Mllefi i qytetarëve si maskë e majstistëve!

Opinione

Mllefi i qytetarëve si maskë e majstistëve!

Nga: Ramadan Desku Më: 11 korrik 2021 Në ora: 07:47
Ramadan Desku

Me shqetësuese se gjitha tjerat është përkrahja e komunizmit nga ata shqiptarë që jetojnë në demokracitë me të konsoliduara  të botës. Ata duke shijuar në maksimum të mirat që jep demokracia, me një urrejtje të pashpjegueshme përkrahin dhe “ushqejnë” flamurtaret e komunizmit ne Kosovë dhe Shqipëri. Kjo përbënë rrezik të madh kombëtarë. Kjo është për studim, askush nuk mund ta kuptojë se si njerëz të lindur në familje djathtiste, të rritur nën regjimin e egër komunist dhe të thinjur në demokracitë e botës së prosperuar, përkrahin komunizmin!!!

Shqiptarët, tradicionalisht janë njohur si popull që kane përkrahë te djathtën. Ani pse, jo shume te mishëruar me ideologjitë dhe filozofinë qe përfaqëson ky profil, ata nder periudha te ndryshme janë renditur përkrah këtij drejtimi politik, mbi një parim shume te thjeshte: Ajo qe vjen nga Rusia dhe sllavet nuk mund te jete asnjëherë̈ e mire për shqiptaret. Madje ky parim dhe kjo qasje mund te thuhet se i ka bere shqiptaret te jene djathtistët më të natyrshëm dhe unik dhe larg çdo grupimi tjetër qe përfaqëson dhe trumbeton profile politike. Pra për dallim  nga te tjerët te cilët profilin politik e ndërlidhin me gjera shpeshherë̈ dhe periferike, shqiptaret asnjëherë̈ gjate historisë̈ nuk e kishin këtë komoditet por orientimi djathtist për ta nënkuptonte hiq me pak sesa ekzistence.

Dhe vjen një periudhe, kur kjo gjë u provua si një rrezik real për shqiptaret dhe Shqipërinë. Derisa ne hapësirat ish jugosllave “ky plan spastrimi i trurit” udhëhiqej kryesisht nga ideologët e natyrshëm te kësaj rryme politike, pra sllavet dhe ndonjë bashkëpunëtorë i tyre shqipfolës, për fatin e keq te shqiptareve, implementuesit e kësaj ideje te rrezikshme ne Shqipëri ishin vet shqiptaret. Madje, drejtuesit komunist, për te treguar besnikërinë ndaj vëllezërve qe ua themeluan partine shkuan dhe me larg ne kultivimin e kësaj fare të keqe ideologjike.. Sidoqoftë kjo është pjesa që fatmirësisht tanimë i takon se kaluarës, por fatkeqësisht që ka lënë pasojat e saj të parikuperueshme në të dy anët. Partitë me orientime ekstreme te majta, por te kamufluara me trendët qe “i ha pazari” po shfrytëzojnë mllefin e qytetarëve te grumbulluar nga paslufta dhe përmes kësaj po tentojnë te implementojne planin tyre te proletariatit dhe kundër imperializmit. Mjafton te shikoni një mbledhje zyrtare, apo deklarate për shtyp te cilit do dikaster  dhe logjika e mendimit dhe transmetimit nuk dallon fare nga ato te pleniumeve e presidiumeve te Partisë̈ se Punës.

Në gjithë këtë dalldisje komunisto-tallava me shqetësuese se gjitha tjerat është përkrahja e komunizmit nga ata shqiptare qe jetojnë ne demokracitë me te konsoliduara te botes. Ata duke shijuar ne maksimum te mirat qe jep demokracia, me një urrejtje te pashpjegueshme përkrahin dhe “ushqejnë” flamurtaret e komunizmit ne Kosove dhe Shqipëri. Kjo përbënë rrezik te madh kombëtarë. Komunistet dhe njerëzit e mbushur me urrejtje kane një “parim” qe ua kërkon doktrina dhe përkundër se  tanimë kane filluar te zhgënjehen urrejtja ndaj te tjerëve i mbanë aktiv ne “aplaudimin” e çdo veprimi qe merr lideri i tyre suprem. Kjo është për studim, askush nuk mund ta kuptoje se si njerëz te lindur ne familje djathtiste, te rritur nen regjimin e egër komunist dhe te thinjur ne demokracitë e botes se prosperuar, përkrahin komunizmin.

Ne fund fare, unë jam i vetëdijshëm qe qeverisja 20 vjeçare në Kosovë ka gabime të panumërta, shpesh e zhytur në krim e korrupsion aktiv, por qytetaret e Kosovës nuk duhet lejuar që asnjë parti politike të keqpërdorë ketë, dhe përmes këtij “preteksti” të rikthej qasjen majtiste ne qëndrime e veprime te politik bërjes. Kjo është e rrezikshme për shqiptaret, korsia majtas siç e thamë është dëshmuar historikisht qe është ne drejtim te kundërt me interesat tona si komb. Dhe lëvizja ne drejtimin e gabuar/ndaluar ne çdo rrethanë dhe me çdo norme është e ndëshkueshme. Rikthimi ne drejtimin e duhur para se gjithash është obligim i qytetarëve dhe përfaqësuesve politik te se djathtës, te cilët tanimë te përballur me koston e gabimeve te bëra gjate rrugës, duhet të jenë të kujdesshëm dhe vullnetshëm për të punuar në rrugën e duhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat