Me rastin e përvjetorit të gjenocidit serb në Srebrenicë të Bosnjës

Opinione

Me rastin e përvjetorit të gjenocidit serb në Srebrenicë të Bosnjës

Nga: Adem Bytyçi Më: 11 korrik 2021 Në ora: 13:59
Adem Bytyçi

Qoftë i paharruar kujtimi për viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë!

Serbia, nuk mund t'i bashkohet familjes evropiane pa e pranuar gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjës kundër popullsisë civile boshnjake dhe pa e pranuar gjenocidin kundër popullit shqiptar të Kosovës dhe popullit kroat të Kroacisë.

Serbia, kurrë nuk mund të jetë evropiane pa u ballafaquar me të kaluarën saj kriminale ndaj popujve fqinjë të Serbisë, dhe populli serb, përgjithmonë do të mbetet në sytë e popujve të Evropës si popull i pa denazifikuar për derisa nuk e aprovon një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb ndaj popullit boshnjak të Bosnjës, popullit shqiptar të Kosovës dhe popullit kroat të Kroacisë në Kuvendin e Republikës së Serbisë.

Megjithatë, populli serb edhe po të dëshironte të merrte një iniciativë të tillë të denasifikimit, duke e aprovuar në Parlamentin e shtetit të tij një Rezolutë, me të cilin do të dënonte gjenocidin ndaj popujve fqinj në luftën e fundit 1998/ 99, përderisa populli serb udhëhiqet po nga ata të cilët ishin ideatorët dhe pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në realizimin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës kundër popullatës civile boshnjake, gjenocidit kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë dhe gjenocidin kundër popullatës civile kroate në Kroaci, këtë do ta ketë të pamundur.

Serbia, gjithashtu e ka të pa mundur të shndërrohet në një shtet paqësor dhe të zbatojë një politikë të pajtimit me popujt fqinj përderisa nuk i dënon të gjithë kriminelët e luftës të cilët aktualisht jo vetëm që shëtisin lirshëm rrugëve të qytetarëve të Serbisë, por edhe mbajnë poste të rëndësishme politike, shtetërore dhe ushtarake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat