A duhet të rikthehet dënimi me vdekje në disa shtete të Ballkanit?!

Opinione

A duhet të rikthehet dënimi me vdekje në disa shtete të Ballkanit?!

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 korrik 2021 Në ora: 15:29
Adem Bytyçi

Vetëm kthimi i dënimit me vdekje mund t'i reduktojë deri edhe në mundësin e zhdukjes në terësi të veprave më të rënda dhe më makabre kriminale.

Europa e ka abroguar nga ligjislacioni penal dënimin me vdekje me një arsyetim jo edhe aq në favor të luftimit dhe ndëshkimit të merituar të kriminelëve për veprat penale më makabre.

Ndërkaq SHBA-të, djepi i demokracisë botërore akoma e mbajnë në ligjislacionin e tyre penal dënimin me vdekje për krimet më të rënda kundër trupit dhe jetës, kundër shtetit dhe popullit.

A duhet të rikthehet dënimi me vdekje në Shqipëri dhe pse?

Siç dihet pas ndryshimeve demokratike në të gjitha shtetet europiane, gjithashtu edhe ne Shqipëri denimi me vdekje është zëvëndësuar për vepra makabre penale me dënim burg të përjetshëm.

Ky ndryshim në ligjislacionin penal europian nuk është treguar EFEKTIV në reduktimin apo edhe kufizimin e krimeve më të rënda penale, ndërkaq në vendet e Ballkanit Perëndimor siç janë Serbia, Shqipëria, Maqedonia dhe disa shtete tjera vetëm sa është rritur shkalla e kriminalitetit.

Psh: Në Shqipëri pas rënies së DIKTATURËS dhe vendosjes së demokracisë krimi ka marrë përmasa të neveritshme, vrasjet e njerëzve thujase janë të përditshme për motive të ulta, siç është vrasjet për gjakmarrje, vrasjet me pagesë, vrasjet për shkak të raporteve të këqija në familje, vrasjet për çështje pronësore ‐juridike, të gjitha këto për fat të keq Shqipërinë e kanë shndërruar në një vend në të ciln për çdo ditë humbin jetë qytetarët shqiptar në rrethana shumë rrënqethëse, po t'i shtohet kësaj edhe lulëzimi i tregtisë me troga, e bënë shumë të domosdoshme rikthimin e dënimit me vdekje në ligjislaconin penal shqiptarë.

Eksprienca e ka dëshmuar se, përderisa në ligjislacionin penal shqiptar ka ekzistuar dënimi me vdekje, veprat penale me motiv gjakmarrje kanë qenë në nivelin ZERO, vrasjet me pagesë nuk kanë ekzistuar fare, veprat penale në familje, vrasja e bashkëshortëve ka qenë e paimagjinueshme, tregtimi i drogave dhe kultivimi i tyre brenda vendit, as që ka mund të ndodhë.

Të gjithë këta shembuj dhe shumë të tjerë të cilët është e pamundur të përfshihen në këtë opinion e arsyetojn rikthimin e dënimit me vdekje dhe ashpërsimin e ligjislacionit penal në Shqipëri, për të reduktuar krimin dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve shqiptarë nga ky krim dhe këta kriminel, të cilët rëndësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë e vlerësojnë ZERO, diçka krejtësisht të parëndësishme.

Për të mos hasur në keqkuptim me ata që mendojnë ndryshe përkitazi me rikthimin e dënimit me vdekje në ligjislacionin penal shqiptarë për dënimin e atyre që kryen vepra penale makabre, nuk e kisha ndërmend të thoja se duhej që të rikthehej përsëri regjimi i dikurshëm komunist e stalinist në Shqipëri, por doja të arsytojë se është masë e domosdoshme që të ashperësohet ligjislacioni penal shqiptarë dhe të gjenden modalitetet më të përshtatshme juridiko-penale për të mbrojtur jetën e qytetarëve shqiptarë nga krimi dhe kriminelët ordiner.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat