Emërimi në pozitë të komisarit të UE në vend të z.Morgherini, të ministrit të jashtëm të Spanjës, të nacionalistit spanjo, Borrelli, është një vendim i gabuar i UE.
Këtë e tregoi ky nacionalist në raportet Spanjë-Kataloni. Natyrisht se Kosova nuk është Kataloni. Kosova është shtet i lirë dhe sovran, ndërsa Katalonia ende nuk është i tillë, ndonëse e ka organizuar Referendumin, nga ka dalur shtetësija. Por, këtu nuk po e analizojmë këtë çështje.
Spanja nuk e ka njohur shtetin e Kosovës. Me dhjetëra aksione antishtetërore i ka ndërmarrë kundër shtetit të Kosovës. Ka raste ku edhe takimet i kanë anuluar, sikurse edhe vizitat e zyrtarëve tanë me flamurin e Kosovës në Spanjë etj. Këtej është gabim emërimi i tillë. Me këtë kursesi nuk del se UE mundet dhe ka dëshirë për të zgjidhur çështjen me konfliktuoze në Ballkan. Me këtë spanjolli nuk ecet në raportet e paqes dhe të njohjes
Në vizitën e këtij nacionalisti Borrelli në Serbi tha: "Është gabim shpallja dhe njohja e shtetit të Kosovës...Këtu kemi "shkelje" të së drejtës ndërkombëtare". Kjo tregon vetë. Me këtë vendim të UE del e domosdoshme pjësemarrja e amerikanëve, të anglezëve dhe të gjermanëve në ndërmjetësim me Beogradin. Me nacionalistin spanjoll Borrelli marrëdhëniet për njohje reciproke të Kosovës dhe të Serbisë janë shumë larg.
Ai nuk do të ndërmjetëson për njohje, por për ndarje dhe copëtim të Kosovës. Për këtë nacionalist është e rëndësishme mos njohja e shtetit të Kosovës, por shkatërrimi dhe ndarja e copëtimi. Kjo për faktin se automatikisht, mendon ky nacionalist spanjoll, se duhet të kemi konstituim të shtetit të Katalonisë. E ky është armik i lirisë dhe të pavarësisë së katalonëve. Në fakt ky veprim me këtë nacionalist spanjoll është akt i dëmshëm për vetë UE.
Nuk mundet kurrë një nacionalist të zgjidhë problemet në Ballkanin Perëndimor mbi baza nacionaliste dhe antishtetërore. Ky nuk i zgjidhi problemet në Spanjë. Katalonia gjendet ende nën administrim të Madridit. Shumë katalonias gjenden nëpër burgje. Por, Kosova nuk është Kataloni. Natyrisht se dëshirojmë liri për të gjithë. Mirëpo, nuk jemi ne që percaktojmë të ardhmen e Katalonisë.
Kosova dëshiron bisedime paqësore për çdo çështje. Pra, i takon z.Merkel dhe z. Makron të mendojnë, sikundër edhe evrodeputetëve të PE, se a është një vendim i tillë adekuatë me kërkesat e kohës dhe gjendjen dhe ku dergon ky vendim? Jam i bindur se për paqe nuk është dhe rrjedhimisht as për marrëdhënie paqësore. UE kërkohet të veproj pa bërë eksperimente me kuadro. Kosova është në Evropë.
Edhe Spanja gjendet në UE. Nuk është e drejtë mohimi i shtetit ku mbi 95% të shteteve të UE e kanë njohur shtetin. Vallë a nuk u gjendë ndonjë politikanë tjetër! Qudi! Kosova tash është shtet, mbi këtë dhe kundër kësaj nuk ka asnjë zgjidhje. E ardhmja është te njohja e shtetit të Kosovës. Por, pse nacionalisti Borrell?
Mendohet se këto janë kryesisht kompromise. E kjo e dëmton paqen. Mjafton që të bart mendimin e shprehur në Beograd dhe kurrë nën udhëheqjen e këtij komisari nuk do të arrihet asnjë marrëveshje me Serbinë. Pra, pse UE!