Jeniçerët e fundit, apo...?!

Opinione

Jeniçerët e fundit, apo...?!

Nga: Agron Shabani Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:13
Agron Shabani

Si duket, për botën e sotme shqiptare ose kosovare, njeriu (individit) dhe populli (kombi ose kolektiviteti) janë vetëm numra ose pamje të thjeshta të cilët duhet të përputhen dhe përshtaten me gjithçka dhe me asgjë!

Bota globale si duket, është pikësynim, ideal, vizion, narrativ ose përfaqësimi i tyre real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absoluten dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.

Ndërkaq, filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" të vlerave, resurseve, pasurisë dhe kapitalit të gjithmbarshëm botërorë ose ndërkombëtarë të bartur dhe koncentruar në duart e fuqishme të "mbinjerëzve" ose 'supërmenëve' të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjikë të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithmbarshme të globit.

Ndërkohë që vullneti për të jetuar ose mbijetuar, mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndrrave, caqeve ose qëllimeve të caktuara.

Është pra një "luftë" ose "stuhi infernale" që nuk pushon kurrë, ku qeniet njerëzore, politike ose diplomatike, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetes, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektiv, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të ndryshme politike, karieiste, materiale, jetësore ose ekzistencialiste etj. Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja, humania dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjja, arsyeja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike etj...Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të 'egove', 'superegove' ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive.

Duke i veçuar këtu interesat e njohura politike, karrieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në vendin tonë mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve! Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar (final) ose përfundimtar. Jo.

Ndryshe nga kjo, bota në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", bëhet vetvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobët.

U mor vesh se shembja e ish 'murit' famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës", si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të popujve ose fuqive të dikurshme imperiale ose kolonialiste në Europë dhe gjithandej, për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake dhe të tjera: Kjo do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste' të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.

Një digresion:

Thuhet se bizantinët dikur e martuan Zoen (Sofinë) për carin (perandorin) e Rusisë, për t'ua vjedhur zemrën dhe për t' i futur rusët në luftë ose konflikt kundër turqve osman ose otoman, pasiqë e kishin pushtuar Konstantiopojen (Stambollin) etj.

Mbretëresha lozonjare dhe ekstravagante e Austrisë, Elizabeta ("Sisi") si bashkëshorte e Franc Jozefit, për shkak të simpatisë ose "dashurisë sekrete" ndaj Andrashit të Hungarisë, thuhet se asokohe e detyroi burrin e saj, mbretin austriak, Franc Jozefin mbi ndarjen e barabartë të 'kurorës mbretërore' të Austro-Hungarisë në mes Vjenës dhe Budapestit. Duke ndërtuar edhe pallat mbretëror në Korfuz të Greqisë për "audienca private" me Andrashin dhe "Don Zhuanët" tjerë të kohës me një vlere prej 4O milion eurosh të sotme me buxhetin e shtetit.

Austro-Hungaria ra ose u shkatërrua në sajë të disolucioneve, disonancave ose diskprepacave të njohur monarkiste, kognitive, politike dhe të tjera në mes Vjenës dhe Budapepestit, gjegjësisht, për shkak të multietnicitetit, multikulturalietit ose gjeneve e gjuhëve të përziera ose aglutinative etj. Si Perandoria Romake, Bizatine, ajo turko-otomane etj.

Pak histori nga ish Jugosllavia:

Siç dihet, në ish Jugosllavi, dominonin dy rryma ose orientime të ndryshme konceptuale ose ideologjike mbi shtetin, popullin (kombin) dhe shoqërinë e gjithmbarshme njerëzore ose qytetare: Modeli ose koncepti liberal, shkencorë ose humanist në Zagreb (Kroaci) dhe "modeli" ose "koncepti" diktatorial, totalitarist ose hegjemonisto-ekspanziomist në Begrad (Serbi).

Kështu, përderisa Zagrebi (Kroacia) dhe deri diku edhe Lubjana (Slloovenia) ishin të bindur se i veçanti (autoktoni), indogjeni, patrioti, i dituri, i pasuri, i zhvilluari, i emancipuari, kulturuari, i arsimuari dhe i përparuari, duhet të lirohen (çlirohen) dhe shkurorëzohen patjetër nga tutelja, skamja (varfëria), robëria dhe pasiguria e gjithmbarshme objektive dhe subjektive për të nesërmen ose ardhmërinë e tyre të diktuar, imponuar, determinuar dhe stigmatizuar nga ideologjia autoritare, totalitariste ose marksiste-leniniste e Beogradit zyrtar, sipas të të cilit shtetët (republikat) ose popujt tjerë nën ish Jugosllavi, ishin të detyruar në marrëdhënie ose raporte të ndryshme ligjore, kushtetuese, federative ose obligative ndaj "qendrës"(Serbisë ose Beogradit)!: Në Serbi (Beograd) dominonte ideja e njohur autoritare, totalitare, skllavopronare, hegjemoniste, koloniale ose gjysëmkolonialiste sipas të së cilës: Shteti dhe pushteti (regjimi) i hekurt ushtarako-policorë në Beograd, gjithmonë kishin të drejtë në "metodat" e tyre "revolucionare" ose ushtarako-policore- kundër tendencave ose lëvizjeve të ndryshme "kontrarevolucionare", "separatiste" ose "secesioniste" në Kosovë, Kroaci ose diku tjetër!

Me fjalë tjera Serbia ose Beogradi zyrtarë, kishin një konceptim, përceptim dhe anticipim tepër të verbër, brutal (të vrazhdë), rixhid, dubioz, borxhez, feudalist (skllavopronarë), reaksionarë, kolonialist ose gjysëmkolonialist -ndaj vendëve, njerëzve, kombëve ose popujve tjerë (joserb) nën ish Jugoserbosllavi. Si rusët nën ish Bashkimin Sovjetikë.

Në Jugosllavinë e dominuar nga aparati i njohur udhtarako-policor i Beogradit, çdo gjë ose gjithçka, i zhvatej dhe nënshtrohej diktatit, tutelës ose monopolit të njohur social, ekonomik, politik, ushtarak (luftarak), industrial dhe teknologjik të 'borgjezisë së lartë" politike dhe ushtarako-policore në Beograd. Duke i bërë të pamundura ose inekzistente skemat ose formulat dialektike dhe evolutivo-empirike të dialogut, korrespondencës ose komunikimit real dhe të barabartë në mes "proletariatit" dhe" borgjezisë së lartë" ushtarako-politike me seli në Beograd.

Personalisht, nuk i kam kuptuar kurrë idolatrinë, vasalitetin, servilitetin, empatinë ose simpatinë inflatore dhe inflamatore të Kosovës dhe shqiptarëve ndaj Turqisë.

Si me qenë jeniçerë të ri turk!

Edhe e ashtuquajtura "rezoluta" e kuvendit të Kosovës mbi Srebrenicën, apo mbi masakrat serbe ndaj "muslimanëve boshnjak" në Srebrenicë, në esencën ose substancën e saj është çorbë ose lojë e përbashkët ruso-turke me ngjyrime ose konotoacione të njohura fetare, kulturore, ideologjike etj. Mbase nën sloganet, parullat, banderollat, recidivet ose pamfletët e njohura demoniake ose diabolike, sipas të të cilave "shqiptarët mysliman, i mbrojnë dhe vajtojnë vëllezërit e tyre boshnjak ose mysliman" në Herceg Bosnje, Sanxhak etj..

Ndërkaq, "myslimanët boshnjak" janë serb ose sllavë të turqizuar ose muslimanizuar. Asgjë tjetër.

Sa "rezoluta" i miratuan "myslimanë boshnjak" të Herceg Bosnjës ose Sanxhakut mbi masakrat serbe në Kosovë...???!!!

Po, Turqia...!?

Edhe parullat, sloganet, pamfletët, banderollat ose recidivet e njohura pllakative, ataviste, imagjinare ose fiktive mbi "grekët si hasma ose armiq të shqiptarëve" në esencën e tyre janë formula, projekte, narrativa ose planimetri panturke ose filootomanike.

Pyesni femrat gratë pse (përse) njeriu ose "populli jugosllavë" si ai turko-otoman, austro-hungarez, ruso-sovjetik etj..lindën ose shfaqen dikur në ( "laboratore ose epruveta politike")- veç (vetëm) përmes dhimbjes (dhembjes), zorit, mundimit dhe sakrificës individuale ose personale në emër të kolektivitetit ose popullit dhe shtetit artificial ose johistorik!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat