Ta ruajmë ambientin jetësor!

Opinione

Ta ruajmë ambientin jetësor!

Nga: Adem Bytyçi Më: 2 korrik 2021 Në ora: 12:30
Adem Bytyçi

Ta ruajmë ambientin jetësor dhe t'i mbrojmë bukurit natyrore të atdheut tonë Kosovës, sepse kështu e mbrojmë jetën tonë dhe jetën dhe shëndetin e fëmijeve tanë.

 ‐ Për ta rrënuar  ambientin jetësor në Kosovë  nuk  duhet të ndodhë as një avari atomike  as ndonjë  VIS MAJORIS (fuqi madhore natyrore),

sepse ambientin jetësor në Kosovë  po e rrënojnë në bashkëveprim  qytetarët   e Kosovës me strukturat e tyre udhëheqëse për interesa të tyre personale , duke e dëmtuar rëndë shëndetin e qytetarëve dhe shëmtuar pa mëshirëshëm bukuritë natyrore me  të cilat vendi ynë mund të krenohej, sikur qytetarët dhe institucionet përkatëse shtetërore të tregoheshin më të përgjëgjshëm në mbrojtjen e vlerave të tyre.

Pas përfundimit të luftës ambienti jetësor në Kosovë, BUKURITË magjepse  të Kosovës, filluan  të rrënohen pa mëshirë sikur kjo tokë, ky vend , Kosova të ishte tokë e askujt (terra nullius).

Filluan të ndërtoheshin dhe inaguroheshin thujase në të gjitha vendbanimet rurale gurthyese pa as edhe një kriter, duke e ndotur ambientin jetësor, helmuar ajrin dhe rrënuar qëllimisht habitatin e botës bimore dhe shtazore .

Shfrytëzimi i tmerrëshëm i zhavorit të lumenjëve me të cilët dikur Kosova krenohej, nga ndërmarrës të pa përgjegjegjëshëm të lidhur me interesa të politikanëve në pozitatë më të larta shtetërore, lumnjëve të Kosovës i'u kanë dhënë një pamje sikur këta lumenjë të ishin goditur nga ndonjë cunam shkatërrimtar me pasoja të pariparueshme asnjëherë...

Për ta hetuar se sa të dëmshme janë guarthyeset për ambijetin jetësor dhe shëndetin në përgjithësi të qytetarëve do duhej të vizitohej teritori i komunës së Malishevës , për të mësuar se sa shumë gurthyese ka në këtë komunë dhe se si këto guarthyese në vazhdimësi aq tmerrsisht  po e degradojnë ambentin jetësor  dhe dëmtojnë shëndeti e popullatës në këtë anë të Kosovës.

Vetëm Malisheva  nuk paraqet përjashtim, sepse gurthyese ka gjithandej në vendbanimet e Kosovës, të cilat pa mëshirë po e ndotin ambientin, jetësor , dëmtojnë shëndetin e popullatës dhe  po i rrënojnë vlerat më sublime të bukurive magjepse natyrore  të Kosovës...

Një  popull, i cili lind fëmijë  dhe nuk interesohet për  ruajtjen e ambientit jetësor për një jetë të shëndetshme për ta, ai popull, e dëmton të ardhmen ambientale, pa të cilën fëmijët e tyre nuk mund ta gëzojnë një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.

Për fatin e keq, ambienti jetësor në Kosovë, bukuritë natyrore dhe ajri i pastërt  pa të cilat nuk mund të merret me mend ekzistenca e shëndetshme e popullatës po degradon në mënyrë të tmerrshme nga Qeveritë e njëpasnjëshme  për interesa të tyre shkatrrimtare dhe antikombëtare .

Nëse nuk ndërprehet ky degradim i ambientit jetësor në Kosovë dhe nuk angazhohen ekspert për t'i  rinovuar të gjitha ato plagë të thella të cilat i janë shkaktuar deri më tani ambientit jetësor dhe bukurive natyrore në përgjithësi, Kosova vendi i ynë dikur i mrekullushëm do të shndërrohet në një ambient jetësor, në të cilin nuk do të mund të jetonin as njerëzit , as kafshët dhe as bota bimore...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat