Shqiptarët jo homogjen në të menduarit e tyre!...

Opinione

Shqiptarët jo homogjen në të menduarit e tyre!...

Nga: Sami ARIFI Më: 12 korrik 2021 Në ora: 07:54
Sami ARIFI

Shkaktari kryesor i së keqëspse shqiptarët nuk janë homogjen në të menduarit e tyre për çështje madhore të kauzës sonë të përbashkët kombëtare ishin pushtimet e territoreve shqiptare nga armiqtë okupuestë ndryshëm, të cilët ndikuan edhe përmes zhvillimeve të ndryshme në aspektin ekonomik dhe kulturor gjatë sundimit të tyre nëpër kohë.

-Populli shqiptar që nga Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, e më vonë edhe nga Perandoria Osmane nën pushtimin e tyre, populli ynëkishin zhvillim të ndryshuar në pikëpamje ekonomike, kulturore, prandaj edhe të menduarit e tyre nuk ishte i njejtë, pra ishte jo homogjen.

-Ndaj popullit shqiptar u bë gjenocid nga Serbia, kuvetëm gjatë luftërave ballkanike nga Serbia u ekzekutuan në mënyrën më barbare më se 500.000 (gjysmë milioni) shqiptarë, gati gjysma e popullatës shqiptare, meqë me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë numroheshin 700.000 (shtatëqind mijë) banorë në tërë Shqipërinë londineze.

-Të gjitha këto i bënë armiqtë shekullor serbë, grekë, malazezë e të tjerë për t’i pushtuar territoret shqiptare, për t’i ndarë shqiptarët dhe për t’i penguar që mos të krijojnë homogjenitet në një shtet të përbashkët ku do të përfshiheshin të gjitha territoret e tyre, thjeshtë për t’i lënë shqiptarët jo homogjen në të menduarit e tyre.

-Serbia, Mali i Zi dhe Greqia duke përdorur barbarinë e tyre zhdukën në mënyra të ndryshme shqiptarëme shumicë nga trojet e tyre shekullore, duke i shpërngulur ata përmes dhunës dhe represionit, madje me shumicë mbi territoret shqiptare ata krijuan homogjenitetin etnik në shtetet artificiale të tyre përmes metodave perfide në dëm të popullit shqiptar që ishte më i vjetër dhe autokton në tërë Ballkanin Perëndimor.

-Gjatë mbretërisë SKS pati shpërngulje të pandërprera të shqiptarëve nëpër kohë, në anën tjetër kolonizime të pandalshme serbe në territoret shqiptare, veçanërisht shpërngulje me intenzitet të shtuar nga presioni i madh i shtetit serb ndodhi gjatë vitit 1938 për në Turqi, por edhe se mbetën pak shqiptarë në territoret e tyre shekullore ata përmes shtimit të madh ruajten qenjen e tyre kombëtare, edhe se ata ndryshuyn shumë në të menduarit e tyre për shkakun e mosmundësisë së zhvillimit ekonomiko-kulturor nën okupimin e të huajve...

-Popullin shqiptar nën Jugosllavinë Socialiste Federative e kishin ndarë në katër njësi të federatës jugosllave me një autonomi të cunguar pa tërësinë e popullit të saj, edhe se nën ombrellën okupuese serbo-jugosllave, praedhe nën okupimin jugosllav u pamundësua për shkak të zhillimeve të ndryshme ekonomiko-kulturore të menduarit e njejtë (homogjen) për çështje të mëdha të kauzës sonë kombëtare, dhe për këtë shkak edhe zgjimi kombëtar shqiptar nën okupim ishte i niveleve të ndryshme d.m.th jo homogjen.

-Te shqiptarët në Shqipëri ndryshonte zhvillimi ekonomiko-kulturor mjaft shumë nga shqiptarët që mbetën në jashtësinë e Shqipërisë, prandaj edhe të menduarit e shqiptarëve në mesin e tyre mbetën jashtë homogjenitetit në të menduarit e tyre.

-E keqja ndër disa shqiptarëfolës qëndronë edhe tani për shkakun e mosnjohjes së të kaluarës historike në rrethana të ndryshme të popullit tonë apo të mosdashjes së njohjes së çështjeve historike të këtij populli të shumëvuajtur në mënyrë që edhe më këta shqiptarëfolës t’ju shërbejnë pushtuesve të huaj...

-Çka do të thotë të jetosh në një shtet të përbashkët kombëtar shqiptar me të gjitha territoret që më parë qëndronin në jashtësi të shtetit shqiptar?

-Shteti i përbashkët shqiptar është me mundësi të mëdhasi dhe me potenciale të shumta për zhvillim ekonomiko-shoqërorë duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet në të gjitha fushat, posaçërisht në fushën e kulturës e cila do t’i shkëpuste zinxhirtë e robërisë në të menduarit ndër shqiptarë, do të rriste zgjimin kombëtar në pjedestalin më të naltë përmes zhvillimit ekonomik, meqë kapacitetet me një shtet ku përfshihen të gjitha territoret shqiptare janë mundësi reale për zhvillim të gjithanshëm, prandaj kështu vije deri te të menduarit homogjen si popull me dinjitet kombëtar me një pamje krejtësisht ndryshe, mesër, edhe në arenën ndërkombëtare.

-Me shtet kombëtar shqiptar me territoret nën ombrellën e saja, siç e kanë edhe vendet e zhvilluara demokratike do të rritet siguria rajonale, do të kemi të menduarit unifikues universitar, të menduarit unifikues ushtarak, të menduarit unifikues në shtetin tonë sekular edhe në pikëpamje të konfesioneve ndërshqiptarë dhe krejtësisht në fund do të kemi të menduarit homogjen si popull me një shtet demokratik me siguri të forcuar në rajon që sigurisht do të mirëpritej nga shtetet mike të popullit tonë.

-Kjo arrihet me vullnetin sakrificën dhe punën e palodhur të përbashkët të shqiptarëve në bashkëpunimedhe memiqtë tanë ndërkombëtar, sigurisht do të jetë edhe interesi i tyre strategjik me siguri rajonale në këtë pjesë të Evropës.

-Bërjen e shtetit të përbashkët shqiptar me të gjitha territoret e saja, e kanë kundërshtuar dhe e kundërshtojnë fuqishëm shtetet armike të popullit tonë, e kundështon ndonjë shqipfolës mosnjohës i historisë apo ndonjë i shitur për të huaj...Shpresojmë të vije koha që poppulli ynë të jetë homogjen në të menduarit e tij....

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat