S’ka më kthim, PDK po ndahet

Opinione

S’ka më kthim, PDK po ndahet

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 9 korrik 2021 Në ora: 16:56
Memli Krasniqi

Pas burgosjes së Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit ishte e ditur tashmë se PDK do të përçahet, do të fillojnë ambiciet për pushtet nga shumë njerëz.

Nisur edhe nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit, çka bëri që kjo parti të zbres akoma më shumë në numër të votave, duke ra në 17 %.

Pas çdo disfate kërkohet reforma, dhe akoma zakonisht nisin, por edhe duhet të nisin nga koka, që në këtë rast është Enver Hoxhaj.

Enveri u largua dhe në vend të tij erdhi Memli Krasniqi. Tanimë PDK ndodhet në një moment delikat, të ndarjes së mundshme, dhe reformave të nevojshme, të domosdoshme.

Ka shumë njerëz të pakënaqur brenda PDK, të cilët do të tentojnë që përmes “reformave” të vijnë në pushtet, për të rehabilituar pastaj njerëzit e tyre. Ka shumë rrezik që në tentativë të reformave PDK të zhytet edhe më shumë në klanet që mezi presin të shuajnë egot e tyre për pushtet, megjithëse e ka të domosdoshme që të reformohet.

Derisa brenda 10 të parëve të kryesisë, janë tre nga njerëzit që konsiderohen “kapësit e shtetit”, PDK vështirë të rikthej besimin e qytetarëve, që në masë të madhe kurrë nuk e ka pasur, por edhe të atij 24 % të famshëm, që mëtonin se s’do e humbasin kurrë.

Qemajl Mustafa bëri hapin e parë, të tjerat iu mbetën kryesisë, e cila duket se i ka humb rruga në oborr. PDK, duke filluar nga Enver Hoxhaj, që dorën në zemër është tashmë i konsumuar, duhet të largohen, bashkë më te edhe shumë të tjerë.

PDK duket më afër ndarjes së bashkimit. Ka qenë e ditur se një ditë do të plas “bomba” e cila është kurdisur qysh moti, pritet vetëm momenti i shpërthimit. Në njërën anë Xhavit Haliti me dostat e tij, në njërën anë Sami Lushtaku, nën anën tjetër ca të rinj në krye me Vlorën, do të shfaqin ambiciet e sëmura për të marr pushtetin brenda partisë, duke shkaktuar kështu ndarjen e pritur, por të pashmangshëm të PDK.

Pas Qemajlit pritet që të largohet edhe Lirak Çelaj, i cili është shprehur kundër Konventës së 3 Korrikut, duke theksuar se nuk e përjashton mundësinë që të largohet nga PDK.

Kjo parti politike do të pësojë atë që të tjerëve ua përgatiste, ndarjen. Tanimë po e përjeton vet ndarjen, e cila do të jetë e dhimbshme, me pasoja të gjata.

PDK, me Memli Krasniqin, nuk ka gjasa që të rritet, ajo vetëm sa mund të bie edhe më shumë. Memli, ndonëse i ri në moshë,ne koncept nuk dallon fare nga Hashimi dhe Kadriu, dhe të tjerët që janë pjesë e të keqes së madhe.

Ditë të zeza e presin PDK-në.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat