Duket se jemi ende në kohën e ekzibicionistëve dhe narcisoidëve politik.Nuk e di a keni vërejtur lexues të nderuar se më shumë njerëz të krisur po rrethohemi.Na është mbushur jo vetëm rrethi, por edhe Kosova e vogël me njerëz narcisoid, me egoist e njerëz vulgar…Nuk ka më keq në këtë botë se kur jetën e bëjmë sipas regjisë së tjetrit.
Si rrethi ku jetojmë, mbarë shoqëria së bashku me medie të shkruara dhe rrjete sociale na është mbushur me narcisoid, me egozima të çdo lloji.Të gjitha këto janë dukuri që na dërgojnë në fatkeqësi.Për disa njerëz nga ish pushteti duket se sa më e keqe gjendja , aq më mirë është për ta. Kjo është logjike sa qesharake , e tejdukshme, logjikë e njerëzve jo shumë të mençur.
Egzibicionistët , narcisoidët, shumë na kanë ngushtuar hapësirën dhe po bëjnë përpjekje të na bindin se ajo çka po bëjnë është e mirë.Kjo çka po na ofrojnë është ajo çka na kanë ofruar për 20 vite. Dhe, cili është rezultati?
Më i dobët nuk ka Kosovës i duhet një tjetër angazhim politik, një tjetër qasje edhe të mjeteve të informacionit dhe të rrjetëve të ndryshme sociale. Mjaft është bërë më antivlera në këtë vend.
Kanë mbetur si fluskë sapuni fjalët për Lirinë , Drejtësinë…Në çka është e mundur të besohet? Të besohet në programe konkrete politike dhe ekonomike, të bësohet në rezultate… Të gjitha arrihen vetëm më punë, e jo më fjalë ...