Këto ditë ambasadori amerikan në Kosovë, e gjykojë si të ngutshëm shkarkimin e disa bordeve nga Qeveria aktuale Kurti.
I menjëhershëm ishte reagimi i Dugollit të VV-së, kundër pronocimit të ambasadorit amerikan lidhur me shkarkimin e bordeve nga Qeveria aktuale Kurti.
Dukolli, i tha ambasadorit amerikan, se Kosova është shtet sovran dhe deputetët vendosin për shumë qështje të cilat sipas tij janë në interesin e Kosovës.
Reagimi i Dugollit, ndaj pronocimit të ambasadorit amerikan për ata që e dijnë shkallën e sovranitetit të shtetit të Kosovës, si dhe kontributin e SHBA-së, në lirinë e qytetarëve të Kosovës dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës, reagimin e z.Dugollit të VV-së, ndaj prononcimit të z.ambasador amarikan do ta vlerësonin jo vetëm si të nxituar dhe të pabalancuar, por edhe si shumë të papërgjegjëshme politikisht.
Është pakësa e vështirë për ta kuptuar reagimin e z.Dugolli ndaj prononcimit të z. ambasador amerikan, lidhur me vrejtjen e tij për shkarkimin e bordeve nga Qeveria aktuale Kurti, pasi që vetë z .Dugolli e di se, pa përkrahjen e SHBA-ve, jo vetëm Kosova nuk do të ishte këtu ku është tani, por edhe një milon shqiptarët e Kosovës të dëbuar me dhunë dhe terror nga ushtria dhe policia e regjimit gjakatar, gjenocidal dhe mizor të Millosheviqit, kurrë nuk do të ishin kthyer në trojet e tyre autoktone.
Kur janë në pyetje raportet me SHBA, subjektet politike, politikanët e Kosovës dhe të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës duhet të tregohen shumë të përgjegjëshme dhe tepër të vëmendshme në thellimin dhe ruajtjen e këtyre raportëve, e jo lëndimin e tyre, sepse pa përkrahjen e Amerikës dhe shteteve tjera mike të Kosovës, Kosova do ta kishte një fat tragjik dhe popullata shumicë shqiptare e Kosovës gati do t'a kishte të pamundur ta gëzonte lirinë të cilën e gëzon sot...