Procesi i korigjimit apo evitimit te të metave, shumëvjeqare, qoftë në aspektin e formimit të shtetit qoftë në aspektin e funksionimit, mundet me qenë më i vështirë se vet procesi i shtetformimit.
Megjithatë, në çdo proces, e veçanërisht, kur bëhet fjalë për shtetin, preferohet mosnxitimi dhe kujdes i veçant. Shtresa aktuale politike e Kosovës, ballafaqohet me obligime të llojlojshme. Shkurtazi, mendoj se nuk është kontestuese se, në të kaluarën, ndodhi edhe zhvillimi i krimit, përveç tjerash, edhe në vet shtresat politike, madje edhe kapja e shtetit, nuk u zgjidhe çështja e shtrirjes se sovranitetit në mbarë shtetin, u inicua dialogu, mjerisht, me iniciativën e Serbisë, e cila ishte agresore dhe gjenocidiale në Kosovë, që nuk shënohet në histori, dhe e mori një kahje totalisht të gabuar dhe shumë gjëra tjera, të cilat e vështirësojnë procesin politik aktual.
Një nga një
Për momentin, çështja e dialogut, në mënyrë permanente është aktuale, madje BE insiston. Përkundër trillimeve të Serbisë, të drejtat e minoritetit serb nuk janë të cënuara. Përkundrazi, ato i siguron Kushtetuta, madje i favorizon, padrejtësisht, në krahasim me minoritetet tjera. Minoriteti serb në veri, fal Serbisë, sjellet si okupator dhe e cënon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Mendoj se, BE-së, duhet t’i parashtrohet pyetja e drejtëpërdrejtë se, a zhvillohet dialogu në mes dy shteteve apo... Nëse po, atëherë, dialogun duhet kushtëzuar, në mënyrë specifike, me njohje të ndërsjelltë shtetërore.
Pushteti i Kosoves, çështjen e sovranitetit, duhet ta diskutoi, në mënyrë urgjente me njësitin e KFOR-it dhe shtetet kompetente dhe, të gjitha marrëveshjet eventuale të mëparëshme, veçanërisht ato të cilat nuk i ka ratifikuar Parlamenti, të shfuqizohen. Është e papranuashme sjellja e serbëve, në vetizolim, që të bëj çfarë të dojë, si në aspektin e ndërtimeve të ndryshme, të mbaj nën kontroll Trepqen dhe të tjerat. Me fjalë tjera, pushteti duhet të argumentoi definicionin e shtetit e në veqanti të sovranitetit.
Luftimi i krimit dhe korrigjimi i legjislacionit e mundësoin liberalizimin e vizave
Në të kaluarën, e kam përcjell veprimtarinë e UE, në veqanti kur është fjala e zgjerimit të BE-së. Shteteve të cilat e pretendonin antarësimin, si kushte kryesore, iu parashtroheshin niveli i kriminalitetit dhe i legjislacionit. Gjerë tani, këto dy elemente e kanë penguar liberalizimin e vizave. Krimi, në Kosovë ka marrë përmasa të gjëra ndërsa niveli i legjislacionit është shumë i ultë.
Kohë më parë, Qeveria aktuale, ia prezentoi Parlamentit, propozimet e projektligjeve mbi ndryshimin e Ligjit mbi zgjedhjet dhe Kodit të procedures penale në mënyrë që të parashifet mundësia e gjykimit te të akuzuarve eventual, edhe në mungesë. Mungesa e kësaj dispozite, në Kodin aktual është e mjerushme dhe mungesë e profesionalizmit. Ndërkaq, kur ishte fjala e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit mbi zgjedhjet, Qeveria, kryesisht, ishte përqendruar në ofrimin e të drejtave të kosovarve në mërgim, gjë që është jo vetem e arsyeshme por, edhe obligim i shtetit amë. Personalisht, për më se 20 vite e mbaj nënshtetësin e Amerikës por, njëherit edhe atë të Kosovës. Për mendimin, Ligji në fjalë, kërkon ndryshime edhe më të gjëra. Në mënyrë që, sadopak, të luftohet klanizimi i subjekteve politike, Ligji dueht ndryshuar edhe në aspektin e zgjerimit të kompetencave të njisive lokale – komunave. Për mendimin, në bazë të numrit të banorve, secilës njësi lokale duhet t’i caktohet numri i deputetëve dhe secila komunë, pa influencen e klaneve të subjekteve politike t’i zgjedh përfaqësuesit e vet në Parlament apo pushtet. Pse i duhet qytetarit të Klinës të votoi për kandidatin e Gjilanit...! Po e bëj një krahasim me Ameriken. Secili shtet i zgjedh dy anëtarë të Senatit – dy Senator, për të cilët voton i tërë shteti. Ndërkaq, numri i anëtarëve të Kongresit është në proporcion me numrin e banorëve. Përveq kësaj, për anëtar të Kongresit nuk voton i tërë shteti por vetëm Qarku (shteti ku unë jetoi ka 8 qarqe) ku zgjedhet kongresisti.
Parlamenti duhet të merret me vetveten
Struktura e Parlamentit është e përcaktuar me Kushtetutë, ndon se edhe ky akt, si pasqyrë e shtetit, kërkon korigjime. Nuk kam hulumtuar çdo gjë por, deputetët janë të zgjedhur, janë anëtar të Parlamentit dhe i inkasoin të ardhurat mujore, madje edhe të larta. Megjithatë, i veqoi sëpaku dy gjëra. Përveq të ardhurave mujore, deputetët paguhen edhe me meditje të ndryshme, për pjesëmarrje në seanca etj. Dhe, e dyta gjuha, fjalori i deputetëve në parlament është, jo e papranueshme por edhe për tu gjykuar. Mu në Parlament, fyhet dinjiteti i tjetrit më shumë se çdokund tjetër. Fyerja e dinjitetit gjithnjë ka qenë dhe është krim. Grupet e subjekteve, madje, kanosin dhe bëjnë bojkotime e ku me ditë çka tjetër. Më duhet, prap, të bëj krahasime me Amerikën. Në se Kosova betohet në Amerikë, atëherë, duhet edhe të mëson diçka nga ky shtet, të cilin e konsideroi djep të kulturës demokratike. Vazhdimisht jam në kontakt dhe shoqërohem me njerin nga Senatorët e shtetit tim, i cili dy herë edhe e ka vizituar Kosovën. Pas vizites së fundit që ia bëri Kosoves, para më shumë se një vit, kemi biseduar gjërë e gjatë nga se ishte befasuar nga disa gjëra, ndërsa për disa të tjera edhe e pyeta. Sëpari, e kishte dëgjuar çështjen e bojkotimit dhe më thot se një gjë e till, është e papranueshme. Parlamenti apo Senati, më thotë, janë vende të këmbimit të mendimeve të çfarëdo natyre, qoftë edhe mospajtimeve më ekstreme. Më pas e pyeta edhe për çështje të meditjeve dhe shpenzimeve të ndryshme. E kam rrogën e caktuar, e kam një zyre në Ëashington dhe një zyre në kryeqendër të shtetit dhe lëvizi në këtë relacion, varsishtë nga kërkesa e aktiviteteve, kohë pas kohe lëvizi nëpër qytete të ndryshme, me qëllim të kontaktimit të qytetarëve etj. Të gjitha këto dhe të tjerat, konsiderohen si obligime të funksionit tim, për të cilat më paguan shteti. Në raste të udhëtimeve zyrtare, si që ishte edhe ajo në Kosovë, mua dhe të tjerëve, shteti na i kompenzon shpenzimet e rrugës, fjetjes dhe ushqimit dhe asgjë tjeter. U befasova kur më tha se nuk e din se çka është meditja.
Parlamenti, përveq tjerash, është institucion legjislativ i Kosovës. Qoftë me ligje qoftë me rregullore të punës duhet të eleminoi shumë gjëra nga e kaluara. Para gjithash, kërcënimet me bojkotime, duhet, si mundësi, të përjashtohen. Pjesëmarrja e anëtarëve, në punët e Parlamentit duhet të konsiderohen obligative. Gjuha e cila përdoret duhet të konsiderohet si krim dhe të evitohet. Ajo gjuhë, është jo vetëm krim por, është gjuhë antikombëtare.
Shtresat pushtetare janë ose duhet me qenë elitë e shtetit apo kombit. Çdo gjë që ndodhë në Kosovë e, mjerisht edhe në Shqipëri, falë Kryeministrit Rama, e vënë në pyetje edhe çështjen kombëtare. Shumë herë më shkon mendja a thua mërgata shqipëtare në botë duhet të merr përsipër mbrojtjen e kombit shqipëtar. Ndoshta edhe Kosova, duhet të shkon gjurmave të Amerikës dhe, njerëzit si Rama të shpallen persona nongrata.
Luz Tomaj
07/12/2021