Shkarkimi i Bordit të RTK-së: Ka kaluar koha që dikush të merr paga pa mund

Opinione

Shkarkimi i Bordit të RTK-së: Ka kaluar koha që dikush të merr paga pa mund

Nga: Skënder Mulliqi Më: 10 korrik 2021 Në ora: 01:10
Skënder Mulliqi

Shkarkimi i Bordit të RTK-së, është shkarkim i grupit familjare dhe të ilakave, të cilët mediumin publik të RTK-së e ka shndërruar në medium privat.

Moti është dashur të bëhen ndryshime në RTK-në, por më mirë vonë se kurrë. Ky medium publik, por edhe shume borde të tjera, duhet medoemos të lirohen nga grupet familjare zhvatëse dhe përfituese te parasë publike.

Janë ngarkuar bordet “duke pjellur vende të punës” ne kurriz te buxhetit të varfër Kosovës. Duhet të krijohet realitet i ri në Kosovë, duke i flakur praktikat e deritashme të punësimeve vetëm të atyre që kanë pushtet. Borde të tilla nuk i duhen ndërmarrjeve dhe agjencive publike, dhe nuk duhen sigurisht as Kosovës.

Shkarkimet e bordeve nuk duhet asnjë minutë te ndalohen, por të vazhdohen deri në fund.

Strukturimet nepotiste dhe klientelat e kanë pru gjendjen e keqe në Kosove që shumë kohë. Renovimet të shprehem ashtu të këtyre performancave të mbrapshta, duhet të bëhen me njerëz kreativ dhe të përgjegjshëm. Ka kaluar koha që dikush të merr paga pa mund.

Puna e shumë bordeve nuk është menaxhuar mirë deri me tash, e kjo nuk duhet lejuar që të ndodhë edhe në të ardhmen nga Kuvendi i Kosovës si organi më i lartë i shtetit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat