Njeriu primitiv e trajton ekzistencën e vet të zotëruar nga forca e llojit të vet, ku ndikimi që ushtron ndaj të tjerëve, organizohet dhe zhvillohet në forma primitive pa reforma të rendit shoqëror dhe njerëzor.
Edhe Vulin është i llojit të tillë, i cili këtë kohë bashkëkohore dhe moderne akoma nuk e kupton, ashtu edhe sillet më të, sikur e ka sëmundje të trashëguar dhe me perceptime që nuk gjënë ndonjëherë shërim adekuat.
Nuk ia vlen të diskutojmë për nivelin e karakterit njerëzor, por Vulin, kujton se akoma jetojmë në kohën e gurit dhe njerëzit hanë barë, kur ai vetë ishte dikur « çoban », dhe ashtu ka mbet i njëjtë dje dhe sot.
Zonja Vjosa Osmani-Sadriu, nuk është presidentja e përkohshme e Institucioneve të Prishtinës, sipas Vulin, por lartmadhëria e saj, kjo zonjë është Presidentja e Republikës së Kosovës dhe Komandatja Supreme e Forcave dhe Ushtrisë së Kosovës.
Vulin i ofendoi edhe ndërkombëtarët, duke i vlerësuar si bashkëpunëtorë të terroristeve « shiptari », por të gjitha këto propaganda dhe ofendime të tyre paraqesin fytyrën e njerëzve institucional të faktorit serb në qeverinë e Vuçiqit, i cli fare dhe aspak nuk ka ndryshuar nga regjimi i Millosheviqit.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, është femra më e pranuar dhe më e votuar në mesin e gjitha femrave të Ballkanit perëndimor, e cila përveç se ka një shkollim superior dhe është një politikane e dalluar, ajo e ka edhe shëndetin e saj të shkëlqyer, që ia ka zili Vulini dhe shumë të tjerë, i cili të tmerron me fytyrën e tij të shëmtuar dhe të çartur.
Kuptohet se Vulin, është vetëm një « trampolinë » e Vuçiqit, që sa herë i nevojitet për të nxitur dhe tensionuar rajonin me deklarata dhe shpifje të tilla, por gjithçka është e veçantë dhe e rëndësishme për Kosovën dhe popullatën e saj, të mos merren shumë me njerëzit e niveleve të tilla, sepse këta njerëz kanë kohë të mjaftueshme të merren me gjithçka u vije përdore, ndërsa ne nuk kemi kohë të merremi me njerëz të tillë.