Subjektet politike që i humben zgjedhjet e fundit të parakohshme më shumë duhet të merren me vetveten se sa me Qeverinë Kurti.
Shumica e partive politike të cilat keq i humbën zgjedhjet e fundit të parakohshme, para se të kritikojnë Qeverinë aktuale Kurti, do duhej të merreshin me rikuperimin e plagëve politike të cilat ua kanë shkaktuar partive të tyre, sa me qëllim po aq edhe nga pakujdesia.
Në të kundërten, do ta kenë të pamundur për të krijuar besimin e qytetarëve që edhe pas 4 (ketër) apo më shumë vitësh t'ua besojnë qeverisjen e vendit.
Zatën, asnjë subjekt politikë me llafologji, propogandë frazologjike kundër qeverisë Kurti, nuk mund krijojë huti te qytetarët për t'iu besuar se kanë ndryshuar për të mirën e vendit dhe të mirën e qytetarëve.
Ajo që duhet të bëjnë partitë politike të cilat i humbën zgjedhjet e fundit të parakohshme, për të shpresuar se përsëri mund t'i kthehen pushtetit është, t'i evitojnë të gjitha ato shkaqe dhe anomali të cilat ndikuan që t'i humbnin zgjedhjet e fundit të parakohshme, të bashkëpunonin me pozitën për interesat madhore të vendit dhe në të gjitha ato veprime dhe zgjidhje në të mirën e vendit të pozitës t'i bashkohen pozitës.
Sepse vetëm kështu mund të krijohet bindja e qytetarëve se kemi të bëjmë me një opozitë konstruktive e cila angazhohet për të mirën e vendit dhe për zgjidhjen e hallëve të qytetarëve, kjo është mënyra me adekuate për t'i mundësuar opozitës që përsëri t'i kthehet qeverisjes së vendit, e jo propoganda komuniste kundër qeverisë aktuale Kurti, e cila përveq tjerash po shkakton indinjatë edhe te qytetarët.