Për një 100 ditë qeverisje, Kurti ka bërë shumë veprime pozitive në interes të vendit.
Duke patur parasysh shkallën e korrupsionit, krimin ekonomik të organizuar, MEGA nepotizmin dhe shumë anomali, tjera të cilat janë pasojë e qeverisjeve para se Qevria Kurti, të fillonte Qeverisjen e vendit, Qeveria Kurti, për 100 ditë qeverisje e ka patur të pa mundur të bëjë me shumë.
Një fakt tani më e kanë të qartë qytetarët e Kosovës, edhe sikur Amerikën nesër ta bënte Kosovën Kryeministër z . Albin Kurti , opozita do të ishte e pakënaqur , sepse opozita gjatë ka qëndruar në pushtet dhe e ka shumë të vështirë për t'iu adoptuar jetës jashtë pushtetit dhe privilegjeve të pushtetit.
Qeveria Kurti, me fillimin e qeverisjes së vendit ka hasur në shumë anomali nga qeverisjet e kaluara deri edhe në kapjen e shtetit nga grupet e konfliktit të interesave, sa që është e pa mundur jo vetëm brenda 100 ditë qeverisje të Qeverisë Kurti , por dukët për të mos mjaftuar as edhe një mandat 4 (ketër) vjeçar për t'i eliminuar të gjitha ato të këqija të qeverive të mëparshme.
Nuk është me rëndësi çka thonë për qeverinë Kurti, ata që nesër apo pas nesër mund të jenë subjekt i Ligjit të pasurisë së pa justifikueshme, dhe as ata të cilët për largimin e tyre nga të mirat e pushtetit e akuzojnë Qeverinë Kurti, dhe vetë Kryeministrin Kurti, si " mashtrues" edhe pse vetë e pranojnë se për një kohë të shkurtër në pozita të larta shtetërore u bënë edhe më shumë se milioner, me rëndësi është se Qeverija Kurti ,është në rrugë të mbarë për t'i shërbyer vendit me përkushtim dhe përgjegjësi, duke i mbyllur të gjitha portat e hajnisë, korrupsionit, krimit ekonomik të organizuar dhe anomalive dhe pa drejtësive tjera që vendit mund t'i sjellin stagnim dhe qytetarëve varfëri dhe mjerim.
Gjasat janë: Nëse Qeveria Kurtivazhdon me përmbushjen e premtimeve dhënë qytetarëve në zgjedhjet e fundit të parakohshme të 14 shkurtit 2021, e ka të sigurt fitoren e zgjedhjeve parlamentare edhe për një mandat katër vjeçar për ta qeverisur vendin..