Të dashur dhe shumë të nderuar ju bashkëkombësit e mi në Kosovë!

Opinione

Të dashur dhe shumë të nderuar ju bashkëkombësit e mi në Kosovë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 12 korrik 2021 Në ora: 17:10
Adem Bytyçi

Me qëllimin më të mirë sot po e ndaj një ngjarje të zakonshme për rrethanat pandemiologjike në gjithë botën dhe për të mirën e shëndetit tuaj.

Sot me dt.12 korrik 2021, mora vaksinën e dytë në Hanover të Gjermanisë, bioNtech, në dallim nga ajo e para AstraZeneca kundër Covid-19.

Besomni se, po të mos mendoja se ky rrëfim nuk është edhe në interesin e shëndetit tuaj atje në Kosovë, nuk do ta kisha ndarë me ju.

Po të kishte ndodhur në Kosovë që dikush t'i kishte marrë dy vaksina të ndryshme, me siguri dikush nga politika do ta kishte problematizuar këtë qështje deri edhe në përhapje paniku te qytetarët si një rast që do mund të "rrezikonte" shëndetin e qytetarëve edhe pse kjo është diqka krejt normale dhe në funksion të mbrojtjes së shëndetit nga Covid ‐19.

Të dashur bashkëkombasit e mi, mos bieni pre e propogandave politike qëllim këqia për t'u mos u vaksinuar me vaksina AstraZeneca, kinse janë të paafatshme dhe të pacertifikuara, sepse kjo është gënjeshtër nga ata të cilët me RRENA mundohen t'i kthehen pushteti pasi e humben atë...

Sa për dijenin tuaj, në Gjermani, ku edhe unë gjindem momentalisht me vaksinën AstraZeneca janë vaksinuar me miliona qytetarë gjermanë.

Të nderuar bashkëkombasit e mij në Kosovë, vaksionohuni sa më parë kundër Covid ‐19, sepse kjo është mënyra me adekuate dhe e vetme kundër virusit Covid - 19, sugjerimet e tjera nuk janë asgjë tjetër përveq propogandë nga ata që nuk ia duanë të mirën shëndetit tuaj!

Me shumë respekt: Adem Bytyçi, Hannover- Gjermani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat