Ikni Mathew Palmer, Josep Borell, Miroslav Lajçak ikni, se ju po synoni në Kosovë ta futni Serbinë dhe Rusinë

Opinione

Ikni Mathew Palmer, Josep Borell, Miroslav Lajçak ikni, se ju po synoni në Kosovë ta futni Serbinë dhe Rusinë

Nga: Rexhep Torte Më: 11 korrik 2021 Në ora: 20:42
Rexhep Torte

Ju  tre diplomatët emisiarë me qëndrimet tuaja hileqare ndaj Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, e turpëruat diplomacinë, e trupëruat demokracinë, e turpëruat  drejtësinë dhe humanizmin njerëzor, i turpëruat SHBA-në dhe BE-në.

Nuk Ju dëgjuam asnjëherë ta kritikoni, ta kushtëzoni apo të kërkoni diçka nga Serbia agresore, gjenocidale e kriminale.

Nuk Ju dëgjuam anjëherë që t’i këkoni dhe ta kushtëzoni Serbinë agresore, gjenocidale e kriminale, që t’i zbulojë vrasësit serbë të tre vëllezërve Bytyqi në vitin 1999, që ishin shtetas të SHBA-ve.

Nuk Ju dëgjuam asnjëherë ta quani Serbinë agresore, gjenocidale e kriminale, dhe mbi bazën e mijëra e mijëra provave të bëni trusni dhe ta detyroni Serbinë të kërkojë falje publike pë krimet  e kryera në Kosovë.

Nuk Ju dëgjuam asnjëherë që të flisni dhe të kërkoni nga Serbia që t’ia paguajë Kosovës reparacionet për dëmet që Serbia ia shkaktoi  Kosovës gjatë agresionit gjenocidal,  kur Serbia kriminale e bëri shkrumb e hi Kosovën.

Nuk Ju dëgjuam asnjëherë që ta kundërshtoni Serbinë agresore, gjenocidale e kriminale për ndërtimin e kolonive serbe në veri të Kosovës me ndihmën financiare të Kinës,  ku në banesa të mobiluara po vendosën serbë që kurrë më parë nuk kanë banuar na Kosovë.

Nuk Ju dëgjuam asnjëherë që ta kundërshtoni “Minishengenin”  Aleksandër Vuçiq-Edi Rama-Zoran Zaev, që është kundër BE-së dhe SHBA-ve, dhe që ka për qëllim  krijimin e Mbretërisë së Serbisë në Ballkan që nënkupton  shtrirjen e Rusisë në Ballkan.  

Ju padrejtësisht jeni duke kërkuar  me ngulm që Kosova ta themelojë Asociacionin  e Komunave me shumicë serbe, jeni duke kërkuar që Serbia  kriminale të ketë hise në Liqenin e Ujmanit, jeni duke kërkuar që Serbia kriminale t’i admnistrojë kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, të cilat fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, por Serbia pas okupimit të Kosovës i ka okupuar,  ndryshuar e përvetësuar, për çka ekzistojnë dëshmi dhe fotografi.

Kjo don të  thotë se, mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm  që Serbia kriminale i vrau dhe i masakroi në Kosovë, Ju me këto qëndrime  T’uaja pro Serbisë, këto mijëra e mijëra shqiptarë po i vrisni për të dytën herë.

Kjo don të thotë se, po e rrezikoni lirinë e pavarësinë e Kosovës, që në Kosovë ta futni  Serbinë dhe Rusinë.

Ju tre diplomatët emisarë në dialogun Kosovë-Serbi, urgjentisht duhet të largoheni dhe të zëvendësoheni me diplomatë korrektë dhe të paanshëm.

Ju tre diplomatët emisarë në dialogun  Kosovë-Serbi, nuk keni karakter dhe moral dinjitoz njerëzor, që t’a përfundoni me  sukses  dhe në mënyrë të drejtë në dialogun Kosovë -Serbi.

Ju tre diplomatët emisarë në dialogun Kosovë-Serbi, me qëndrimet T’uaja të deritashme pro Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, dëshmuat se nuk mund të jeni gjë tjetër  veçse agjentë të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale.

Dialogun Kosovë-Serbi mund ta përfundonte  me sukses, drejtë  e më mirë,  edhe  një njeri i rëndomtë, më mirë se sa Ju diplomatë emisarë të karierës që po e favorizini  Serbinë agresore, gjenocidale e kriminale, karshi Kosovës viktimë.

Dailogu Kosovë-Serbi mund të zgjidhet shpejt dhe lehtë, sepse çdo gjë është e qartë dhe e pastër si loti, sepse në njërën anë keni Serbinë agresore, gjenocidale e kriminale dhe në anën tjetër Kosovën viktimë e paqedashëse.

Siç jeni duke vepruar Ju, me vendosjen në një rafsh të  Serbisë agresore, gjenocidale e kriminale me Kosovën viktimë, për Kosovën, për diplomacinë, demokracinë  dhe drejtësinë botërore është skandaloze, e padrejtë  dhe e papranueshme.

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishte Serbia agresore, gjenocidale e kriminale që  kreu agresion okupues ndaj Kosovës me 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë të armatosur gjer  në dhëmbë e dhe  të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe altileri të rëndë, karshi popullit shqiptar të pambrojtur e duarthatë.

Problemi qëndron në faktin  se Ju Mathew Palmer jeni edhe  dhëndër i Beogradit, ndërsa Josep Borell është nga Spanja  dhe Mirosllav lajçak është nga Sllovakia,  dy  shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran, por që këta dy diplomatë të UE-së janë dëshmuar pro Serbisë.

Serbia agresore,  gjenocidale e kriminale në vitët 1998/99 në Kosovë vrau e masakroi më shumë se  13   mijë shqiptarë autoktonë, të pafajshëm e duarthatë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Serbia agresore, gjenocidale e  kriminale, i vrau dhe i masakroi në Kosovë mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm i,  dhe i transportoi në Serbi  ku i varrosi në varreza masive, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Serbia agresore, gjenocidale e kriminale, i vrau dhe i masakroi në Kosovë mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm,  dhe i transportoi e i dogji mizorisht në  hekursanat në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë  në mënyrën më shtazarake, dhunuan 20 mijë femra autoktone shqiptarë të pafajshme.

Ushtarët, paramilitarët dhe policët e serbisë, rrëmbyen nga shtëpitë shqiptarë në Kosovë 1643 shqiptarë autoktonë  e  pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive,  fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Kjo është e vërteta për dialogun Kosvoë-Serbi, por Ju  ambasadorë emisarë  në dialogun Kosovë-Serbi, tërësisht jeni  vënë në anën e Serbisë agresore, gjenocidale e kriminale,  dhe çdo ditë po e kushtëzoni dhe bëni trusni ndaj Kosovës  viktimë, në vend që ta kushtëzoni dhe  t’i bëni trusni Serbisë agresore, gjenocidale e kriminale.

Marrëveshjet  e nënshkruara gjer më sot në dialogun Kosovë-Serbi janë të dëmshme dhe të papranueshme për Kosovën viktimë, sepse janë nëshkruar nga tradhtarët e Kosovës dhe me presionin e BE-së .

Marrëveshjet e nënshkruara që janë të dëmshme për Kosovën, nuk janë as Bibël e as Kur’an,  që të mos mund të korrigjohen dhe të ndryshohen në frymën e të drejtës dhe të vërtetës.

Insistimi i Juaj këmbëngulës që në Kosovë të themelohet sipas dëshirës së Serbisë agresore gjenocidale kriminale, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, në kohën kur  serbët në Kosovë i gëzojnë  të drejtat dhe liritë  e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Kur Kosova e ka Kushtetutën e saj më demokratike, ku thuhet se Kosova është   shtet i përbashkët i qytetarëve të saj.

Insistimi i Juaj këmbëngulës që në Liqeniin e Ujmanit që është ndërtuar me paratë e Koosovës,  të ketë hise edhe Serbia.

Insistimi i Juaj këmbëngulës që kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë të administrohen nga Beogradi, edhe pse këto objekte kulti fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të ndërtuara nga shqiptarët dhe në tokën shqiptare, por Serbia me okupimin e Kosovës i ka ndryshuar dhe përvetësuar, për çka ekzistojnë  dëshmi dhe fotografi, nuk është gje tjetër veçse okupim i Kosovës nga Serbia dhe Rusia.

O Mathew Palmer, o Josep Borell, o Mirosllav lajçak, faji  u takon   atyre  që u kanë emëruar në këtë mision,  e para, dhe e dyta faji është edhe  i Juaji që keni pranuar të futeni në një mision  të këtillë, kur e dini se nuk e keni ndërgjegjen e pastër dhe nuk keni të drejtë morale ta dëmtoni Kosovën viktimë.

Me misionin  T’uaj në dialodun Kosovë-Serbi, ky dialog kurrën e kurrës nuk mund të përfundojë me sukses e dejtësi, për shkak të njëanshmërisë T’uaj në favor të Serbisë agresore, gjenocidale e kriminale.

Zgjidhja më fatlume për dialogun Kosovë-Serbi do të  ishte largimi i treshit T’uaj diplomatik emisar nga ky dialog Kosovë-Serbi.

Prania e treshit T’uaj si diplomatë emisarë e  bashkërendues në dialogun Kosovë -Serbi nuk është rastësi, por është tradhëti ndaj Kosovës viktimë dhe ndaj demokracisë, diplomacisë dhe drejtësisë  botërore, është tradhti ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ndaj tërë shqiptarëve  kudo që jetojnë dhe punojnë në botë.

Ju e dini shumë mirë se, agresionin  gjenocidal  kriminal të Serbisë në  Kosovë e ndaloi NATO,  me bombardimet 78 ditëshe  ndaj  caqeve të Serbisë në Kosovë dhe në Serbi.

Ju e dini shumë mirë se, Serbia e bëri shkrum e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë të marrin rrugën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja.

Ju e dini shumë mirë se,  Serbia në Kosovë vrau e masakroi më shumë se  13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm.

Ju e dini  shumë mirë se, Serbia mijëra  e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm i  vrarau  e i masakroi  në Kosovë dhe i i transportoi e i varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera.

Ju e dini shumë mirë se, Serbia mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë  e të pafajshëm i vrau e i masakroi në Kosovë dhe i transportoi e i dogji mizorisht në  hekuranat e Serbisë, për t’i fshehur serbia krimet e kryera.

Ju e dini shumë mirë se, ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë në këtë agresion,  gjënocidal kriminal, dhunuan  në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra të pafajshëme autoktone  shqiptare.

Ju e dini shumë mirë se,  Serbia rrëmbeu nga shtëpitë e tyre 1643 shqiptarë autoktonë të të gjitha moshave e gjinive në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Ju e dini shumë mirë se,  Aleksandër Vuçiqi dhe Iviica Daçiqi ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Ju e dini shumë mirë se,  Ivica Daçiqi në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë  në vitin 2020, publikisht  i kërcënoi serbët që të mo e tregojnë vendndodhejn e varrezave masive në Serbi.

Ju e dini shumë mirë se,  Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi i dijmë të gjitha planet e skenaret e Serbisë për  agresionin gjenocidal të Serbisë në Kosovë,  dhe tashmë 21 vite nuk janë arrestuar dhe vendosur prapa  grilave në Gjykatën Speciale në Hagë, për të t’i treguar tërë planet dhe skenaret e e Serbisë agresore gjenocidale kriminale kundër Kosovës viktimë.

Ti Mathew Palmer, e din që gruan e ke nga Beogradi, e din që gruaja yte me siguri në çdo moment të kërkon që të vihesh në anën e Serbisë, e din se gruaja e ka futur edhe shejtanin në shishe,, dhe se nuk do ta futën në shishe edhe  një Mathew Palmer.

Ti Josep Borell, e din shumë mirë se  shteti yt Spanja nuk e ka njohur  ende Kosovën shtet tëe pavarur e sovran.

Ti Miroslav lajçak, e din shumë mirë se shteti yt Sllovakia nuk e ka njohur  ende  Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Ju  tre diplomatë emisarë me kësi karakteristikash dhe me qëndrimet T’uaja pro Serbisë, nuk keni aspak të drejtë morale që të jeni emisarë  në dialogun Kosovë-Serbi.

Ju  tre diplomatë emisarë,  po tregoheni aqë të paskrupullt e katila,  sa që nuk e shihni të arsyeshme të vetëlargoheni nga ky dialog, sepse jeni  të manipuluar  nga Serbia agresore,  gjenocidale e kriminale,  që ky dialog të përfundojë në dëm të Kosovës viktimë.

Ju i dini  shumë mirë të giitha këto fakte të sipërpërmendura, dhe  nuk e keni kritikuar  për asgje Serbinë agresore, gjenocidale e kriminale, por po këmbëngulni që Kosova doemos ta themejojë  Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që Serbia kriminale të ketë hise në liqenin e Ujmanit, që Serbia kriminale t’i administrojë nga Beogradi kishat. manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, që don të thotë që Serbia dhe Rusia të futen  për jetë e mot në Kosovë.

Ju Mathev Palmer, Josep Borell dhe Mirosllav Lajçak, diplomatë emisarë  në dialogun Kosovë- Serbi, ikni nga ky dialog, sepse Ju synoni që Kosovën në liri e pavarësi, ta futni nën Serbi dhe nën  Rusi, gjë është kundër interesave të Kosovës, kundër interesave  të SHBA-ve, të BE-së,  kundër paqes në Ballkan  dhe kundër shqiptarëve besnikë të dëshmuar ndaj SHBA-ve dhe ndaj BE-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat