e Zhvillimit u vendos në Beogradin agresor e gjenocidal, në vend që të vendoset në Prishtinë dhe në Kosovën paqedashëse.
Marrëveshja e 4 shtatorit n Uashington kishte për qëllim të lobojë për fitoren e Donald Trumpit, për t’i fituar zgjdhjet presidenciale dhe për të mbetur edhe një mandat president i SHBA-ve.
BE-ja, për dialogun Kosovë-Serbi, e ka caktuar Josep Borell-in, diplomatin e lartë për politikë të jashtme, që vjen nga Spanja, shtet i cili ende nuk e ka njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran.
BE-ja për dialogun Koovë-Serbi, e ka caktuar emisar Miroslav Lajçak-un, i cili është nga Sllovakia, që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe i cili me deklaratat dhe qëndrimet e tij hapur tregon se angazhohet në favor të Serbisë kriminale.
Mathew Palmer-i, Josep Borell-i, edhe Miroslav Lajçaku, mund të zëvendësohen me persona tjerë të sinqertë e korrektë, që do ta respektonin të vertetën dhe të drejtën e Kosovës viktimë.
Si pasojë mosangazhimit të plotë e të sinqertë të SHBA-ve dhe të BE-së, dialogu Kosovë-Serbi tashmë 10 vite sorollatet në një rreth vicioz, pa një epilog përfundimtar me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithnjë me përpjekje për ta dëmtuar padrejtësisht Kosovën viktimë.
SHBA-të dhe BE-ja nuk mund të konsiderohen partnerë të sinqertë të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi, nëse në dialogun Kosovë-Serbi, imponojnë zgjidhje kompromisi.
Dialogu me kompromis e detyron padrejtësisht Kosovën ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ta bëjë me hise Serbinë gjenocidale në Ujman dhe në minierat e Trepçës, si dhe të lejojë administrimin nga Beogradi të kishave, manastireve dhe patriarkanave kosovare, të cilat fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, që janë ndërtuar nga shqiptarët, në trojet shqiptare dhe që janë ruajtur nga shqiptarët, por që Serbia me okupimin e Kosovës, i ka ndryshuar dhe përvetësuar.
Dialogu me kompromis ka pë qëllim ta gjymtojë dhe e dobësojë shtetësinë e Kosovës dhe ta rikthejë Kosovën nën kthetrat e Serbisë gjenocidale.
Zgjedhja e Joe Biden-it president i SHBA-ve, që është edhe njohës i shkëlqyer i rrugëtimit të Kosovës në lirinë dhe pavarësinë e saj, i ka shtuar shpresat e Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, se më në fund Kosova viktimë do ta fitojë të drejtën e saj legjitime, ndërsa Serbia krimianle do të ndëshkohet për mizoritë dhe gjenocidin që i kreu në Kosovë.
Zgjedhja e Qeverisë së Albin Kurtit pas votimit plebishitar në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, dhe angazhimi i tij i sinqertë për t’i dalë zot Kosovës kundrejt padrejtësive të derisotme në dialogun Kosovë-Serbi, i ka shtuar shpresat e Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, se më në fund Kosova viktimë do ta fitojë të drejtën e saj legjitime duke u njohur shtet i pavarur e sovran nga Serbia, ndërsa[i] Serbia kriminale do të ndëshkohet për mizoritë dhe gjenocidin që i kreu në Kosovë.
Albin Kurti kryeministri i Kosovës, Vjosa Osmani presidente dhe Glauk Konjufca kryeparlamentari i Kosovës, në të gjitha takimet ndërkombëtare, tregojnë sinqeritet dhe angazhim për realizimin e të vërtetës dhe të të drejtës së Kosovës, karshi aspiratave ekspansioniste të Serbisë kriminale.
Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Edita Tahiri, Avdullah Hoti dhe Skender Hyseni, si negociatorë dështakë dhe të dëmshëm për Kosovën në dialogun Kosovë-Serbi, me deklaratat e tyre të rreme për ta arsyetuar veten, janë bërë tejet irritues dhe neveritës.
Deklaratat e opozitës në Kosovë kundër kryeministrit Albin Kurti, se gjoja Albin Kurti po e zgënjen Kosovën në dialogun Kosovë-Serbi, janë tejet dashakeqe, mediokre, diletante dhe populiste, sepse Albin Kurti në dialogun Kosovë-Serbi ka patur vetëm një takim përgaditor të këtij dialogu, duke u treguar i palëkundur dhe konsekuent ndaj Serbisë kriminale dhe ndaj ndërkombëtarëve për të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës.
Opozita në Kosovë duke e kritikuar kryeministrin Albin Kurti, mundohet t’i mbulojë tradhtitë që i bënë negociatorët e këtyre partive në dialogun e derisotëm Kosovë-Serbi, duke e dëmtuar aqë shumë Kosovën.
Do të vijë koha që këta negociatorë dështakë dhe mbështetësit e tyre, për keqnegocimin në dëm të Kosovës, domosdo do të japin llogari para ligjit dhe popullit të Kosovës.