Andin Hoti shpresa e duhur për personat e zhdukur

Opinione

Andin Hoti shpresa e duhur për personat e zhdukur

Nga: Rexhep Torte Më: 7 korrik 2021 Në ora: 07:47
Rexhep Torte

Kryeministri Albin Kurti më  6 korrik 2021,  e emëroi Andin Hotin, djalin e Mr. Ukshin Hotit,  kryesues të Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur të Kosovës,  gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale në  në vitët 1998/99.                                                                                                                                                 

Ky vendim i kryeministrit Albin Kurti është tetjet i qëlluar dhe shumë  shpresëdhënës, sepse  më në fund edhe pse pas 22 vitesh ky Komision i Qeverisë së Kosovës për Personat e Zhdukur, do të udhëhiqet nga Andin Hoti, djali i Mr. Ukshin Hotit,  i intelektualit dhe atdhetarit të shquar kosovar e mbarë shqiptar, i cili të djelën  më 16 maj 1999, u lirua nga burgu i Dubravës, dhe që atë ditë u humb çdo gjurmë e tij.

Të shpresojmë dhe t’i lutemi Zotit që Mr. Ukshin Hoti dhe tërë personat e tjerër të zhdukur në Kosovë , të jenë të izoluar në ndonjë vend në Serbi, dhe të kthehen shëndoshë e mirë në Kosovë.

Qeveria e Albin Kurtit me emërimin e Andin Hotit kryesues të Komisionit Qeveritar për  Personat e Zhdukur në Kosovë, dëshmoi konkretisht se Qeveria e Albin Kurtit është duke e mbajtur premtimin për zbardhjen e fatit të 1642  personave të zhdukur gjatë agresionit  gjenocidal të Serbisë kriminale në Kosovë.

Andin Hoti i ngjan plotësisht Mr. Ukshin Hotit, që përputhet me shprehjen popullore  se,  prej trëndafilit  mbin trëndafili, prej shqiponjës del  shqiponja dhe  prej trimit, sypatremburit, guximtarit dhe atdhetarit lind atdhetari.

Jam më se i bindur se,  Andin Hoti me siguri  në qenien e tij i ka  tiparet e karakterit dhe të moralit të lartë të babait të tij Mr. Ukshin Hoti.

Jam më se i bindur se, Andin Hoti me siguri ka trashiguar sinqeritetin, ndershmërinë, zellshmërinë  dhe përkushtimin  në punë të babai të tij Mr. Ukshin Hoti.

Kjo ngjall shpresat dhe optimizmin tim dhe të tërë familjarëve të personave të zhdukur në Kosovë se, Andin Hoti do të dijë ta drejtojë e menaxhojë me seriozitetin dhe angazhimin  maksimal këtë Komision për Personat e Zhdukur në Kosovë.

Kjo ngjall shpresat dhe optimizmin tim dhe të tërë faliljarëve të personave të zhdukur shqiptarë në Kosovë se, Andin hoti  detyrën e tij  kaqë të rëndësishme të, të përgjegjshme dhe humane, do ta kryejë me sukses,  në të mirë të personave të zhdukur, të familjarëve të këtyre personave të zhdukur dhe në të mirë të Kosovës.

Të shpresojmë dhe t’i dëshirojmë  Andin Hotit shëndet dhe mbarësi në zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit, dhe të  tërë personave tjerë të zhdukur shqiptarë në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat