Duke iu referuar etikës dhe estetikës institucionale

Opinione

Duke iu referuar etikës dhe estetikës institucionale

Nga: Agron Shabani Më: 6 korrik 2021 Në ora: 09:44
Agron Shabani

Në vargun e shkencave ose disiplinave tjera shkencore ose filozofike si etika, antropologjia, gneseologjia, ontologjia, epistemologjia dhe kështu me radhë, estetika është si të thuash shkenca ose disiplina më e avansuar, më e përsosur, me eksplorative dhe më fisnike e filozofisë. E lindur, themeluar ose e veçuar si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë nga estetët ose filozofët gjerman dhe ata frëng (francez) në fund të shekullit 18, respektivisht në fillim të shekullit 19: Estetika në radhë të parë është shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin, mbi të bukurën, mbi të përzgjedhurën, mbi të posaçmen ose të veçantën, lukrativen, sublimen, relevanten, madhèshtorèn etj. 

Ajo i studion, analizon, eksploron, ravijezon, konturon, harmonizon, konvencionalizon dhe avanson vazhdimisht kushet ose rrethanat e gjithëmbarëshme mbi konceptët dhe përceptimet e ndjeshme, të ndërgjeshme, racionale, humane, lineare, lukrative, eksplorative, dekorative etj. Qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura sublime ose relevante dhe të ngjashme. 

Caku ose qëllimi final i artit, kulturës, moralit, emancipimit, disiplinërs dhe edukatës së gjithëmbarëshme etike dhe estetike, janë pushteti moral i njeriut mbi vetevetën dhe mbi të tjerët përmes artit, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të tij.  Kjo për faktin se emancipimit dhe edukatës estetike në përgjithësi, u përkasin ose takojnë njeriu, populli (kombi), etnia, shteti, pushteti, shoqëria, feja (religjioni), arti, kultura, letèrsia, arsimi, shkenca, teknika, industria etj. 

"Njeriu duhet të edukohet, emancipohet dhe disiplinohet vazhdimisht, sepse për nga natyra është i gjallë, i egër ose tepër i vrazhdë." (Immanuel Kant)

Se këndejmi, sipas estetikës, në art çdo gjë është relative, përveç të bukurës (bukurisë) dhe hyjnores ose profetikes që janë absolute, të përjetshme, relevante, sublime dhe madhështore.

 Me fjalë tjera, asgjë nuk është më e fuqishme dhe më e pushtetshme tek njeriu, se sa edukata, kultura, arsimimi dhe arti ose bukuria e tij e brendshme dhe e jashtme.

Edukata estetike, është një koncept shumë më i gjerë, sesa koncepti mbi edukaten fetare, kulturore ose artistike. Kjo e fundit është e kufizuar ose limituar dhe ka të bëjë vetëm me të bukurën ose bukurinë në artin e krijuar letrar, vizatimor, ushtarak (luftarak), politik, diplomatik etj. 

Ndërsa, edukata estetike ka të bëjë me të bukurën në përgjithësi. Në natyrë, në jetën familjare, fetare, kulturore, shoqërore ose politike, në cilëndo krijimtari njerëzore, fizike, mendore, morale, psiçike (psikologjike), intelektuale, kulturore, profesionale etj. 

Ndryshe nga kjo, globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste sè bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin, artikulimin dhe afirmimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të personit ose individit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, jetësore ose ekzistencialiste, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike.

U mor vesh se asgjë normale, reale, racionale, shkencore dhe humaniste nuk iu bën punë dogmave, fetishève, bestytnive, demagogjive, hipokrizive ose anomalive të shumëta reaksionare, paradoksale dhe anakronike.

 Jo çfare. 

Se këndejmi, në Kosovë nuk ka dhe s'kishte kurrë një platformë, një formulë, një sintezë, një ideal, një koncept ose definicion të qartësuar ose final mbi lirinë (çlirimin), popullin (kombin), shtetin, integritetin, sovranitetin dhe pavarësinë e plotë individuale dhe kolektive që e kanë arrirë përsosjen ose perfeksionin e tyre optimal ose maksimal. Jo!

Sepse, idetë e "pluralizmit dhe demokracisë shqiptare ose kosovare" nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e impononin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe relevante. 

Ky mbase duhet të jetë edhe kuptimi i përkufizimit që filozofia, sociologjia, psikologjia, antropologjia dhe epistemologjia revolucionare, evolutive ose politike i japin konotacionit dhe koncepcionit mbi lirinè, drejtësinë dhe barazinè.

 Me liri, drejtësi dhe barazi, duhet kuptuar një koncepcion ose definicion të caktuar elitar dhe egalitar të jetës së përbashkët, përkatësisht të organizimit të bashkësisë shtetrore, nacionale,  politike ose diplomatike, sipas asaj që secilit individ i mundësohet të zërë vendin ose funksionin (postin) e tij fetar, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, politik ose diplomatik në pajtim me natyrën, karakterin, edukatën, kulturën, moralin, disiplinën, konstruktin, forcën (fuqinë), përgatitjet dhe aftësitë e tij trupore, fizike, intelektuale, profesionale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike etj. 

E kam fjalën për konceptin ose koncepcionin e njohur esencialist ose substancialist në kuptimin e politikanit ose diplomatit si ‘cityoen’ ose ‘burgerosi të lartë' tek i cili do mund të pajtohèshin edhe dimensioni i veçantë individual ose personal, edhe dimensioni i përgjithshëm social dhe dialektik i qenies shoqërore, qytetare, kulturore dhe politike. 

U mor vesh se njeriu, individi ose personi (personaliteti) fetar, kulturor, politik ose diplomatik, vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke e pranuar frymën e qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre si qytetar. Lidhja e tij (e tyre) me të tjerët, mund të bëhet vetëm përmes arritjes ose ecjes (levizjës) drejt asaj që është më e mira per njeriun, popullin (kombin) dhe shtetin. 

 Kjo është një formulë e njohur shkencore ose politologjike e cila çon patjetër drejt dyerve të qytetërimit europerëndimor. Edukata, kultura, guximi, nderi, morali, disiplina, drejtësia dhe përgjithësia e lartë morale, intelektuale, profesionale, institucionale, konstitucionale dhe politike ndaj kombit dhe atdheut.

Vetëm duke u ngritur, avancuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit ose emancipimit evolutiiv, empirik dhe dialektik, qenia njerëzore, qytetare, fetare, kulturore, politike ose diplomatike, mund të zotërojë më shumë zell dhe lumturi fatin e saj (tij) jetësor, personal ose profesional, dhe t’i mbarësojë fatet e të tjerëve. 

Përmes edukimit dhe emancipimit, personaliteti i njeriut shkon drejt vlerave dhe përparimit. 

T’i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit racional, kjo do thotë: de jure dhe de facto të pranosh të drejtën e tij dhe të drejtën tënde (personale) për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur ose kandiduar.

Të gjithë duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi ose profite nga edukata, kultura, emancipimi ose arsimimi. Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije dhe arsimim, dhe kështu tè zë statusin e vet prej subjekti dhe të sjellë vendime të arsyeshme, racionale dhe pozitive. Duke menduar në çështjet themelore ose esenciale si vlera dhe parime të larta njerëzore ose qytetare. Në ato pra që duhet arrirë ose realizuar patjetër individi dhe kolektiviteti. 

Njjë komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjidhjes së konflikteve përmes metodave të njohura shkencore dhe humaniste të debatit ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve-përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta, triumfale, multilaterale dhe kolaterale.

Nga kjo rezulton se vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), si narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant i politikës, konsistojnë në kulturën perëndimore ku identiteti i një kombi, shteti ose pushteti, është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, qeveritare, nacionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, partiake, fetare morale, kulturore etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhe shtetit; është stili apo forma e debatit ose dialogut që krijon imazhin e tyre etj. 

Në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale, idealiste, materiale ose ekzistencialiste me anën praktike dhe teorike, duhet patur kujdes, vigjilencë ose maturi maksimale që të gjitha ato së bashku të shquajnë, artikulojnë dhe afirmojnë një pluralizëm diskursiv, aksiologjik dhe analogjik vlerash të synuara e jo një monizëm politik me thekse autoritare, dogmatike, hipokrite ose demagogjike (bla-bla-bla ose tra-la-la).

 Kjo për faktin e njohur se pluralizmi i njohur fetar, kulturor, politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë rrenimin ose shkatërrimin e çdo gjëje pa ndërtuar e fituar asgjë.

Ndoshta, duhet të këtë qenë pikërisht kjo çështje si shpata e Damokleut të cilën Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti, Kryeparlamentari Konjufca (e ndoshta edhe krejt spekti politik kosovar) kanë pranuar të vëjnë mbi kokë, por e cila indërkohë, mund të jetë edhe armë e tyre kryesore-drejt triumfit ose fitorës përfundimtare.

Gravitacioni sipas ligjëve të fzikës magnetike, gravitative ose termodinamike, është gjithëmonë më i madh dhe më i fuqishëm, se sa fuzioni.

Masat e gjëra popullore ose qytetare, gjithëmonë ngjajnë në cunamet, tajfunet, orkanet ose valët e ngritura (shpërthyese) të lumejve, detërave ose oqeanëve! 

Si "damarët" eruptivë ose vullkanik që djegin (kallin) dhe marrin gjithëçka para vetës.

Kujdes me ndjenjat, sentimentët, durimin, besimin ose pritjet e popullit shqiptar në Kosovë!

Të flasim ose bisedojmë me Serbinë dhe të tjerët, kemi të drejt gjithëmonë ose vazhdimisht, ndërsa të nënshkruajme ose vendosim, vetëm njëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat