Kosova po mbetet gjithnjë me më pak banorë. Në vitet e fundit ky numër është zvogëluar në mënyrë drastike. Në një skenar të tillë kanë ndikuar faktorët ekonomik dhe politikë, jo të favorshme në Kosovë.
Në trend është largimi i gjeneratës së re, e cila po ik nga paperspektiva e krijuar, po ik se në krye të shtetit u gjenden forcat regresive, forcat që nuk deshtën dhe as që dëshiruan, që të rinjët, të inkorporohen në rrjedhat e reja shoqërore dhe poltike.
Shumica e të rinjëve po mendojnë të largohen nga vendlindja e tyre në kërkim të një jete më të mirë diku në shtetet e zhvilluara perëndimore. Pse të rinjët po largohen masovikisht, është pyetje komplekse që kërkon analizë më të gjerë . Por, diqka është e ditur tashmë, së nuk kanë kohë për të pritur edhe 20 vite të tjera deri sa të bëhet mirë, kur dihet se koha është faktori dominat për të krijuar perspektivë të jetës. Nga përvoja e deritashme shumë gjenerata pësuan nga pritja, duket se gjeneratat e ardhshme, nuk do të lejojnë që të shkojnë “dëm” siç kanë shkuar disa gjenerata. Të presësh se çka do të sjellin kohët e reja, është kohë shumë e gjatë.
Largimi i të rinjëve rrezikon substancën e shtetit, rrezikon themelet dhe ardhmërinë e tij. Me largimin e tyre humbet edhe zhvillimi i vendit si resurs i fuqishëm i potencialit njerëzor. Dihet se gjendja e dobët ekonomike bën zbrazjen e vendit, por po ikën edhe nga pasiguria dhe jo stabiliteti i gjendjes politike, mungesës së shtetit të së drejtës. Tensionet permanente të rritura të situatës politike, e cila nuk po qetësohet qe shumë kohë, po kanë efekte negative te gjenerata e re.
Të gjitha pushtetet e deritashme punuan më shumë për vete dhe për militanë partiak, duke i lënë anash shumicën të cilët po jetojnë dobët. Inkuadrmi i tyre në jetën shoqërore dhe politike është shumë i dobët. Nuk po shprehet interesim për problemet dhe hallet e tyre jetësore. Kosovës i duhet një mobilizm i ri, që kjo gjendje më të rinjët tanë të kapërcehet. Të krijohen perspektiva të reja profesionale dhe të punësimit, që ka mundësi reale të bëhet.
Nese nuk inkorporehemi si shtet dhe si shoqëri në problemet thelbësore të gjeneratës së re, perspektiva jonë si shtet nuk është e mirë. Është koha e stabilitetit ekonomik dhe e stabilitetit politikë në Kosovë, sidomos me ardhjen në pushtet të një gjenerate të re politike. Kjo gjenaratë e politikanëve nuk guxojnë të përsërisin gabimet trashnike të gardës së vjetër e reakcionare politike. Për të krijuar perspektiva duhet pasur vision më programe konkrete zhvillimore.Të gjithë akterët shoqëror dhe politik në Kosovë, duhet të vihen në dispozicion, që të krijohen kushtet për parandalimin e këtyre largimeve masovike të dëmshme për shtetin e ri të Kosovës…