Dialogu dhe çështja e njohjes së Kosovës nga Serbia vlerësohet si njëra ndër përpjekjet e gjertanishme më të vështira ndërkombëtare. Dhe duhet vlerësuar, si njëra ndër sfidat më të vështira që kishte Kosova që nga Rambuje.
Në politikë nuk ndodhë asgjë me rastësi
Dialogu vazhdon me ndërmjetësimin e BE, pra Josep Borrell, Përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, njihet për deklaratat dhe veprimet e tij shumë kontradiktore po dhe skandaloze diplomatike karshi Kosovës. Që të dy nga vendet që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo jo si rastësi ?! Josep Borell, megjithatë do të paraqitet paksa më diplomatik, përkundër Lajçak që do karakterizohet me një varg skandalesh.
Pas skandalit me hartën dhe jo vetëm , në të cilën Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, tani Miroslav Lajçak i cili vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën dhe që përkrah Serbinë, ka befasuar me përgjigjen e tij ndaj një pyetje lidhur me besimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Një hulumtues nga Forumi Ballkanik ka deklaruar se i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kur është pyetur për liberalizimin e vizave të BE-së me Kosovën, është përgjigjur kësisoj: “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”. “E pyeta Lajçakun se pse liderët e Ballkanit Perëndimor duhet t’iu besojnë premtimeve të BE-së, përderisa BE-ja ka dështuar që të liberalizoj vizat për Kosovën dhe të nisë bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përgjigjja e tij ishte e neveritshme: “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”- Behariç në Twitter.
Para pak kohësh, në pyetjet e gazetarëve ,se kur Sllovakia do e njohi Kosovën, kështu përgjigjet Lajçak:
“Do doja të të përgjigjesha, jo si zyrtar i Bashkimit Evropian, por si ish ministër i punëve të jashtme i Sllovakisë, e cila është njëra ndër pesë shtetet që nuk kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Kur më është shtruar pyetja , dhe këso pyetje më kanë shtruar shumë herë ,se kur Sllovakia do njohi Kosovën, jam përgjigjur: më jepni lajme të mira – aso, që unë mund të shkoj në parlament e të them se si ka ardhur koha të rishqyrtojmë qëndrimin tonë. Pa dyshim, lajme të mira duhet të ishin marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e raporteve”, kishte deklaruar diplomati i BE Lajçak.
Më tej kishte thënë, se si zyrtarët e lartë e shteteve që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës me shumë kujdes po përcjellin përparimin e dialogut, me seriozitetin më të madh. Këto shtete nisin nga qëndrimet e tyre se: “ Ajo që për Serbinë është e mirë dhe e pranuar – është edhe për ne “ dhe më tej se “nuk janë të interesuar që me qëndrimet t´i kundërvihen mendimit të Beogradit”, ka deklaruar Lajçak.
Miroslav Lajçak është një demagog shkëlqyer. Një zyrtar klasik i Brukselit i pozicionuar lartë.
Paga e mirë, përtypja e mirë, ….
Byrokracia e Brukselit është një gangrenë klasike.
Kryeministri i vendit Albin Kurti , më 23 qershor ,ka vizituar Francën, ku u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Presidenti i Francës thekson që Kosova të gjejë kompromis për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë. Presidenti Macron nuk pati zotim për liberalizimin e vizave, por kërkon zotim nga Kosova për kompromise në dialogun me Serbinë, pra godet “thembrën e Akilit” ,me të njëjtin akord me presidentin serb Aleksandar Vuçiç , theksojnë “kompromiset.” Nga kjo vizitë jo se kishte pritshmëri, kur është e ditur se Franca ka mbajtur përherë lidhje tradicionale ,po dhe i qëndron si aleate Serbisë, që nga luftrat që Serbia zhvillonte.
Franca ka njohur Kosovën dhe sot për paraqet shtetin mik. Po atëherë, përse vazhdon Presidenca në Pallatin Presidencial “Elysee” të mbështes Serbinë ? – Tradita e lidhjes vazhdon! Të kujtojmë se lufta në Bosnjë mund të përfundonte brenda pak javësh,mund të pengohej edhe gjenocidi në Srebricë, por, për këtë mungonte vullneti politik, para se gjithash nga politika shtetërore e Francës, e cila në ato vite lufte ishte rreshtuar në anën e „agresorit“, duke zgjatur agoninë e luftës në B & H, marrë parasysh edhe dëmtimin e reputacionit të sajë ndërkombëtar, në mos përmbushjen e detyrës në misionin e Kombeve të Bashkuara.
Këtë e kishte deklaruar, qëndrim i tij, Guillaume Ancel, ish oficer francez. Fajtor për këtë ishte Franca,thoshte Ancel,e cila nuk dëshironte të konfrontohej me forcat serbe, forcat serbe vritnin civilët, të bindur se nuk do ndëshkohen përderisa në krye të UNPROFOR-it të jetë gjenerali francez Bernard Janvier. Këtë, me shumë konstatime tjera që përshkruajnë politikën e franceze gjatë luftës në Bosnjë, Ancel ka shkruar edhe librin “Era me acar mbi Sarajevën”, këto deklarime Acel i kishte thënë në intervistën për “Al Jazeera Balkans”,në 25 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit.
Dhe do vazhdonte: “Ne kishim ardhur me detyrë që të zbulonim dhe të asgjësonim artilerinë serbe që bombardonte Sarajevën, por shpejtë kuptuam se misioni ynë ishte bllokuar nga politika që udhëheqte Elysee ,Presidenti François Mitterrand, kjo e cila mbronte sebët, përkundër faktit se mu këta ishin agresori në këtë konflikt”. Në pyetjen,se a qëndron e vërteta,se vizita e Presidentit Mitterrand në Sarajevë 1992,qëllim primar kishte të evitoj intervenimin ushtarak ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovinë? Alcel për “Al Jazeera Balkans”, përgjigjet - po! Oficeri është dekoruar nga Presidenca me Dekoratë Legjioni të nderit, për thyerje urdhri. Në vitin 1999, po Franca do lejonte edhe ndarjen e Mitrovicës.
Nga presidenti Macron, nuk është ofruar liberalizimi i vizave, nga që si koncesion për lëshime, Kosova duhet të bëjë për Serbinë! Kryeministri ka pranuar "të keqen më të vogël"- mos liberalizimin e vizave dhe ka refuzuar kompromisin me Serbinë. Pra ka refuzuar Asociacionin dhe eksterritorialitetin serb në Kosovë. Kryeministri bëri zgjedhjen e tij të pritshme. E dhimbshme është edhe mosrealizimi i vizave. Por nëse vizat nuk liberalizohen për një ndërkohë, një kryeministër i përgjegjshëm nuk sakrifikon sovranitetin e vendit.
Presidenti i Francës nuk pati zotim për liberalizimin e vizave, por kërkon zotim nga Kosova për kompromise në dialogun me Serbin është ajo thembra e Akilit e cila duhet te goditët. Kjo do te thotë më fjalë tjera Kosova duhet te bëjë kompromise përkitazi me Asociacionin ne këmbim te vizave. Po kjo, është një lojë e tyxharëve tokash ne dem të Kosovës.
“Dashuria e qeverisë së Shqipërisë për Amerikën nuk ka asnjë kuptim pa dashurinë e qeverisë së Shqipërisë për Kosovën.”
Dihet me pare, në Francë janë takuar shumë herë ndoshta dhe pa protokoll edhe presidenti i Serbisë Aleksandëe Vuçiq dhe ai i Shqipërisë Edi Rama. Se për çfarë është diskutuar ne këto takime kurrë nuk u bënë transparente, por me siguri për Kosovën dhe dialogun e sajë me Serbinë, por edhe për ndonjë kurth qe duhet bërë Kosovës për ndonjë kompromis të mundshëm te saj.
Situatën në Ballkanin Perëndimor e bënë të komplikuar dhe “ndikimi malinj” rus. Rusia është tradicionalisht e lidhur me traditën ortodokse panslaviste me Serbinë dhe Republika Srpska.
Sikur BE të vepronte, si që bëri Ministri i jashtëm i Kroacisë Grliç Radman në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratislavë i cili bëri ftesë, vendeve që nuk e kanë njohur, që ta njohin pavarësinë e Kosovës „Kroacia fton dhe u jep shtytje pesë anëtarëve të BE që ta njohin Kosovën, ngase kjo do kontribuonte stabilizimit të rajonit dhe vetë Kosovës”.
Ministri më tej, për këto rrethana, deklaron :“Tërësia territoriale e shteteve të Ballkanit duhet respektuar dhe ruajtur, që do thotë pa ndryshime kufijsh, ashtu si muajt e fundit dëgjuam për shumë non-papera famoz e që ishin të drejtuar në këtë drejtim”. Dhe si përfundim, bazuar në premisat e shtruara, mund të shtrohen më faktet për pranimin e Kosovës në NATO ,kjo do duhej të pranohej nga të gjitha anëtaret e Paktit Veriatlantik!
“Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë!”- Gjergj Fishta
Në rrethanat e tanishme kur Kosova si shtet po ballafaqohet me dialogun me Serbinë, presionet që vazhdojnë të ndodhin, lidhur me arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe obligative që duhet përfunduar me njohje reciproke dhe kur e ardhmja është jo e qartë, është domosdoshmëri që të gjithë akterët politik, pushtet dhe opozitë, të lënë anash interesat partiake dhe personale dhe gjithë fuqinë dhe energjinë ta drejtojnë në arritjen e një konsensusi politik të përbashkët.
Pas takimit me kryeministrin Kurti, Ramush Harajdinaj deklaroi se “i lamë anash rriqnat partiake, dhe diskutuam për temën e dialogut e cila nuk është privilegje e asnjë partije, por është me interes kombtar qe u takon te dakordohën te gjithë pozitë dhe opozitë” - Nga ana tjetër i bënin sulm?!
Kishim dhe tjetër ,U.D i PDK Enver Hoxhaj i ndikuar nga “shefat” e tij në Hagë nuk pati guximin e as kurajën të deklarohet e të marri pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri rreth rinisjen e dialogut. PDK, si parti ,rreth dialogut kurrë nuk ishte deklaruar kundër ideve të për ndarjen, copëtimin apo korrigjimin e kufijve dhe kompromiseve te dhembeshe me Serbinë qe Hashim Thaçi haptazi ishte dakorduar me Vuçiqin sa ishte në dialog, në kohën sa udhëhiqte dialogun.
Kurse partia e LDK e Lumir Abdixhikut mori guximin duke deklaruar se do te takohet me Kurtin për të diskutuar lidhur me dialogun me Serbin çfarë u tregua me shumë përgjegjës për temat me rendësi nacionale për vendin.
“Më ruaj zot nga miqtë, nga armiqtë ruhem vetë”
Të gjitha këto tregojnë për sfidat më të cilat ndeshet sot, po dhe nesër, Kryeministri Albin Kurti nga jashtë dhe brenda vendit. Jo se do duhej të kishte mbështetje të fuqishme nga brenda, jo vetëm nga opozita po dhe mediat, por mjerisht ndodhë e kundërta – ia dëshirojnë dështimin?!
Po çfarë ishin reagimet e opozitës për dialogun që ndodhi? Po, ishin në plotëni dhe me të njëjtin takt të agjendës serbe, jo se ta mbështetnin por me plotë kundërshti, këto duhet të heshtin kur kihet parasysh se mu këto e sollën në këtë gjendje Kosovën. Këto e sollën në pazare politike vendin.Jo se do thonin diç, po vetëm shpërfaqen averzionin që kanë ndaj kryeministrit Kurti. Ishin, janë dhe do mbeten parti të pareformuara, heq LDK e cila jep shenja të reformimit të një partie normale. Të tjerat do humbin kredibilitetin moral dhe politik me diskursin e mbrapsht që po vazhdojnë. Deklarimet e tyre janë turpi i skenës politike në Kosovë.
Po, a po i bartë Kosova pasojat e marrëveshjeve të dëmshme të nënshkruara nga delegacionet e mëhershme të Kosovës në Bruksel? Thuhej se edhe Çakorri ishte kusht për liberalizimin e vizave, por Mali i Zi mori territor, e Kosova u gjëmtua. Marrëveshja për asociacionin e komunave serbe në 2013 dhe 2015 që sot rëndojnë mbi Kosovën! Pse ndodhi kështu? – Për këtë duhët përgjigjur Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Harajdinaj. Si absurd, po këta kërkojnë përgjigje për këtë nga Kryeministri Albin Kurt?!
Ja shpjegimi për këtë:
“Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plotë venitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij, i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër.” Mit’hat Frashëri. Dhe kjo tani qëndron si aksiomë për partitë opozitare.
Kryeministri Albin Kurti, përkundër gjitha sfidave, do qëndroj konsistonte si shtetar, e për interes të shtetit të Kosovës, përkrah do ketë tani më Shtetet e Bashkuara të Amerikës.