A do të ndryshohet imazhi i PDK-së, me ritmin e rrugëve

Opinione

A do të ndryshohet imazhi i PDK-së, me ritmin e rrugëve

Nga: Dedë Preqi Më: 4 korrik 2021 Në ora: 15:54
Dedë Preqi

Është një thënje e rrallë dhe shumë interesante, që thotë, nuk ka rëndësi nëse i keni bërë keq dikujt, në qoftëse keni mësuar të mos bëni më ndoshta edhe më keq.

Nëse koha që kemi përpara ka krijuar një çartësi të frikshme për partitë politike në Kosovë, por njjë reflektim i tillë ka krijuar edhe një element të shëdoshë, sepse nuk mund ta përjashtojmë mundësinë e ndikimit të rrethanave, që ato do na diktojnë rrugën e cila na nxitë të ndërrojmë kahen dhe përmbajtjen, ose do na kërcënon përbrenda, sa do që kujtojmë se kalaja duket e fortë, ajo do të plasohet shumë shpejtë.

Imazhin e partive politike në Kosovë, do e hasim kudo me një shqetësim të madh, duke filluar që nga LDK, si parti pishtare dhe e para që iu kundërvu një sistemi monist, e cila udhëheqej nga lideri historik Ibrahim Rugöva, mirëpo mbas presidentit historik, kjo parti përjeton turbulenca të njëpasnjëshme dhe shqetësuese të një tjetërsimi të saj organizativ e fizionomik, nga udhëqës egoist, dhe njerëz që i plotësuan apetitet e veta dhe punuan vetëm për pushtet të vet.

Sigurisht se me ardhjen e Lumir Abdixhikut, në krye të LDK-së, kjo parti do të riparojë dalngadalë të metat e saj, që i aka krijuar paraardhësi i tij Isa Mustafa, me klanin e vet, e cila vetëm se e ka filluar efektshmërinë e menjëhershme në strukturë dhe përmbajtje organizative, dhe me një qëndrim unik, të cilit mund ti bashkangjitët çdo idhëtar i saj, që kohëve të fundit e kishte humbur besimin.

Prandaj, edhe PDK, sikur e ka kuptuar rrolin e «busollës» së vet, që e ka orientuar deri sot në anën e kundërt, duke e vendosur besimin qytetar në një pozitë të pa lakmueshme, me çrast jo vetëm PDK, por gjitha ato parti, të cilat në pushtetin e tyre e humbën besimin dhe autoritetin e vet përmes menagjimeve të dobëta dhe korruptive, ato edhe i ndëshkoi vota e popullit të vet.

Zgjedhja e kryetarit të ri të z. Memli Krasniqi, në krye të PDK, atij duhet ti qelën sytë dhe të kuptojë se ç’është në të vërtetë rroli i tij në krye të një partie opozitare më të madhe në vend, te aftësia e tij për të tejkaluar dhe ndryshuar rrethanat dhe akuzat që u ngritën ndaj anëtarëve të kësaj partie.

A do të ndryshohet imazhi i PDK-së, me Memlin, apo « ritmin e rrugëve» , siq e ka nisë rininë e tij me muzikë dhe tani i pjekur me një bagazh dhe përvojë në politikë?

Mund të përqendrohemi në aspekte nga më të ndryshmet, megjithatë nuk mund të marrim një përfundim të prerë, ku progresi mund të mbështetet në konceptin dhe dobinë e një njeriu të çfarëdo qoftë, pa vullnetin dhe angazhimin e gjithmbarshëm, njëkohësisht duke u çliruar edhe nga anëtarët e klanit vjetër, siq është ai i «prontos», që më vete bart peshën e shumë përgjegjësive ndaj këtij populli dhe këtij shteti.

Tani e ka radhën AAK, të ndodh një gjë e tillë e reformimit të saj, që të realizohet në dobi të partisë për ti dhënë forma të reja strukturore dhe organizative, por edhe në dobi të shtetit të Kosovës, që kuadri i këtij vendi të merr një tipar të ri dhe të veçantë me udhëqjen e gjeneratave të reja dhe intelektuale, që në rrethanat tona do të ishte mundësia më adekuate për të ngjallë dhe përtëri shpresat e qytetarëve të këtij vendi.

Ndërmjet këtyre poleve politike dhe partiake gjendet LVV, e cila mundëson daljen nga vetëvetja, përmes formave dhe metodave të ndryshme, ndoshta ndonjëherë jo lakmuese, por duke e ruajt imazhin e kauzës së vet që përmbanë një fuqi simbolike dhe depërtuese nga një këndvështrim ekzistencial dhe në favor e vlerë të këtij vendi, që paraqesin përpjekjen dhe filozofinë e çlirimit nga uatoritetet e pushtetit dhe një klani politik i lidhur ngusht me krimin njerëzor, krimin ekonomik dhe korrupsionin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat