Memli Krasniqi, kryetar i klanit “Pronto”, shkatërrimit të Kosovës!

Opinione

Memli Krasniqi, kryetar i klanit “Pronto”, shkatërrimit të Kosovës!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 4 korrik 2021 Në ora: 22:03
Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ashtu siç pritej, Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i PDK-së. Kjo gjë është ditur qysh para disa javësh, kur sekseri i Hashimit, Baton Haxhiu u shpreh pro Memlit që të jetë kryetar, duke e quajtur atë të duhurin për të parin e PDK-së. Ky ishte mesazh për kandidatët tjerë që mos të lodhen kot, Memli është përzgjedhur për të qenë kryetar.

Ashtu edhe ndodhi, nuk pati kundërkandidat tjetër, Memli i vetëm mori aminin e delegatëve në Konventën e PDK-së. Në fjalën e tij të parë si kryetar i PDK-së, Memeli në një fjalim të shkruar nga babit i tij, foli shumë por nuk tha asgjë, asgjë që ia vlente për të cekur. Veço këtu kur tha “ne e dijmë kush jemi”, edhe ne e dijmë shumë mirë kush jeni, në fakt dyshoj se ju e dini kush jeni. Ne e dijmë se jeni kanceri i shtetit, jeni e keqja më e madhe që i ka ndodhur vendit që pas çlirimit. Keni vjedhur ditë e natë, keni zhvatur, edhe në varreza të dëshmorëvë keni vjedhur. Ju jeni ata që keni detyruar mbi 200 mijë qytetarë ta lëshojnë Kosovën nga “qeverisja juaj e mirë” siç e cek me mburrje, pa fije turpi. 

Jeni ju që edhe vlerat kombëtare i keni nëpërkëmbur, dëshmorët i keni përmendur vetëm për të vjedhur. Memli, jeni ju që e keni larguar fotogranfinë e të madhës Nënë Tereza, nderit të shqiptarisë dhe gjithë botës.

Një kryetar si ju, është i duhuri për PDK-në, për këtë parti të krimit, të hajnisë, të kapjes së shtetit dhe nënçmimit të vlerave kombëtare.

Tanimë PDK është parti e dytë, nga dita e sotme ajo do të jetë e treta kurdo që mbahen zgjedhjet, edhe për shumë vite do të ngelet aty.

Memli nuk përfaqëson asgjë, përpos vlerave të rrugës nga e cila vjen. E pakta që mund dhe duhet të bënte kryetari i ri i PDK-së ishte të kërkonte falje, një kërkim falje për gjtihë të këqijat që u ka bërë qytetarëve të vendit, për shpresat e rrënuara, për gjithë ata qytetarë të cilëvë ua ka vrarë ëndrrat se edhe këtu mund të jetohet ndershëm. Një kërkim falje për aferen “Pronto” të cilët janë akoma në majën vendimmarrëse të PDK-së. 

Por jo, PDK dhe Memli janë i njëjti brum, brumi i të keqes nga e cila nuk mund të del asgjë e mirë. Njësoj siç ka dallur tanimë e 21 vjet. PDK-në e njohim shumë mirë se kush është, ajo parti e krimit, korrupsionit dhe te keqes së madhe. Memli, të njohim edhe ty kush je, një dështak i madh si ministër, si deputet dhe politikan, s'ka dyshime dhe një kryetar i dështuar i një partie që i ka bërë zullum të madh këtij vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat