I “nderuar”,
Deklarata e juaj se Republika e Kososvës, duhet të ketë argumente para se të parashtrojë padi për gjenocid ndaj Serbisë, nuk është aspak e matur.
Është e pamoralshme dhe shumë e dhimbshme, fillimisht karshi familjarëve të të vrarëve të fëmijëve të masakruar të shumë grave, vajzave dhe madje edhe meshkujve të dhunuar!
Dhuna sistematike e ushtruar në mënyrë të organizuar, nga aparati kriminel, gjenocidial, barbar, fashist serb dhe në fund dëbimi i mbi një milion shqiptarëve autokton, nga trojet e tyre është e njohur nga e gjithë Bota mbarë.
T’ju kujtoj, pas luftës se dytë Botërore, s’ka pasur krime më çnjerëzore - mizore se sa gjenocidi i shkaktuar, nga ushtria dhe policia e rregullt e Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës, autokton në trojet e tyre.
Miqësi të përjetshme me Amerikën dhe aspak, respekt për cilindo individ, çoftë edhe zyrtarë për dyshimin mbi gjenocidin e shkaktuar mbi shqiptar gjatë luftës së fundit.