Sërish mbi dialogun...!

Opinione

Sërish mbi dialogun...!

Nga: Agron Shabani Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:24
Agron Shabani

Për ata që i njohin sadopak çështjet ose aspektët shkencore ose politologjike të marëdhënieve, marrëveshjeve dhe obligimëve të njohura botërore ose ndërkombtare: E kanë të njohur ose të qartë faktin se Kosova dhe shqiptarët, në çastin ose momentin, kur kanë pranuar të ulën në tryezën (tavolinën) e bisedimëve pa kushte ose pa kurrfarë kërkesash ose kushtëzimësh paraprake ndaj palës serbe, në menyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme, kanë hequr (çuar) dorë nga kërkesat absolute ose maksimaliste. Domëthënë, nga diskursi ose narrativi esencial (substancial), absolut ose maksimalist, kanë kaluar në diskursin ose narrativin relativ, optimal ose minimalist "në emër të paqës dhe pajtimit historik me Serbinë", si thonin dikir me mburrje dhe krenari të pafshehur inflatore dhe inflamatore Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa, Blerim Shala, Skënder Hyseni, EditaTahiri dhe plot të tjerë.

Kjo nënkupton se politika dhe diplomacia kosovare, nuk i kanë më në dorë atutë, argumentët ose letrat e forta në raport me Serbinë si dikur.

Se këndejmi, nga dialogu ose bisedimët e njohura (maratonike) me Serbinë në Kumanovë, Vjenë, Bruksel, Uashington dhe gjithandej, rodhën edhe kompromiset ose koncesionet e njohura politike, administrative, juridike dhe të tjera si "demarkacionet kufitare" me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, ç'armatosja ose demilitarizimi i UÇK-s dhe transofrmimi i saj në TMK-s, asociacioni i pavarur i komunave serbe (dodik relublka serbe) në veriun e Kosovës ose Mitrovicës, enklavat, apendiksët ose "eldoradot" serbiane gjithandej Kosovës....U ngritën ose themeluan edhe i ashtuquajturi "drafit famoz" i Christopher Hillit dhe të tjerëve mbi ndriçimin dhe denimin e barabartè tè "krimëve të luftës, të kryera nga UÇK-s dhe ushtria e policia serbe", së bashku me tribunalin e Hagës ose gjykatën speciale dhe kështu me radhë ...!

Dialogu, pos tjerash i nënkupton edhe kompromisin, koncesionin, konenzusin etj....Apo?!

Kosova dhe shqiptarët, si duket akoma nuk dijnë t'i lëxojnë, njohin, kuptojnë dhe respektojnë ligjët, rregullat, protokolet, marrëveshjet dhe obligimët ndërkombtare ...!?

Nda, mëqe sipas H. Bergsonit dhe E. Frommit :"ne e vlerësojmë intelektin ose itelegjencën e njeriut, si gjenë, resursin ose asetin kryesor tek njeriu, dhe ne e dijmë se nuk ka ekskurs, diskurs, proces, fenomen, paradoks ose reaksion qytetar, fetar, kulturor ose politik, të cilin intelgjenca ose elita e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike, nuk mund të japin spjegimin, definicionin ose përgjigjën e duhur shkencore ose humaniste, si dhe nuk ka inferioritet ose maliciozitet të cilin, nuk mund të riparojnë dhe kompenzojnë", atëherë do theksuar në vazhdim se njerëzit, politikanët, diplomatët ose njerëzit e mençur, intelektual, profesional ose intelegjent, flasin të matur dhe në distancë mbi luftën ose konfliktin, mbi popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë etj. Sytë e tyre shohin dikund largë ose tepër thellë, dhe brenda algjebres ose alfabetit të tyre e kanë të lartën, të njohurën, tnë pranuarën, të mençurën, të zgjuaren, ekselenten, sublimën, madhështorën, racionalen etj. 

Ata flasin ose dialogojnë me gjuhë të zgjedhur ose elokuente, si dhe me rropatje ose "përplasje indiferente" qerpikësh që mezi presin fundin ose epilogun e një dialogu (monologu) maratonik me Serbinë etj. Duke i njohur, lëxuar dhe kuptuar ngjarjet, mesazhet, interesat, aspiratat, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjes ose ndodhjes së bashku me "figurat supreme" ose "madhështore" që i zotèrojnë edhe "mbretëritë e yjeve" së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit! 

 Edhe mbi ato koka të përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës, si dhe mbi qafen dhe kurrizin e thyer ose lakuar, poshtë krahut të së ciliave, si gjithëmonë...edhe sot, prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur, të rrudhur, tkurrur, stërkequr ose çoroditur të kombit dhe atdheut.

Ndryshe nga kjo, morali origjinal ose autentik, sipas Jean Paul Sartërit, Albert Camys etj, në radhe të parë është manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ai iu ndihmon individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, vendimëve dhe reagimëve të tyre.

U mor vesh se gërat më të rrezkishme dhe më të shëmtuara për politikanët e ndryshëm ditor ose periodik në Prishtinë, Tiranë ose Beograd (Ballkan)-janë mburrja dhe krenaria e tepruar pa vlerat, cilësitë, atributët, prerogativet ose meritat paraprake. 

Kjo sidomos atëherë kur epshët ose vullneti i tyre për të sunduar, dominuar ose qeverisur, bëhen sëmundje ose pavetëdije individuale dhe kolektive, për faktin se ata gjithëmonë gjejnë strehën ose audiencën e tyre tek shtresat ose kategoritë më të varfëra, me të pazhvilluara dhe prapambetura të shtetit dhe shoqërisë.

Kjo ndodhë për faktin se në shtratin ose gjirin e madh të ngritjes ose promovimit tè tij mbi luftërat ose konfliktet e ndryshme  shtetrore, nacionale, politike, partiake, konceptuale, ideoogike, rajonale, krahinore ose provincialiste, lideri ose politikani shqiptar (kosovar), serb ose ballkanik, i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në "instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit të madh shtetror, nacional ose politik" -është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, terrorit, shantazhit, komplotit, forcës ose fuqisë së njohur sundimtare, ligjore, policore, luftarake ( ushtarake), apo represive, inkursive dhe reperkusive si mjet dhe si qëllim. 

E sidomos atëherë kur ai është në gjendje të shkel edhe mbi trupat e gjallë dhe të vdekur të rivalëve ose kundërshtarëve të tij, për t'i arritur dhe realizuar të gjitha planët, ambiciet dhe qëllimet e tij karieriste, profiteriste dhe të tjera në menyrë hipokrite, blasfemike, djallëzore, diabolike, demoniake ose satanike. Duke i përçare, hasmuar, tensionuar, inatosur dhe ndërsyer vazhdimisht, ose akoma më shumë popujt ose vendët (shtetët) e ndryshme të atij rajoni-kundër njëri tjezrit ose ndaj njëra tjetrës në emër të dofarë "kauzash" ose "ideologjishë" imagjinare, fiktive, spekulative, anarkoteorike ose anarkoindividualiste që i shpartallon ose davarisë mengjesi.

Ndërkohë që në kuadër të disonancës kognitive, linguistike ose aglutinative në mes 

shqiptarëve dhe serbëve, sipas të cilëve: " UÇK-s, Kosova dhe shqiptarët e kanë fituar luftën kundër Serbisë me ndihmën e SHBA-s ose forcave të Natos"( koncepti ose narrativi i njohur shqiptar), apo "Serbia e ka humbur luftën në Kosovë nga SHBA-s ose nga Natoja dhe jo nga UÇK-s!" (varianta ose narrativa serbe): Serbët dhe shqiptarët, gjegjësisht, Kosovën dhe Serbinë, automatikisht i kanë nxjerrur jashtë lojës përsa i përket peshës ose ndikimit të tyre esencial ose substancial në vendimarrje ose në epilogun final të dialogut të dialogut të mesipërm në fjalë në mes Prishtinës dhe Beogradit.

E keqja më e madhe në këtë histori është ajo se serbë gjatë dialogut të derisotëm me shqiptarët e Kosovës, sillën sikur të kishin fituar luftën e fundit në Kosovë, ndërsa shqiptarët, sikur të kishin humbur atë luftë!

Kjo me mundësinë ose narrativin e njohur sipas të cilit, galët ose francezët, pas dy luftërave të mëdha botërore, si dhe luftërave ose konfliktëve të tjera nga e kaluara,

gjetën paqën dhe "pajtimin historik" me gjermanët, vetëm pasi i morën krahinat ose rajonët e njohura (shumë të pasura me resurse natyrore ose nëntokësore) të Elzasit dhe Lorenës (Lotringisë)-nën adiministrim ose eksplatimin e tyre.

Ndërkaq, me anglezët ose britanikët, si duket u pajtuan pa kushte pas humbjeve ose disfatave të njohura në Vaterlo,Trafëlgar etj. Nejse...!

Siç dihet, në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së njohur politike, respektivisht, brenda "filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste", sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës", gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura filozofike ose politologjike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore. 

Tek e fundit, është fati ose ligji i dhembjes, frikës, ndëshkimit, sëmundjes, luftës, urisë, skamjës, varfërisë, vdekjës etj...që varet nga të gjitha gjërat tjera. Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit, pasivitetit, frikës, pesimizmit, iracionalitetit dhe fatalitetit tè antropomorifizuar...Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë. Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush. As Kosova dhe as Serbia.

Ndonëse, diversifikimi (diversiteti ) ,universalizimi (universaliteti ), globalizimi (globaliteti ) dhe multilateralizimi (multilateraliteti) i marëdhëniëve dhe raportëve të sotme kontinentale (europiane) dhe interkontinentale (gjithëbotërore): në një masë tepër të madhe u kanë shkuar për shtati bashkëpunimëve, koperimëve, aleancave , konvërgjencave, fuzionimëve dhe transaksionëve të ndryshme kontinentale ose interkontinentale në kontekstin e njohur global ose universal. Kjo për faktin se në kushtët ose rrethanat e sotme moderne ose bashkohore të "tregut global" dhe një ekonomie të përgjithshme globale ose universale në nivel kontinental dhe interkontinental: Ekonomia e tregut në radhë të parë i përfshinë dhe nënkupton mekanizmat dhe instrumentët e njohura infrastrukturale, konjukturale, manufakturale dhe të tjera të tregtisë së jashtme së bashku me atributët, prioritetët dhe favorët ose benificionet e njohura monetare, sociale, industriale dhe ekonomike të tregut global të vlerave dhe kapitalit. 

Ndryshe nga kjo, sipas Kartës ( Deklaratës) Universale të OKB-së të firmosur me 25 prill ,përkatësisht, me 26 qershor të vitit 1945 në San Francisko të SHBA-së dhe Rezolutës së njohur të Këshillit të Sigurimit të OKB-se( Nr. 1815) të kodifikuar dhe ratifikuar me 18 dhjetor të vitit 1962 , si dhe në bazë të një sërë konventash dhe rezolutash të tjera botërore ose ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e njohura globale ose universale të njerëzve, popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej kontinentit dhe globit tonë tokësor: Pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetëror dhe nacional , koekzistenca paqësore, liritë, të drejtat dhe barazitë e njohura shtetërore dhe nacionale së bashku me njohjen dhe respektimin e ndërsjellë ose reciprok të lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të lartëpërmendur shtetëror, nacional, teritorial dhe politik në mes vendëve dhe popujve të ndryshëm kudo në botë: Paraqesin si të thuash rrënjët, themelët ose fundamentët (bazamentët) kryesore ose substanciale të shtetëve dhe shoqërive të pavarura, sovrane, integrale, qytetare dhe demokratike kudo në botë. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe disajnin ,arkitekturën, strukturën ose superstrukturën e njohur institucionale dhe konstitucionale së bashku me edukatën, kulturën, arsimin, profesionalizmin, etikën, estetikën, rezonansën, kohezionin dhe performansën e njohur shtetërore dhe institucionale të cilat së bashku me korin e njohur politik dhe diplomatik, paraqesin degët ose segmentët (shtyllat) me të rëndësishme ose kryesore në kontekstin e njohur konjuktural ose konjuktivë të politikës së jashtme dhe diplomacisë. 

Aty i kemi edhe të drejtat dhe liritë e garantuara individuale ose kolektive së bashku me spontanitetin ,subjektivitetin, objektivitetin, individualitetin, ekskluzivitetin, reflektimët e ndryshme objektive dhe subjektive, intimitetin, dinjitetin, imunitetin, sovranitetin dhe integritetin e garantuar politik dhe juridik të lidershipit të njohur shtetëror, nacional dhe politik të një shtetit të pavarur dhe sovran që paraqesin çelësin ose formulën kryesore të edukatës, kulturës dhe një demokracie të zhvilluar, të pavarur (sovrane), integrale, parlamentare ose pluraliste. 

Boshti  kurrizor i secilës etikë shtetrore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike, është aftësia ose zgjuarsia për universalizimin dhe globalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve të njohura shkencore dhe humaniste. Kjo do thotë se për të patur një karakter dhe shtrirje të përgjithshme (globale), etika e lartë shtetrore dhe nacionale, duhet të jetë universale. Ngritja, projeksioni dhe ndërtimi i një etike globale (universale) dhe humaniste. Domethënë, një gjakim i ri për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

U mor vesh se sa më precize dhe racionale të jenë marrëveshjet e ndryshme ose deklaratat, aq më të prirura dhe më të qarta do jenë ato për t´i identifikuar dhe definuar në mënyrë konkrete dhe pozitiviste të gjitha ato çfarë i duhen shtetit, pushtetit dhe rregullimit të gjithëmbarëshem shoqëror, qytetar ose poitik në Kosovë, Serbi a dikund tjetër.

Në fakt, sipas Siegmund Freudit: ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar, konzervuar ose ambaluzhuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata. 

Ndonëse, prej respektit ose dashurisë së idealizuar, valorizuar ose glorifikuar ndaj shefit ose padronit, ndjekësit dhe viktimat, shpesh ose vazhdimisht e duan njëri-tjetrin.

 Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale ose racionale në fushën ose terrenin e arsyes dhe ndërgjegjjes, gjithënjë sipas Frojdit (Freud): është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose iracionales - përreth të së cilës gjithëçka nga "parimi edipian" duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figurat prindërore. Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore kundrejt nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje ndaj babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten) si kompeks malicioz dhe surrogativ. Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit: Domethënë "kompleksi evolutivë" i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, do duhej të tejkalohej. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kanë kaluar në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi (individi) ose kolektivuteti, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe moralisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar tèrèsisht zhvillimin e tyre.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat