Ata të cilët i humben zgjedhjet e fundit të parakohshme , për ta dezinformuar popullin , thonë se z. Kryeministri Kurti , kinse na qenka anti Amerikan, sepse sipas logjikës tyre mendojnë se, duke trumpetuar se z. Kurti, nuk po bashkëpunon me SHBA-të, do mund t'i kthehen më shpejtë pushtetit.
Z. Kurti, në asnjë variant nuk është anti amerikan, por në pozitën e Kryeministrit të vendit , e ndijen obligim moral dhe kombëtare të mbrojë interesat e drejta të Kosovës në raport me qëllimet hegjemoniste dhe kolinialiste të Serbisë ndaj Kosovës.
Nuk do të jetë larg koha , kur do të bindet opozita aktuale ,se z. Kurti, nuk është as anti Amerikan dhe as anti Europinë, siç pretendojnë kundërshtarët politikë të zotit Kurti, për t'ia atrubuar një status të tillë të pa qenë, kjo u pasqyruar në mēnyrën më perfide në zgjedhjen e Kryetarit të PDK-së, z .Memli Krasniqit , përveç tjerash ca pedekista thanë se PDK, pas këtyre zgjedhjeve do ta luftojë qeverinë Kurti, ndonëse sipas llogjikës politike të tyre kjo Qeveri është në rrugë të gabuar , edhe pse nuk ishin në gjendje të prezentonin qoftë edhe një fakt të vetëm.
Ajo që tani e kanë kuptuar qytetarët e Kosovës, pa varësisht se çka pohojnë kundërshtarët politikë të qeverisë Kurti, dhe vetë Kryministrit Kurti, është se qeveria Kurti, po e lufton korrupsionin, krimin ekonomik të orgonizuar dhe shumë fenomene tjera destruktive ,të cilat janë pasojë e keqëverisjës së atyre partive të cilat sovrani i ndëshkojë me votë në zgjedhjet e fundit të parakohshme të 14 shkurtit 2021. duke i detyruar që të qendrojnë gjatë në opozitë derisa të binden se një ndëshkim të tillë e kanë merituar .
Në qoftëse partitë opozitare refuzojnë të bashkëpunojnë me pozitën për interesa madhore të vendit, gjatë do të qendrojnë në opozitë dhe e kanë apsolutisht të pa mundur që t'i fitojnë zgjedhjet parlamentare edhe pas katër vitësh.
Ishte tragji-komike thënja e Kryetarit aktual të LDK-së, Abdixhikut se Qeveria Kurti ishte reprizë e PRONTO 2, duke harruar se partia e Abdixhikut gjatë e kishte qeverisur vendin me partinë e PRONTO 1, dhe bashkarisht janë përgjegjëse për shumë të këqia me të cilat me pa tjetër sot duhet të ballafaqohet Qeveria Kurti.
Qeveria Kurti , po punon natë e ditë, prej që ka filluar të qeverisë vendin ,Kosovës ka filluar t'i vije era shtet, prandaj edhe nuk ka kohë për t'u marrë me thashethëmnajatë e kundështarëve të tij politikë dhe të partive opozitare, të cilat e kanë të pa mundur të pajtohen me humbjen e pushtetit.
Z.Abdixhiku, parase të kritikonte Qeverinë Kurti, do duhej të merrej me eliminimin e shumë defektëve brenda partisë së tij LDK, të cilat dikur partinë më masovike në Kosovë , sot e kanë fundos në fund t'pusit dhe shumë vështirë e ka për t'u restauruar në nivelin në të cilin ishte dikur.