A është e mundur që numri i partive politike në Kosovë të reduktohet?

Opinione

A është e mundur që numri i partive politike në Kosovë të reduktohet?

Nga: Adem Bytyçi Më: 12 korrik 2021 Në ora: 11:04
Adem Bytyçi

Sipas të gjitha gjasave në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë kurdo që do të mbahen ato, një fakt është i pamohueshëm, numri i partive politike do të reduktohet ndjeshëm , disa parti të mëdha do të shndërrohen në parti të vogla, mezi do ta kalojnë pragun zgjedhor, ato të voglat ekzistuese do të shuhen tërësisht, anëtarët e të cilave do të aderojnë në parti tjera më të mëdha!

Në skenën politike të Kosovës do të dominojnë dy parti politike më të mëdha, cilat janë ato dihet edhe pse nuk e shoh të arsyeshme t'u përmend emrin!

Ajo që i josh disa anëtarë të partive politike për ta lëshuar partinë ekzistuese për të aderuar në partinë tjetër është ambicia për poste të larta politike dhe shtetërore edhe atëherë kur nuk janë në gjendje për t'i përballuar këto poste për shkak të mungesës së aftësive dhe profesionalizimit që kanë!

Shumica e anëtarëve të subjekteve politike ekzistuese në Kosovë, nuk qëndrojnë në subjektet përkatëse nga dashuria dhe respektin që e kanë ndaj partisë dhe angazhimit të partisë në shërbim të zhvillimit të vendit dhe mirëqenies se qytetarëve, por partin e konsiderojnë mundësi për realizimin e interesave individuale dhe të anëtarëve të familjeve të tyre , në momentin që këto interesa nuk i gjejnë në partin në të cilën janë, menjëherë aderojnë në partin tjetër!

Zaten një mënyrë e tillë e lëvizjeve të elektoratit të partive nga njëra në partinë tjetër do ta ndryshojë dukshëm në të ardhmen panoramën e partive politike në Kosovë në të vogla dhe të mëdha, me ç’rast disa parti të vogla do të eliminohen përfundimisht nga skena politike e Kosovës!

Të gjitha subjektet politike ekzistuese në Kosovë , një gjë duhet ta kenë të qartë se popullata e Kosovës ka arrit në atë shkallë të vetëdijes politike, qytetare dhe kombëtare, sa që në as një rrethanë nuk do të bien pre e premtimeve boshe, gënjeshtrave të atyre partive, të cilat në mënyrë të përsëritur i kanë zhvatur dhe kanë kultivuar vetëm korrupsion, padrejtësi, nepotizëm dhe punësime të njerëzve të tyre, duke shkelur mbi interesin e përgjithshëm qytetarë dhe duke i përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme asetet kombëtare!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat