Memli Krasniqi nuk pretendon postin e të parit të PDK- së, për ta ndihmuar partinë, por me shpresën se nëse ndonjëherë kjo parti do t'i fitojë zgjedhjet, Memlit do t'i mundësojë ndonjë tender qindësh milionësh..
Atë, që do t'i jepte partisë kontributin më të madh, Prof. Arsim Bajramin, nuk e kanë ftuar për të konkurruar për Kryetar të kësaj partie, nga droja se, po të zgjidhej ky Kryetar i PDK-së, nga kjo parti do t'i largonte të gjithë ata, të cilët me të bëmat e tyre ndikuan që kjo parti t'i humbiste zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021, në mënyrën më të pa imagjinueshme.
Numri atyre ,të cilët do t'i largonte nga partia për shkak të defekteve të shumta politike dhe korruptuve, po të zgjedhjeje në Krye të partisë prof.Arsim Bajarmi , do të ishte mjaftë i madh, prandaj edhe ky është shkaku kryesor, që kryesia e këtij subjekti politikë nuk i ka bërë ofertë bashkëpartiakut të tyre prof .Arsim Bajramit, për të konkurruar për të parin e këtij subjekti politik përkatësisht të PDK-së.
Edhe një herë tjetër e kam pohuar, prandaj përsëri e marr guximin për të pohuar se, e vetmja shpresë për ta bërë PDK-në, parti konkurrente me partitë tjera në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që do të mbahen ato, është zgjedhja në krye të kësaj partie të prof .Arsim Bajramit.
Çdo zgjidhje tjetër nuk garanton as realizimin e reformave të domosdoshme në këtë parti dhe as fitoren eventuale të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të kësaj partie.