Europa nuk është në gjendje të ndikojë në arritjen e një marrëveshje të drejtë paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë, pa ndërhyrjen e SHBA-së.
E njëjta Europë është përgjegjëse për tri gjenocidë të Serbisë kundër popullit shqiptarë dhe as një herë nuk ka arritë të ndëshkojë Serbinë për krimet makabre të luftës dhe krimin e gjenocidit anti shqipëtarë .
Jo vetëm kaq, por kjo Europë, me ndërhyrjen e shtetëve më të fuqishme të saj ka bërë copëtimin e tokave shqiptare dhe dhurimin e këtyre tokave shtetëve fqinjë të Shqipërisë, pjesën më të madhe Serbisë, Greqisë dhe Malit Zi, dhe për këtë pa drejtësi kaq brutale , Europës as njëherë nuk i ka shkuar mendja që se paku të thotë se Shqiprisë dhe shqiptarëve dikur i janë bërë pa drejtësi tmerrsisht tronditëse.
Pa ndërhyrjen dhe ndihmen e Amerikës , sa për Europën sot nuk do të kishte as Shqipëri dhe as Kosovë.
Është Presidenti Amerikan Willson, i cili kur Europa kishte vendosur ta coptonte Shqpêrinë dhe tokatë e shtetit shqiptarë t'iau ndante shtetëve fqinjë të Shqiprisë, Serbisë , Greqisë , Presidenti amerikan Wilson , pasi mori një letër nga një grup studetësh shqiptarë të cilët në atë kohë sdudjonin në Univerzitetin e Vjënës në Austri, dhe e lusnin presidentin Amerikanë që ta shpetojë nga coptimi dhe zhdukja Shqiprinë si shtet nga fuqitë Europiane në krye me Rusinë Imperjaliste .
Presidenti Amerikanë Wydron Wilson i tha jo coptimit të Shqiprisë ,prandaj edhe sot Shqipëria është shtet Sovran dhe i pavarur në mesin e shtetëve të rajonit të Ballkanit.
Një fakt duhet ta kuptojnë përfundimisht negociatorët Kosovar në negociatatë Kosovë - Serbi ,për Arritjen e një Marrëveshje paqësore në mes kêtyre dy shtetëve pas shumë konfliktëve shëkullore , se Europa nuk është e zonja për të garantuar Arritjen e një Marrëveshje të drejtë paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë, pa ndërhyrjen dhe këmbënguljen e SHBA-së, sikur edhe qindra vite të vazhdinin negocatatë Kosovë - Serbi, për shkak të pretendimeve teritoriale , kolinialiste , hegjemoniste dhe raciste të Serbisë ndaj Kosovës dhe albanofobisë të cilën të gjitha regjimet serbe e kanë patur në gjenët e politikave të tyre kundër shpiptarëve.
Kosovarët as njëherë nuk do duhej t'iu thonin jo negociatave me Serbinë, por përveq që nuk do duhej t'i bënin koncesione Serbisë nē dëm të shtetit të Kosovës , vëmendjen më të madhe do duhej t'ia kushton zhvillimit dhe focmimit të shtetit të Kosovës dhe thellimin e mardhënjeve të përhershme miqësore me SHBA-të.